17 May Eksperti i Kombeve të Bashkuara për liri fetare, Ahmed Shaheed, e ka lavdëruar Shqipërinë për tolerancën ndërfetare, duke konsideruar se është një shembull për vendet e tjera. Zoti Shaheed tha se Shqipëria është model për harmoni ndërfetare, me shumicë myslimane, dhe komuniteteve ortodokse dhe katolike, në mesin e 3 milionë banorëve të saj. Ky ekspert sot e ka përfunduar një qëndrim tetëditësh në Shqipëri për ta përgatitur raportin për politikat dhe praktikat e saj fetare, përfshirë çështjet e pazgjidhura ose sfidat e reja. “Liria e religjionit ose besimit është realitet praktik në Shqipëri dhe pjesa më e madhe…
Author: almakos
17 May Ministri për punë të jashtme të Serbisë Ivica Daçiq ka thënë se Zoran Zaev me deklaratat e tij i rrënon marrëdhëniet mes Beogradit dhe Shkupit. Ai ka shtuar se Serbia nuk përzihet në punët e brendshme të asnjë shteti por dëshiron që të ketë marrëdhënie të mira me fqinjët, por deklaratat e Zaevit janë me tone të kundërta, ka shtuar Daçiq. Alsat-M
17 May Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi deklaroi se dhënia e mandatit për formimin e Qeverisë së re tregon për kthjellimin e presidentit Gjorge Ivanov pas të gjitha pengesave që paraprakisht i bëri këtij procesi. Sipas tij, Ivanov ka përgjegjësi edhe për ngjarjet më 27 prill në Kuvend ku u ushtrua dhunë mbi deputetët e shumicës. Xhaferi tha se pret koordinim mes partive për të caktuar seancë parlamentare ku do të shpaloset program qeveritar dhe do të zgjidhet edhe çështja e zgjedhjeve lokale. Alsat-M [embedded content]
17 May Pas më shumë se tre muajsh nga formimi i shumicës së re parlamentare, Presidenti Gjorge Ivanov dorëzoi mandatin për formimin e Qeverisë në duart e kreut të LSDM-së Zoran Zaev. Përkundër pretendime paraprake dhe refuzimit për të dhënë mandatin, kreu i shtetit deklaroi se të gjitha pengesat tashmë janë mënjanuar. Ky veprim i tij erdhi pasi mori të shkruara garancitë nga Zaev për ruajtjen e karakterit unitar dhe multietnik të vendit. Pengesat për dhënien e mandatit për formimin e Qeverisë, janë eliminuar. Sot veprojmë në pajtim me Nenin 84, paragrafi 1, të Kushtetutës për dhënien e mandatit për…
17 May Ambasada amerikane në Shkup e vlerësoi si një hap shumë pozitiv lëvizjen përpara të procesit të formimit të qeverisë. “Gjithashtu është shumë e rëndësishme që Presidenti Ivanov dhe liderët e partive që përbëjnë shumicën gjetën mënyrë për të bashkëpunuar në mënyrë konstruktive” theksoi zv/ambasadorja Micaela Schweitzer-Bluhm e cila shtoi se pret formimin e shpejtë të qeverisë. Megjithatë nga ambasada amerikane shtuan se Maqedonia ka ende shumë punë për të bërë në mënyrë që të përparojë në përmbushjen e reformave urgjente dhe në rrugën e saj euro-atlantike. Alsat-M
17 May Deputetët evropianë Eduar Kukan, Knut Flekenshtajn dhe Ivo Vajgëll të cilët ishin ndërmjetësues të Marrëveshjes së Përzhinës theksuan se dhënia e mandatit përbën një hap të rëndësishëm në procesin e formimit të qeverisë. “Ne shpresojmë se fryma konstruktive do t’i nxisë të gjitha partitë të kapërcejnë dallimet dhe punojnë për pajtimin si interes i përbashkët i të gjithë qytetarëve” theksuan eurodeputetët. Ata gjithashtu shprehën pritshmërinë për formimin e shpejtë të qeverisë e cila do të zbatojë reformat që dalin nga Marrëveshjes e Përzhinës dhe Reformat urgjente prioritare. Alsat-M
