19 May VMRO-DPMNE-ja është shprehur kundër nismës së LSDM-së për shfuqizimin e testimit ekstern. Sipas partisë së Gruevskit qëllimi i partisë së Zaevit është që prindërit e nxënësve ti transformoj në votues. VMRO-ja vlerëson se “eksterni” është testim i njohurive reale të nxënësve dhe është pjesë e pandashme e sistemit arsimor. Qëllimi i LSDM-së për tërheqjen e testimit ekstern nuk është reformë por është kundër-reformë. Qëllimi i LSDM-së për tërheqjen e testimit ekstern është mënyrë e trajtimit të një pjese të prindërve si votues potencial, e jo si njerëz të cilëve shteti duhet tu siguroj arsim më të mirë për…
Author: almakos
19 May Ministria e Brendshme ka pezulluar edhe 15 policë të tjerë të cilët më 27 prill në Kuvend nuk kanë vepruar profesionalisht. Në mesin e të pezulluarve është edhe ndihmës ministri i angazhuar për çështje telekomunikimi Nebojsha Stajkoviq, i cili do të mbajë përgjegjësi për mos funksionimin e tetra- sistemin, i cili regjistron komandot nga drejtoritë kryesore në MPB siç janë Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulimit, Byroja për Siguri Publike dhe drejtoria e gjashtë, gjatë dhënies së urdhrave në masa operative dhe aksione policore.Ministri i Brendshëm Agim Nuhiu kohë më parë në Alsat paralajmëroi hetim të plotë për mos…
19 May Maturantët shprehen optimist se pas përfundimit të shkollimit të mesëm ata do kenë mundësi dhe perspektiva të shumta para vetes. Por pavarësisht kësaj një pjesë e tyre janë të pavendosur për në të ardhmen, nëse do të kërkojnë punë apo do të nisin studimet. “Kam në plan që të hap vetë një shitore dhe të punoj. Nëse ka mundësi ka dhe perspektivë”.“Planifikoj të studioj më tej dhe mendoj se kam perspektivë në këtë vend. Do mendoj cilin fakultet do zgjedh për tu regjistruar”. “Do doja edhe të punoj edhe të studioj. Që të dyja janë mirë për ardhmërinë,…
Vrasësi i Komandant Shqiponjës është dënuar vetëm me shtatë vjet burg, ndërsa personi i cili i plagosi dy shokët e tij, Gani Demiri dhe Shefki Rexhepi, u dënua me vetëm tre muaj burg, raporton SHENJA. Lulzim Aliti, familjarë i Komandat Shqiponjës tha se për ta kjo është vrasja e dytë e Komandant Shqiponjës. “Janë të zhgënjyer tej masa por deri në një far mënyrë ka qenë i pritur një vendim i tillë, pasi Prokurori ka qenë ish pjesëtarë i BDI-së dhe ai nuk ka mundur të merr një vendim të drejtë, ngase edhe vet ai është i politizuar”, ka thënë…
Vrasësi i komandant shqiponjës është dënuar vetëm me shtatë vjet burg, ndërsa personi i cili i plagosi dy shokët e tij, Gani Demiri dhe Shefki Rexhepi, u dënua me vetëm tre muaj burg, raporton SHENJA. Ky është epilogu i seancës së sotme në Gjykatën e Kumanovës. Avokatët nuk dëshiruan të flasin ndërsa pritet që deklarata të japin familjarëve të komandant Shqiponjës, njofton SHENJA.
19 May SPB Shkup parashtroi kallëzim penal kundër A.B. (60) nga Tetova dhe A.SH. (22) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazës së dyshimit për kryerje të veprës penale “pjesëmarrje në turmë që do të pengojë personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” sipas nenit 384 nga Kodi penal për pjesëmarrje në trazirat në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të këtij viti. Siç informoi MPB-ja. A.B. pasi me dhunë kishte hyrë në Kuvend, në sallën e konferencave është shtyrë dhe ka tentuar fizikisht të përleshet me sigurimin e deputetit O.S. duke i drejtuar kërcënime. A.SH. me…
Pasdite në orën 12:30 në selinë e LSDM-së do të mbahet takimi mes liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. Në takim pritet që Ahmeti dhe Zaev të diskutojnë për ndarjen e resorëve dhe ministrit. Sipas Kushtetutës Zaev ka afat prej 20 ditëve për të formuar Qeverinë e re.
