Analisti politik dhe gazetari Branko Gerovski në emisionin Arena në TV SHENJA tha se ka qenë e qartë se ky regjim, i cili ka udhëhequr në mënyrë autokratike me krim dhe korrupsion do të bie. “Më 11 dhjetor populli vendosi për ndryshime. SHBA si çdo shtet tjetër para se gjithash i mbron interesat e veta. Interesat e tona të definuar me vendim të Kuvendit, përfshirë të gjithë partitë politike, edhe VMRO-DPMNE, çdoherë janë përcaktuar për aderim në NATO dhe BE. Maqedonia pres që për një kohë të shkurtë të bëj një hap para dhe në mënyrë që duhet bërë”, tha…
Author: almakos
Analisti politik Risto Nikovski tha se Ivanov ka bërë mirë që ka dhënë mandatin, ndërsa ka theksuar se, megjithatë, do të jetë shumë e vështirë për vendin që të tejkaloj krizën për në periudhë të shkurtë. “Mendoj se tani kemi fillim të një situate të re dhe shpresoj se do të na nxjerr prej krize. Partitë që e formojnë shumicën kanë shumë dallim të mëdha. Mendoj se shumë vështirë do të arrihen reformat e përmendura. Duhet të jemi të vetëdijshëm se procesi i ndryshimeve është shumë i vështirë. Nuk duhet të jemi optimist. Na pret një prridhu e vështirë”, ka…
Ivanov ka bërë tre shkelje të rënda të Kushtetutës. Kështu thënë në emisioni “Arena”, Naser Zyberi, duke shtuar se më në fund, me dhënien e mandatit, ai ka bërë detyrën për të cilën është i obliguar. “Kandidati për kryetar qeverie, programin e vet, sipas Kushtetutës duhet t;ia paraqes Kuvendit, jo Presidentit. Sepse në mandatin e Kuvendit është zgjedhja e qeverisë. Ai bërë shkelje të njëpasnjëshme të Kushtetutës”, tha analisti juridik Naser Zyberi në emisionin Arena në TV SHENJA. Ai tha se Ivanov me veprimet e veta dhe me shkeljet e njëpasnjëshme ka rrezikuar situatën në shtet.
SHBA ka përshëndetur vendimin e presidentit Ivanov për t’i dhënë mandatin për formimin e Qeverisë së re kreut të LSDM-së Zoran Zaev. Nga departamenti i shtetit amerikan theksojnë se ky vendim përbën një hap të rëndësishëm për demokracinë në vend dhe qytetarët e Maqedonisë. SHBA-të shprehen të gatshme të bashkëpunojnë me qeverinë e re në ballafaqimin e sfidave të shumta të Maqedonisë, përfshirë këtu nevojën për reformat demokratike dhe implementim të plotë të Marrëveshjes së Përzhinës. “Shtetet e Bashkuara mbeten mik dhe partner i Maqedonisë dhe ne jemi të përkushtuar në mbështetjen e se ardhmes evropiane dhe euro-atlanike të vendit”,…
< LSDM-ja paralajmëroi se në Parlament do t’i parashtrojnë propozim-ndryshimet e ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm me të cilin do të pezullohet testimi ekstern. “Presim me procedurë të shkurtuar të miratohen ndryshimet ligjore dhe që nga ky vit të pezullohet testimi ekstern për nxënësit në arsimin fillor dhe të mesëm. Premtuam se mes prioriteteve tona të para do të jetë pezullimi i projektit të dëmshëm të ashtuquajtur ekstern që shkaktoi trauma tek nxënësit, strese tek prindërit, gjoba për arsimtarët. Duam t’i mbrojmë nxënësit, prindërit, arsimtarët dhe profesorët që këtë vit, të mos kenë nevojë të kalojnë përmes agonisë nëpër…
Zëvendës ndihmësi sekretari amerikan i shtetit, Hojt Brajan Ji, për Evropë dhe Euroazi, ka deklaruar se do të punojnë me kryeparlamentarin e ri në mbështetje të demokracisë dhe avancimit të Maqedonisë në rrugën e integrimeve euroatlantike. Ji në Nënkomitetin e punëve të jashtme të Kongresit, tha se autoritetet e vendit duhet të hetojnë sulmet ndaj deputetëve dhe përgjegjësit për këtë sulm të sillen para drejtësisë. “Tensionet etnike në Ballkan edhe njëherë janë në rritje. Dhuna e fundit në Maqedoni e përforcon seriozitetin e problemeve të tyre politike. Në rajon nacionalizmi rritet, ndërsa retorika e politikanëve vendor dukshëm përçan”, ka thënë…
