Author: almakos

Sekretari i LR-PDSH-së, Arben Taravari njofton se Ziadin Sela do të të shkojë jashtë shtetit për një periudhë kohore për të realizuar disa ekzaminime plotësuese në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore, shkruan në llogarinë e tij në Facebook, dr.Arben Taravari. “Këto janë përpjekje për të pasur një shërim sa më të shpejtë dhe sidomos të plotë të shëndetit të tij. Theksojmë që ai është në gjëndje të stabilizuar të parametrave vitale, dhe tash nevojitet rehabilitim përfundimtar për rikthim sa më të shpejtë në aktivitetet politike. Ju falenderojmë që gjithë këtë kohë ishit pranë nesh, pasi ju deri tani keni…

Lexo më Shumë

Qeveria e Greqisë ka dorëzuar në Parlament për miratim një pako të re të masave për kursim në kuadër të shqyrtimit të dytë të planit të konsolidimit financiar, raporton AA. Ministria e Financave njoftoi se deputetëve u është dorëzuar propozimi qeveritar i cili parasheh ulje shtesë të pensionit, rritjes së tatimit dhe masa tjera të kursimit. Duke theksuar se masat shtesë të kursimit janë të pashmangshme, nga Ministria e Financave e Greqisë njoftojnë se bëhet fjalë për ngritjen e debatit për krijimin e planeve afatmesme dhe afatgjate të pagesës së borxhit grek. Propozimi prej 900 faqesh i tekstit që Qeveria…

Lexo më Shumë

VMRO DPMNE vazhdojnë me akuza të ndërsjella nëpërmjet komunikatave të përditshme. Nga VMRO-DPMNE-ja vlerësojnë se LSDM-ja nga frika për t’u ballafaquar me qytetarët tenton ta prolongojë afatin për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, nga ana tjetër, LSDM vlerëson se sikur të ishte formuar Qeveria e re deri më tani, nuk do të kishte nevojë që të shtyhen zgjedhjet lokale. Mirëpo, VMRO i ka bërë thirrje LSDM-së që të mos pengojë funksionimin e komunave. “LSD dhe shumica parlamentare duhet të mundësojnë funksionim të pandërprerë të njësiteve të vetëqeverisjes lokale dhe në afat më të shpejtë të mundur të votojnë vazhdim të mandateve…

Lexo më Shumë

14 May Gjykata ka caktuar paraburgim edhe për një person të përfshirë në dhunën brutale në kuvend. Bëhet fjalë për Nikolla Mitrevskin i cili një ditë më parë vetë është dorëzuar në stacionin policor të Gazi Babës. Nga Ministria e Brendshme konfirmojnë se Mitrevski mbrëmë është është dërguar para gjykatësit në procedurë paraprake dhe pas përfundimit të procedurave është dërguar në paraburgim në Shutkë. Emrin e Mitrevskit më parë në pres-konferencë e përmendi edhe nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski, për të cilin tha se është njëri prej atyre i cili pa u penguar nga policia i ka orientuar protestuesit të…

Lexo më Shumë

Nesër u skadon mandate kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve komunal dhe që nga java e ardhshme, derisa të bëhen ndryshimet e nevojshme ligjore, komunat do të funksionojnë pa udhëheqës legal, njofton SHENJA. Nëse për një kohë më të gjatë nuk gjendet një zgjidhje ligjore atëherë nëpunësit komunal, të punësuarit në ndërmarrjet publike komunale dhe ato të shkollave fillore dhe të mesme rrezikojnë të ngelin pa paga. Për këtë arsye, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për nesër ka thirrur një takim kordinativ me përfaqësues të partive parlamentare. Në mbledhje pritet të bisedohet për zgjidhjet ligjore me qëllim të zgjatjes së mandatit…

Lexo më Shumë

14 May Vetëm dy gjinekologë punojnë në repartin gjinekologjik në spitalin e Kërçovës të cilët mbulojnë rreth 50 mijë banorë. Në këtë spital, brenda një dite të paktën një grua shtatzënë, lind.  Vëllimi i punës është shumë për dy gjinekologë ndërsa problem paraqet edhe koha për të mbuluar këtë punë. Ne të dy patjetër e kemi të mbulojmë njëri tjetrin gjatë festave, gjatë ditëve jo të punës dhe gjatë natës dhe kjo paraqet pengesë serioze në funksionimin e shërbimit gjinekologjik në këtë spital – Lupço Risteski – drejtor dhe gjinekolog në Spitalin e Kërçovës. Për shkak të mungesës së kuadrit,…

