Pas paralajmërimit për hetimi për krimin financiar të katër ish kryetarëve shqiptarë të komunave të cilin e paralajmëroi dje Prokuroria Themelore, Lëvizja BESA-Karshiakë pëmres një reagimi me shkrim ka kërkuar që organet e drejtësisë të zbardhin të gjitha keqpërdorimet që ish kryetarët e komunave i kanë bërë në Komunënë e Studeniçanit. “Si duket gjunjëzimi i pushtetit VMRO-BDI ka filluar t’i jep edhe sinjalet e para të rehabilitimit të sistemit te drejtësise dhe atij gjyqësorë , i cili deri më tani ka mbrojtur apo ka mbuluar krimet e funksionarëve të partive në pushtet, në këtë rast kryetarëve të disa komunave shqiptare,…
Author: almakos
Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini ka emëruar diplomatin italian Sem Fabrizi për shef të ri të delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi.
Punonjësit e sektorit të medias në Greqi, kanë filluar një grevë 24 orëshe për të protestuar kundër masave të reja shtrënguese të qeverisë, raporton AA. Në kuadër të grevës që filloi në ora 06:00 me thirrjen e Federatës së Gazetarëve të Greqisë (POESY), kanalet televizive private si dhe ato shtetërore, agjencitë e lajmeve, radio-stacionet dhe portalet kanë ndërprerë transmetimet dhe publikimet. Gjithashtu edhe konferencat për media janë anuluar gjatë grevës. Për shkak të grevës nesër nuk do të shtypen gazetat. Pritet që punonjësit e mediave të organizojnë protestë përpara ndërtesës së Unionit të Gazetarëve të Athinës (ESIEA). Nesër grevë e…
Komisioni Evropian Kundër Racizmit dhe Intolerancës pranë Këshillit të Evropës (ECRI) i ka bërë thirrje qeverisë së Serbisë ta njohë zyrtarisht si gjenocid masakrën e Srebrenicës dhe të ndëshkohen përgjegjësit e saj, raporton AA. Në raportin vjetor të ECRI-së bazuar në inspektimet dhe monitorimet lidhur me funksionimin e të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Serbi, thuhet se në Serbi është rritur retorika dhe krimet e urrejtjes dhe se vazhdojnë sulmet diksriminuese dhe raciste ndaj pjesëve të caktuara të shoqërisë. Në raport po ashtu thuhet se krimet e tmerrshme gjatë luftës së Bosnjës kanë ngelur pa u ndëshkuar dhe se…
Zjarri ka kapluar një shtëpi në lagjen Gazibabë të komunës së Çairit. Akoma nuk është e qartë se çka ka shkaktuar zjarrin, por vërehet se ekipi i zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes, duke bërë përpjekje për ta shuar zjarrin. /SHENJA/ [embedded content]Zjarri në një shtepi në Gazibabë by tvshenjaofficial
Rruga Mavrovë-Kërçovë është vërshuar nga reshjet e shiut ta cilat vazhdojnë edhe në këto momente, shkruan SHENJA. Shikues të televizionit Shenja kanë dërguar fotografi dhe video para disa minutave në të cilat vërehet se shiu ka shkaktuar përrocka, ndërsa në disa pjesë të rrugës ka edhe rrëshqitje të dheut dhe gurëve duke e bërë edhe më të rrezikshëm këtë aks rrugor. [embedded content]Kujdes në “Strazhë”, shiu shkakton vërshime by tvshenjaofficial[embedded content]Kujdes në “Strazhë”, shiu shkakton vërshime by tvshenjaofficial
Seanca e Këshillit të Prokurorëve Publik përsëri është anuluar ngase katër nga prokurorët kanë munguar me arsye, ndërsa që të mbahet seanca është e nevojshme shumicë prej dy të tretave. Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski, informoi se në vend që të vijnë tetë, sot në seancë kanë ardhur vetëm shtatë prokurorë. “Seanca është prolonguar për më 25 maj të këtij viti, sepse nuk kishim numër të mjaftueshëm të anëtarëve të këshillit për zgjedhjen e prokurorëve publikë. Sipas ligjit për këshill të prokurorëve publik, duhet të jenë të pranishëm dy të tretat, e ajo është minimum tetë anëtarë të…
