Author: almakos

Në këto momentet lideri i LSDM-së dhe mandatari për formimin e Qeverisë së re, Zoran Zaev ka arritur  tek selia e Lëvizjes BESA, raporton SHENJA. Lëvizja BESA ishte njëra nga partitë që ofroi nënshkrimet e deputetëve të sajë për liderin e LSDM-së, në mënyrë që ky i fundit të jetë mandatar për formimin e Qeverisë së re. /SHENJA/

Lexo më Shumë

17 May Përpjekjet e qytetarëve për ruajtje të unitaritetit të Maqedonisë dhanë fryt, ngase sot u dhanë garancitë se nuk do të shkatërrohet karakteri unitar i Maqedonisë multietnike, deklaroi Nikolla Todorov anëtarë i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së. “I tërë opinioni ishte dëshmitarë i mashtrimit post-zgjedhor, e shndërruar në Platformën e Tiranës e cila u bë kusht për formimin e Qeverisë së re dhe paraqiste rrezik për të ardhmen e Maqedonisë. Për këto skenarë ka reaguar edhe VMRO-DPMNE. Që sot e tutje edhe LSDM dhe Zaev kanë përgjegjësi të plotë dhe nga ato varet formimi i Qeverisë së re. Zoran Zaev…

Lexo më Shumë

17 May Prokuroria Speciale dyshon se biznesmeni Sead Koçan ka sëmundje serioze. Prokurori Gavrill Bubevski kërkoi që gjykata ta rishqyrtojë dokumentacionin mjekësor që është dërguar nga avokatët e Koçanit. Nga Specialja kanë kërkuar që para gjykatësit hetues të paraqitet mjeku që ka trajtuar pronarin e kompanisë Transmet dhe personalisht të shpjegojë se çfarë operacioni i ka kryer. Gjykata refuzoi. “Në raport përmendet se ka stend. Dje është bërë koronografia. Reagova se kjo ndoshta është vetëm intervenim rutinor. Por, nuk kisha informatë të saktë nëse personi nuk mund të paraqitet para gjykatës dhe për këtë arsye kërkova që mjeku të vijë…

Lexo më Shumë

Sot, kur z. Ivanov e dorëzoi mandatin për të filluar bisedimet për formimin e qeverisë së ardhshme, Lëvizja BESA konstaton se – edhe falë angazhimit të saj – më në fund po hapet rruga për mundësinë e zgjidhjes së kësaj krize. “Sot erdhi në shprehje vullneti i shumicës së re në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe faktori politik filloi të reflektojë në interes të qytetarëve që janë lodhur nga kjo letargji e krizës politike. Me këtë rast Lëvizja BESA thekson se ajo nuk lejoi që të shpiken gjëra të paparapara në Kushtetutën dhe ligjet e vendit, duke penguar kështu…

Lexo më Shumë

17 May Darko Jakimovski është caktuar prokuror në rastin e tentativës për vrasje ndaj kreut të LR PDSH-së Ziadin Sela. Në opinionin Jakimovski njihet si prokuror në lëndën ndaj Naser Eshtrefit i dënuar me 15 vite burg për vrasjen e të riut Angel Petkovski. Jakimovski kishte marr mjaft kritika për mënyrën e menaxhimit me lëndën dhe kualifikimin e veprës si vrasje duke mos e zbuluar se kujt i përkiste thika me të cilën ishte vrarë maturanti nga Gjorçe Petrovi dhe mbi gjitha duke mos pasur prova relevante nga momenti i vrasjes. Ndonëse mbrojtja dhe ekspertiza ligjore kishin konstatuar se Eshtrefi…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka thënë se mirëpret vendimin për dhënien e mandatit për formimin e Qeverisë së re në përputhje me Kushtetutën. “Mirëpres dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re reformuese në përputhje me Kushtetutën. Siç edhe thash qysh në fillim, ne do të veprojmë në përputhje me vullnetin e qytetetarëve dhe kthim mbrapa nuk ka. Rolin tonë kyç, përcaktues dhe vendimtar në shumicën e re do ta vëmë në shërbim të reformave në përputhje me pritshmëritë e komunitetit ndërkombëtar, marredhënie të mira ndëretnike dhe Marrëveshjen e Ohrit si dhe integrim në NATO dhe në Bashkimin…

