14 May Nga dita e nesërme pritet të rikthehet sërish moti i keq në Maqedoni. Në veriperëndim dhe verilindje do të ketë reshje shiu me intensitet të lartë, në pjesën tjetër të territorit do të ketë intensitet më të ulët të reshjeve. Temperaturat do të ulen ndjeshëm dhe do të ketë vranësira në të gjithë territorin e vendit, ndërsa pasdite vendi do të perfshihet nga reshjet e shiut. Gjatë javës së ardhshme temperaturat e mëngjesit do të jenë në ulje të vazhdueshme, ndërsa do të ketë përmirësim vetëm nga enjtja, informojnë nga DPHM.
Author: almakos
Ministria e Punëve të Brendshme ka vërtetuar se dje në shtëpinë e prindërve të deputetit Antonio Milloshoski është gjetur mjet shpërthyes, transmeton SHENJA. Sipas MPB-së, dje rreth orës në fshatin Izhishte- Makedonski Brod, M.M (66) nga Kërcova përderisa sa ka qenë duke kositur në oborrin e shtëpisë ka dëmtuar një mjet të fortë, të cilin më herët nuk e ka vërejtur. Nga goditja mjeti ka filluar të nxjerr tym të bardhë, ndërsa M.M si pasoj ka ndjerë dhimbje në pjesën e syve, hundës dhe gjoksit. Më pas M.M është drejtuar kah njëra prej hapësirave të bodrumit të shtëpisë ku në…
Drejtori i Institutit për Sizmologji në Shkup, Mihaill Garevski në një intervistë për TV SHENJA, tha se duke parë që epiqendra e tërmetit ka qenë e njëjta me atë të shtatorit, kur kishim dridhje prej 5.3 shkallë, vlerëson se kjo është një lloj after-shock. “Sepse është epiqendra e njëjtë e vitit të kaluar nga shtatori kur kishim magnitudë 5.3, kjo është ai aktiviteti i cili vazhdon dhe mund të thuhet se kjo është një lloj after-shock edhe pse ka kaluar një periudhë e gjatë. Magnitudad 4.1, 4.2 shkallë është normale që shqetëson, sepse sipas shkallës evropiane sizmike, kjo është diku…
Deputetit i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshski në rrjetin social facebook ka denoncuar se është vendosur një bombë në shtëpinë e babait të tij. “Dje në fshatin Izhishte, rreth orës 22:00 ekipe të MPB-së nga Makedonski Brod, Prilep dhe antiterorizëm nga Shkupi me sukses kanë demontuar bombën në pjesën e pasme të shtëpisë së babait tim, e vendosur në mënyrë qyqare me qëllim që t’i vras ose lëndoj prindërit e mi. Kanë pasur fat që nuk e kanë hapur derën me forcë, ndërsa pasi që e ka parë se për çfarë bëhet fjalë, e ka denoncuar rastin. Pres që organet kompetente të…
Nga LSDM konsiderojnë se kryetari Gjorge Ivanov duhet menjëherë ta japë mandatin dhe me atë të mundësojë që kryetari i partisë Zoran Zaev shpejt të formojë Qeveri të re dhe atë ligjërisht të konfirmohet data për zgjedhjet lokale. Nga partia konsiderojnë, siç thonë “vendosja me data për zgjedhjet lokale si në loto emision është përfundimisht joserioze dhe nuk çon askund” dhe se në VMRO-DPMNE duhet të mbisundojë arsyeja, partia të veprojë në mënyrë konstruktive dhe të mundësojë që Maqedonia të shkojë përpara. Çdo ditë të re bllokadë të proceseve demokratike, shtohet në të, është dëm i ri mbi qytetarët dhe…
Ministria e punëve të brendshme i ka tërhequr edhe fletarrestin ndërkombëtar edhe fletarrestin vendor, të cilat ishin lëshuar ndaj biznesmenit Sead Koçan . Gjykata Supremë, të premten solli vendim për kthimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë për paraburgim për biznesmenin Koçan. Kërkesa e Prokurorisë Special për paraburgim të biznesmenit Sead Koçan ishte pranuar nga Gjykata Penale dhe nga Gjykata e Apelit. Me vendimin e Gjykatës Supreme lënda kthehet për rishqyrtim. Këshilli Penal I Gjykatës Themelore Shkup 1 e tërhoqi flet arrestin për Koçanin dhe sërish do të vendosë për arrestimin ose jo të tij. Prokuroria publike kërkonte…
Si pasojë e daljes së trenit të udhëtarëve nga shinat në afërsi të qytetit Selanik, në Greqi, sipas të dhënave të para mësohet se kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur 5 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA). Në një deklaratë të publikuar nga Administrata e Hekurudhave Shtetërore të Greqisë (TRAINOSE), njoftohet se treni i udhëtarëve i linjës Athinë-Selanik ka dalë nga shinat për arsye ende të papërcaktuara në afërsi të Selanikut, ku si pasojë kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur 5 të tjerë, nga të cilët në mesin tyre edhe makinisti.