Avokatët e Sead Koçanit tentojnë të dëshmojnë se Sead Koçan është i sëmurë rëndë dhe nuk mund të shkojë në paraburgim. Në shqyrtimin në gjykatë që zgjati tre orë, u prezantua raporti i tij mjekësor dhe vërejtjet e Gjykatës Supreme se ku theksohen gjoja shkeljet ligjore kur është shqiptuar fillimisht paraburgimi për Koçanin. Gjendjen shëndetësore madje avokati Nikolla Dodevski,e përdori edhe si arsye të Koçanit për të mos u kthyer në Maqedoni tashmë dy muaj me radhë. Ai nuk pranonte që klienti i tij të quhet i arratisur pasi siç tha, ai është larguar nga Maqedonia pa e ditur se…
Gazetaria momentalisht po përballet me shumë sfida dhe padrejtësi në profesion në etikën dhe përgjegjësin sociale. Kështu kanë vlerësuar shefat e delegacionit të BE-së dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, gjatë konferencës kombëtare “Vetë rregullimi në media dhe sfidat etike në media”. Sipas tyre, interneti dhe teknologjitë e tjera digjitale kanë krijuar mënyra të reja se si të publikohen lajme të rrejshme, të pavërteta, dhe spine. “Këshilli i etikës ka përgjegjësi që vazhdimisht ti rikujtoj; mediat dhe gazetarët për etikën profesionale, është e lidhur me parimet të cilat e mbrojnë jo vetëm profesionin dhe anëtarët e saj, por edhe demokracinë…
Lideri i LSDM-së dhe mandatari për formimin e Qeverisë së re Zoran Zaev pas mbarimit të takimit me kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, tha se shpreson që Qeveria e re të formohet sa më shpejtë. “Ajo që u morëm vesh me Bilall Kasamin është se duhet të ruajmë rendin e punëve. Së pari do të fillojnë takime me BDI-në, më pas me BESËN dhe tani me Aleancën për shqiptarët. E gjithë kjo me qëllim të afrojmë qëndrimet dhe më pas të ulemi të gjithë së bashku. Qëllimi im është që një ditë më parë të mbarojmë. Shumë qytetarë presin,…
Sasia e madhe e breshëritë që kishte arritur deri 5 cm, banorëve ju kishte dëmtuar pothuajse të gjitha të mbjellat. Kryetari i këtij fshati Selajdin Shahini njoftoi se dëmet bujqësore janë të shumta dhe kjo gjë do ju kushtoj shumë bashkëfshatarëve pasi siç tha ai, ekonomia e Sllupçanit bazohet dhe varet nga prodhimet bujqësore. “Shi dhe breshër ka pasur shumë, kisha frikë më së shumti për bujqit, përshkak se ardhmëria e fshatit mbështetet në bujqësinë….me keqardhje e them që dëmi nuk ka qenë edhe aq i vogël…Përafërsisht me aq sa jam i informuar prej njerëzve këtu të fshatit dëmet bujqësore,…
Presidenti Gjorgji Ivanov ia ndau mandatin për formimin e Qeverisë kreut të LSDM-së, Zoran Zaev në një akt ceremonial që u mbajt në vilën presidenciale në Vodno. Ky akt erdhi tre ditë para skadimit të afatit, ndërsa Ivanov tha se Zaev ka eliminuar pengesat e deritanishme.“Pengesat për ndarjen e mandatit për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë janë eliminuar. Sot i qasemi përmbushjes së nenit 84, paragrafi 1 e Kushtetutës së RM për ndarjen e mandatit për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Koalicioni i drejtuar nga LSDM e cila ka shumicë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë…
17 May Në këto momente në selinë e Lëvizjes Besa po zhvillohet takim mes kryetarit të LSDM-së dhe njërit mandatarit për formimin e Qeverisë së re, Zoran Zaev, dhe liderit të Besës. Bilall Kasami. Takimi me Billal Kasamin pasoi menjëherë pasi Zaev mori mandatin nga Presidenti Ivonov që nënkuptohet se bisedimet do të zhvillohen në drejtim të formimit të Qeverisë se re. Paraprakisht Zaev deklaroi se pjesë e kabinetit qevereitar të jenë edhe partitë që e mbështetën atë me firmat e tyre. [embedded content]