Lexo më Shumë

Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi dhe deputetja e LSDM-së Frosina Remenski dhanë dëshmitë e tyre në Prokurorinë Themelore të Shkupit për dhunën e ushtruar nga protestuesit në Kuvend muajin e kaluar. Kryeparlamentari Talat Xhaferi pret që dëshmia e tij të ndihmojë që Prokuroria ti zbulojë më lehtë dhe dënojë autorët e skenave të përgjakshme më 27 prill në Kuvend. E informova prokurorin përkatëse me të gjitha ato aspekte të ngjarjes në kuptimin e asaj që implikon kryerjen e veprave penale drejt veprimit ndaj institucionit Parlament i Maqedonisë, ndaj institucionit deputetë dhe gazetarë që ishin të rrezikuar për jetë brenda Parlamentit.…

Lexo më Shumë

Nga ambasada e ShBA-së në Shkup, nëpërmjet një komunikate, kanë thënë se është gjë e mirë për Maqedoninë dhe qytetarët e saj që procesi i formimit të qeverisë po ec përpara. “Është e rëndësishme të nënvizohet se Presidenti Ivanov dhe liderët e partive të  koalicionit të shumicës kanë gjetur mënyrë për të bashkëpunuar në rrugë konstruktive për të arritur këtë hap të rëndësishëm për qytetarët e Maqedonisë. Ne presim të punojmë me Qeverisën e re sapo ajo të formohet, ne shpresojmë që ajo do të formohet shpejtë. Ka shumë punë për t’u bërë që Maqedonia të ecë përpara në reformat…

Lexo më Shumë

Nikolla Todorov anëtarë i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, ka deklaruar se përpjekjet e qytetarëve për ruajtje të unitaritetit të Maqedonisë dhanë fryt, ngase sot u dhanë garancitë se nuk do të shkatërrohet karakteri unitar i Maqedonisë multietnike. “I tërë opinioni ishte dëshmitarë i mashtrimit post-zgjedhor, e shndërruar në Platformën e Tiranës e cila u bë kusht për formimin e Qeverisë së re dhe paraqiste rrezik për të ardhmen e Maqedonisë. Për këto skenarë ka reaguar edhe VMRO-DPMNE. Edhe pse fituam në zgjedhje. LSDM-së i ofruam që të heq dorë nga Platforma dhe ne do t’i japim përkrahje për formim të…

Lexo më Shumë

Mediat të jenë kujdestarë në shoqëri. Vetë-rregullimi do të ndihmojë në kthimin e etikës, integritetit dhe edukimit mediatik, porositën njëzëri euro-ambasadori, Samuel Zhbogar dhe kryetarja e Misionit të OSBE-së në Shkup, Nina Somalainen. Vetëm etika dhe integriteti të inkorporuar në hapa praktike mund të na ndihmojnë të mbrohemi dhe përsëri t’i arrijmë vlerat demokratike kur janë nën kërcënim. Roli i mediave, që konsiderohet të jenë këshilltarë i popullit është esencial në këtë kuptim – tha Samuel Zhbogar, ambasador i BE-së. Edukimi mediatik i mediave digjitale është një nga mënyrat se si të shmangen lajmet e rrejshme. Vetë-rregullimi i mediave mund…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot ka deklaruar se do të caktoj seancë për zgjedhje të Qeverisë pasi që mandatari Zoran Zaev deri tek Kuvendi do të dorëzoj propozim- program dhe propozim për Qeverinë e re, përcjell SHENJA. Paralelisht me këtë seancë do të mbahet edhe seanca për ndryshime te Kodit Zgjedhor, gjegjësisht caktimin e terminit për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Ai poashtu ka thënë se de gëzon fakti që Ivanov ka dhënë mandatin për formimin e Qeverisë. “Më gëzon fakti që Ivanov ka reflektuar dhe ka plotësuar atë që e kemi pritur. Me këtë në instancë të fundit kontribuon…

Lexo më Shumë

Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov ka dërguar një letër deri tek Kuvendi i Maqedonisë në të cilën e njofton se: “në bazë të nenit 90 paragrafi 1 nga Kushtetuta e Maqedonisë dhe propozimi i koalicionit të LSDM e përcakton kryesuesin e LSDM-së dhe deputet në Kuvendin, Zoran Zaev për mandatar për formimin e Qeverisë së Maqedonisë”. Zaev si mandatar i ardhshëm ka afat prej 20 ditë për formimin e Qeverisë së re, e më pas ka obligim të njoftoj presidentin e Kuvendit se ka propozim për formimin e Qeverisë, ndërsa më pas kryetari thërret seancë në të cilën, duhet 61…

Lexo më Shumë