Prokuroria Publike, ka hedhur poshtë të gjitha propozimet e palës mbrojtëse me përjashtim të Shenasi Mehmetit të cilin e ka pranuar si dëshmitarë. Propozimet e palës mbrojtëse janë hedhur poshtë nën arsyetimin se një pjesë e tyre nuk do të ndryshojnë gjendjen faktike derisa një pjesë nuk janë propozuar në kohën e duhur. Ndryshe Shenasi Mehmeti i punësuar në shërbimet e inteligjencës supozohet të jetë dëgjuar në bisedat e përgjuara derisa është duke biseduar me disa nga pjesëtarët e Grupit. Pala mbrojtëse në seancën paraprake propozoi që si dëshmitarë të ftohen funksionarë të lartë të shtetit dhe të partive politike…
SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër A.B (60) nga Tetova dhe A.SH (22) nga Shkupi për shkak ekzistimit të dyshimit se kanë bërë veprën penale “pjesëmarrje në turmë e cila do të pengoj personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” në bazë të nenit 384 nga Kodi Penal, për pjesëmarrje në trazirat në Kuvend. Siç informon MPB, i denoncuari i parë A.B pasi ka hyrë dhunshëm në Kuvend, në pres qendrën është shtyrë dhe ka tentuar fizikisht të përballet me sigurimin e deputetit O.S. duke e kërcënuar atë. “Në momentin që ka dashur të afrohet deri tek deputetët është…
Prokuroria Speciale Publike është ankimuar deri tek Gjykata Penale për moscaktimin e masës së paraburgimit për biznesmenin Sead Koan. Dje gjykatësi i procedurës paraprake ka vendosur që të dyshuarit të parë në rastin “Trust”, t’i merret pasaporta, ndërsa ai ka ofruar garanci prej 875 mijë euro. Afati në të cilin Këshilli Penal duhet të vendos është 48 orë. Nëse vërtetohet vendimi i gjykatës së procedurës paraprake atëherë ai vendim do të jetë final. Sead Koçan dyshohet se nëpërmjet kompanisë së tij “Transmet” dhe së bashku me kompanitë “Sileks Nemetali” dhe “Vato” me dokumente të falsifikuara kanë fituar tender nga ELEM…
Franca e përshëndet vendimin e presidentit Gjorge Ivanov për t’ia dhënë mandatin për formim të Qeverisë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Francës, përcjell SHENJA. “Kjo është një mundësi për vendin që të del nga kriza politike. Shpresojmë se Qeveria e re do të formohet sa më shpejtë. Franca i bën thirrje të gjithë forcave politike të përfaqësuara në Kuvend të vendosin dialog konstruktiv në kuadër të institucioneve, kështu që qeveritarët e ardhshëm do të fillojnë sa më shpjet në zbatimin e reformave urgjente të nevojshme për stabilizim të shtetit dhe…
Zoran Zaev me vetëdije ka mbajtur peng krizën në Maqedoni, ndërsa ka mundur tre muaj më parë të pranoj ofertën e VMRO-DPMNE-së, që të refuzoj platformën dhe të përfundoj kriza, kanë thënë nga VMRO-DPMNE, përcjell SHENJA. Ata kanë shtuar se populli çdoherë fiton, ndërsa Zoran Zaev publikisht u obligua se e refuzon platformën e Tiranës dhe do të ndaloj me politikat antishtetërore dhe antinacionale.“Zoran Zaev më nuk ka hapësirë për të manipuluar me qytetarët. Zoran Zaev në lëkurën e tij e ndjeu këmbënguljen e qindra mijëra qytetarëve në përpjekjet e tyre për ruajtur unitaritetin dhe refuzimin e çfarëdolloj platforme. Tani…

