Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot ka deklaruar se do të caktoj seancë për zgjedhje të Qeverisë pasi që mandatari Zoran Zaev deri tek Kuvendi do të dorëzoj propozim- program dhe propozim për Qeverinë e re, përcjell SHENJA.
Paralelisht me këtë seancë do të mbahet edhe seanca për ndryshime te Kodit Zgjedhor, gjegjësisht caktimin e terminit për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
Ai poashtu ka thënë se de gëzon fakti që Ivanov ka dhënë mandatin për formimin e Qeverisë.
“Më gëzon fakti që Ivanov ka reflektuar dhe ka plotësuar atë që e kemi pritur. Me këtë në instancë të fundit kontribuon që të mos krijohet praktika e keqe në jetën parlamentare në Maqedoni, në kuptim të vendosjes individuale ose vullnetit të dikujt. Por besoj se do të ketë kohë përderisa është jashtë shtetit të mendoj me kokë të ftohtë se sa ai me veprimet e ti ka kontribuuar në gjithë atë që ndodhi më 27 prill”, tha Xhaferi.