Sa më shumë armiq, aq më i madh nderi për mua. Kështu është përgjigjur ambasadorja e Gjermanisë, Kristine Althauzer, në pyetjen se si i komenton deklaratat e presidentit Gjorge Ivanov, në të cilën ai e ka akuzuar se transmeton gënjeshtra dhe të pavërteta për Maqedonisë, dhe si rezultat i kësaj, MPJ e Gjermanisë dërgon komunikata të këqija. Këtë koment Althauzer e dha në gjuhën maqedonase pasi theksoi se dje ka qenë një ditë e rëndësishme për Maqedoninë. Ajo ka shtuar se Gjermania është vend mik i Maqedonisë dhe se është e gatshme të vazhdoj të ndihmoj atë. “Sa më shumë…
Përplasje në BDI për postet qeveritare kanë shpërthyer ende pa filluar bisedimet për këtë çështje, raporton SHENJA. Brenda kësaj partie janë paraqitur disa grupe të cilat pretendojnë të kenë fjalën kryesore në përzgjedhjen e ministrave dhe zyrtarëve të tjerë në Qeverinë e re. Një grup e përfaqësojnë ish funksionarët e kësaj partie nga qeveritë e kaluara të Gruevskit të cilët njëherësh mbajnë edhe postet më të larta në organet partiake. Grupi tjetër janë i ashtuquajturi grupi i afërt me LSDM-në ku bëjnë pjesë ish funksionarë nga koalicioni i parë LSDM-BDI. Në një anë janë gjithashtu edhe kryetarët e komunave të…
Një plagë e hapur nga humbja e një vajze 4 vjeçare e cila vuante nga epilepsia dhe një trishtim i thellë tek prindërit e saj kur shohin vajzën tjetër teksa shuhet para syve të tyre dhe e cila vuan nga po e njejta sëmundje. Jetmira shtatë vjeçare, krejtësisht e palëvizshme, qëndron në një kënd të dhomës së vetme që e posedon kjo familje, ndërkohë që tek koka e saj qëndron një numër i konsiderueshëm i barërave dhe ushqimeve që ajo duhet t’i merr nëpërmjet një sonde, ndërkohë që mbi shpatullat e kryefamiljarit Orhan dhe zonjës së tij qëndron barra më…
18 May Me 875 mijë euro garanci në pronë të tundshme dhe të patundshme, Sead Koçan i ka shpëtuar paraburgimit. Gjykatësja në procedurë paraprake, Daniela Dimovska për herë të dytë nuk shqiptoi paraburgimin. Ajo nuk sheh arsye pse pronari i Transmet të dërgohet në burgun e Shutkës, edhe pse ishte në arrati mbi 60 ditë me paraburgim të shqiptuar paraprakisht. Por, për këtë arsye Sead Koçan ngeli pa pasaportën e tij. Gjykatësja Dimovska konsideron se Koçan, edhe pse sipas palës mbrojtëse është shumë i sëmurë, mund të ikë përsëri. Eksiton dyshim i bazuar se i dyshuari e ka kryer veprën…
18 May Më në fund Maqedonia fitoi mandatarin për formimin e qeverisë së re. Pas më shumë se tre muajsh nga formimi i shumicës së re parlamentare, presidenti Gjorge Ivanov dorëzoi mandatin në duart e kreut të LSDM-së Zoran Zaev. Ky veprim i tij erdhi pasi mori të shkruara garancitë nga Zaev për ruajtjen e karakterit unitar dhe multi-etnik të vendit. Tani kur kemi mandat, pritet së shpejti të formohet qeveria e re, bisedimet do të vijojnë me dinamikë të përshpejtuar, ndërsa koalicionin e ri do ta presin sfida të reja. Por çfarë ndodhi me Deklaratën e partive shqiptare, është…
y Një muaj para skadimit të afatit për ngritjen e aktakuzave nga ana e PSP-së, shumica e re premton se kjo do të jetë njëra ndër çështjet e para që do të hapet në Kuvend. Ekspertja juridike besa Arifi vlerëson se afati i përcaktuar në nenin 22 të ligjit për PSP nuk korespodon me afatin për ngritjen e aktakuzës, i përcaktuar në ligjin e procedurës penale. Gjëja e parë që duhet pasur parasysh është se afati i përcaktuar në nenin 22 të ligjit për PSP-në nuk korenspodon me afatin për ngritjen e aktakuzës që është i përcaktuar në ligjin e…