Pamjaftueshmëria e resurseve njerëzore dhe mungesa buxhetit të pavarur kanë bërë që Avokati i Popullit të mos mund të ushtroj punën me kapacitet të plotë dhe në mënyrë efikase. Këtë e tregon raporti, që është bërë nga monitorimi i realizuar nga sektori joqeveritar me temë “Obdusmani- mandate dhe kompetencat”. Biljana Bejkova, nga NVO Info Qendra u shpreh se sipas amendamenteve të reja ai ka fituar më shumë kompetenca por ajo që kanë vërejtur nga ky raport është se vullneti politik nuk i ka mundësuar që Obdusmani funksionoj si institucion pavarur. “Formalisht në Maqedoni Avokati i Popullit ka mandat dhe kompetenca…
Mot i keq, i shoqëruar me vetëtima dhe me reshje breshëri kanë vërshuar fshatin Sllupçan. Reshjet e mëdha të shiut dhe breshërit kanë kapluar të gjithë fshatin, kanë bllokuar disa rrugë, duke pamundësuar kështu edhe qarkullimin e banorëve. Ata për televizionin Shenja thonë se breshëri ka filluar në orën 13:15 dhe ka vazhduar diku 15 minuta me intenzitet të madh dhe pastaj ka vazhduar shiu i vrullshëm deri në orën 14:00. Banorët e fshatit njoftojnë se reshjet e sotme kanë prishur gati të gjitha të mbjellat e tyre dhe shprehin shqetësimin e tyre, sepse këtë vit bereqeti do të jetë…
16 May Llogaritë e bllokuara dhe pasuria e ngrirë e “TRANSMET-it” tani për tani nuk janë pengesë për kompaninë e ndërtimit të Sead Koçanit të vazhdojë me kryerjen normale të aktiviteteve të saj. Edhe pse Gjykata Penale kohë më parë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, e ngriu pronën dhe llogaritë bankare të “TRANSMET-it”, kompania e të dyshuarit në rastin “Trust” edhe sot në mënyrë aktive punon në terren. Mekanizimi ndërtimor i kompanisë TRANSMET sot punonte në revitalizimin e pjesës së unazës së Shkupit që ishte dëmtuar gjatë përmbytjeve të vitit të kaluar. Ky është biznesi i fundit i madh që…
16 May LSDM-ja dhe Presidenti Gjorge Ivanov nuk bëjnë të ditur nëse kanë shkëmbyer materialin e shkruar të garancive për ruajtjen e unitetit të vendit nga partitë që presin të marrin pushtetin. Përveç kësaj, asnjëra nga palët nuk bën të ditur nëse do të ketë një takim mes tyre dhe aq më pak nëse Presidenti do të japë mandatin për formimin e Qeverisë së re. “Përveç për pranimin e garancive dhe dhënien ose jo të mandatit për formimin e Qeverisë së re, nga presidenca heshtin edhe për udhëtimin e mundshëm të Presidetit Gjorge Ivanov, jashtë vendit, gjatë ditës së premte.…
16 May Reshjet e shiut kanë përfshirë thuajse gjithë Maqedoninë. Reshjet, më të dendura kanë qenë në rajonin e Kumanovës, ku ka pasur edhe reshje të shumta të breshrit. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza në Kumanovë reshjet e shiut nuk kanë shkaktuar probleme serioze por apelojnë që qytetarët në rast të dëmeve, të njëjtat ti paraqesin në këtë institucion. Sipas disa pamjeve të publikuara nëpër rrjetet sociale, fshati Sllupçan i komunës së Likovës ka qenë i mbuluar nga reshjet e breshrit. Gjithashtu, edhe në disa pjesë të qytetit të Kumanovës ka pas ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të…