Sot herët në mëngjes toka është dridhur përsëri në Maqedoni, ku më së shumti është ndjerë në në rajonin e Shkupit sikurse edhe epiqendra e të cilit ka qenë në Shkup, 4 km afër fshatit Haraçinë. Tërmeti ka ndodhur në ora 04:08, me një intensitet prej 4.2 të shkallës Rihter. Nuk raportohen të lënduar apo dëme materiale. Sipas informatave të deritanishme tërmeti është ndjerë edhe në Kosovë dhe Shqipëri.
Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe së paku dhjetë persona janë lënduar kur një tren pasagjerësh doli nga binarët në Greqinë veriore mbrëmjen e së shtunës, kanë bërë të ditur autoritetet. Treni ishte nisur nga Athina dhe po shkonte drejt Selanikut kur doli nga binarët pranë qytetit Adendro. Lokomotiva e trenit u përplas në një shtëpi aty afër, por shkaku i aksidentit ende nuk është bërë i ditur, transmeton gazetametro.net
Në orën 4.08 minuta një tërmet me fuqi prej 4.2 shkallë sipas Rihterit ka dridhur Shkupin qytetin e Shkupit. Dridhja është ndjerë edhe në pjesë tjera të Maqedonisë. Epiqendra ka qenë mes fshatrave Marinë dhe Haraçinë. Tërmeti poashtu është ndjerë edhe në Kosovë dhe Serbi.
Zgjedhjet lokale duhet të mbahen sa më shpejtë që është e mundur. Kështu ka thënë sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Ai gjithashtu ka apeluar që së bashku me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. “Apeli jonë është që të mbahen zgjedhjet më 2 korrik, ndërsa dy javë më pas rrethi i dytë. Ajo që shohim se nga pala tjetër nuk ka disponim për të pranuar këtë afat, nëse do të kishte pasur do ta kishin pranuar dhe do të kishte zgjedhje më 2 korrik. Por si duket kanë frikë se do t’i humbin ato zgjedhje dhe kërkojnë që…
Sead Koçan shpëtoi nga paraburgimi. Këtë e bënë të ditur burime nga Prokuroria Speciale. Vendimi zyrtar i gjykatës do duhet të presë deri të hënën në mënyrë që të shihen arsyet e shfuqizimit dhe arsyetimet e mbrojtjes teksa ka bërë ankesën. Edhe pse Koçan tani ka mundësi që të kthehet i lirë në Maqedoni, llogaritë e tij bankare mbeten të bllokuara. Është e çuditshme se në çfarë baze është bërë shfuqizimi duke marrë parasysh se Koçan llogaritej se është në ikje. Avokati i biznesmenit që është më shumë se dy muaj në arrati Sead Koçan, nuk dëshi të komentojë bllokimin…