Lexo më Shumë

14 May Prokuroria ka iniciuar disa procedura ndaj protestuesve të dhunshëm që morën pjesë në hyrjen me dhunë në Parlament. Ka vepra penale, pjesëmarrje në turmë dhe vetëm dy vepra të vrasjes në tentativë. A ka minimizim të veprës dhe përpjekje të shpëtohen një pjesë e dhunuesve? Për organizatorët, nëse pranojmë ne se reagimi i turmës ishte spontan, mendoj se e gënjejmë veten, sepse një periudhë më të gjatë kohore, me mbarimin e zgjedhjeve diku në dhjetor, filloi disi me plan të nxitet populli, një reagim për të cilin nuk ishim të vetëdijshëm çfarë do të jetë. Për shembull thirrjet…

Lexo më Shumë

14 May Njohësit e çështjeve ndërkombëtare shprehen të ndarë rreth zgjidhjes përfundimisht të krizës së stërzgjatur politike dhe zhbllokimit të proceseve euro-atlantike. Për Ismet Ramadanin nga Këshilli Euro-atlantik formimi i qeverisë do t’ jap fund ngërçit politik ndërsa me mbështetjen e faktorit ndërkombëtar do të përshpejtohet edhe integrimi i vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO. Maqedonia do të dal nga kriza me ndihmën e faktorit ndërkombëtarë, me ndihmën e forcave progresive. Në asnjë mënyrë nuk duhet mos të kemi parasysh faktorin shqiptarë, i cili në këtë radhë dhe krejt këto ngjarje që ndodhin po sillet mirë, respektivisht po i përmbahet…

Lexo më Shumë

14 May Gjykata Supreme e ka dorëzuar vendimin në Gjykatën Penale për shfuqizimin e paraburgimit për biznesmenin Sead Koçan, i cili gati dy muaj ishte i pakapshëm për organet e rendit. Biznesmeni Koçan është i dyshuar në rastin “Trust” të Prokurorisë Speciale. Siç njoftoi një ditë më parë Alsat, për Koçanin janë tërhequr të dyja flet-arrestet, ai vendor dhe ndërkombëtar. Megjithatë, në MPB ende nuk ka arritur vendimi për heqjen e flet-arrestit ndërkombëtarë, kështu që prej atje na udhëzuan në gjykatë. Me këtë vendim të dyshuarit Koçan i mundësohet pas një kohe të gjatë të mund të kthehet në Maqedoni.…

Lexo më Shumë

14 May Edhe më shumë se një vit nga publikimi në Alsat i storjes për nxënësit e lagjes Bardhi të Bllacës, heshtje nga institucionet për ndërtimin e shkollës shqipe në vendbanim kufitar që ndodhet 20 kilometra nga Shkupit. Ndërkohë nxënësit edhe këtë vit shkollor po e mbyllin në shtetin fqinjë, Kosovë, respektivisht në shkollën fillore “Iljaz Thaçi” të komunës  Hani i Elezit.  Nga komuna e Çuçer Sandevës nuk japin asnjë detaj nëse kanë plotësuar dokumentacionin e duhur për dedikimin e tokës së siguruar, nga bujqësore në ndërtimore. Në prononcimin e fundit në shtator të vitit të kaluar kreu i komunës…

Lexo më Shumë

14 May Partitë parlamentare u takuan një ditë më parë larg syrit të opinionit, ndërsa nuk dihet nëse konsultimet, përmbajtja e të cilave nuk është bërë e ditur kanë vazhduar edhe sot. Asnjëra nga partitë nuk deshi të komentojë ose të japë detaje nëse në takimin “sekret” kanë arritur ndonjë marrëveshje paraprake në prag të koordinimit të së hënës me kryeparlamentarin Talat Xhaferi. Takimi në Kuvend bëhet më qëllim që partitë të gjejnë gjuhën e përbashkët për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që të mund të vazhdohet mandati i krerëve të komunave dhe këshillave komunal. VMRO-DPMNE-ja kërkon nga shumica parlamentare që…

Lexo më Shumë

14 May Tërmeti me zhurmë të madhe sot në orën 4 e 8 minuta të mëngjesit ka zgjuar banorët e Shkupit. Sipas matjeve të laboratorit sizmologjik në Shkup, bëhet fjalë për dridhje prej 4.2 shkallëve sipas Rihterit që ka goditur epiqendrën rajonale të Shkupit, ku edhe ndodhi tërmeti i vitit të kaluar.  “Është dukuri normale që në epiqendrën rajonale ku kishim tërmet prej 5.3 shkallësh të pasojë lëkundje prej 4 shkallëve sipas Rihterit, përkatësisht 4.2 ballë siç ishte ky. Kjo nuk do të thotë se do të ketë sërish, por nuk përjashtohet mundësia për tërmet tjetër, edhe njëherë do të…

Lexo më Shumë