Author: almakos

13 May Përfaqësuesit e të gjitha partive politike gjatë ditës janë mbledhur në koordinim “sekret” me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi.  Për këtë takim pothuajse mediat nuk ishin fare të informuara, ndërsa nuk u dhanë kurrfarë detajesh se për çfarë diskutuan partitë parlamentare me Xhaferin dhe nëse kanë arritur marrëveshje për zgjedhjet lokale.  Qëllimisht ose jo një ditë më parë mediat u njoftuan se kryeparlamentari i ri Xhaferi  për të hënën ka caktuar koordinimin me partitë parlamentare. Ndërsa u tha se një ndër temat e diskutimit midis koordinatorëve do të ishte data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale dhe nëse arrihej…

Lexo më Shumë

Mbi 80 për qind e të papunësuarve në vend presin punësim prej më shumë se një vit. Bëhet fjalë për një numër madje prej 182.027 personave. Por ende më shqetësues është fakti se 62,000 nga to janë të rinj të moshës deri në 29 vjet. Këto shifra të publikuara nga Enti shtetëror për statistikë konfirmojnë se shteti përballet me vështirësi sa i përket zbutjes së papunësisë në mesin e të rinjve. Sipas drejtorit të Agjencisë për punësim Vllatko Popovski, janë ndërmarrë masa të shumta të dedikuara për të rinjtë, por siç thotë ai, për papunësinë e lartë në këtë kategori…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë rekomandoi të kemi kujdes me ekspozimin në temperaturat e paralajmëruara të larta të cilat, siç  kumtoi, mund të kenë pasoja për shëndetin te disa persona. “Rekomandohet që qytetarët të jenë të kujdesshëm, duke pasur parasysh ekspozimin në temperaturat e larta, pa adaptim paraprak gradual, krijon ndjenjën e ngrohje më intensive të ngjashme me atë në muajt e verës dhe mund të shkaktojë probleme shëndetësore te disa persona. Njëherit rekomandohet personat e sëmurë kronik rregullisht ta marrin terapinë e shkruar”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Sipas informacioneve nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike, sot dhe nesër priten temperatura më të…

Lexo më Shumë

13 May Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka pritur në një takim ambasadorin e Italisë në Maqedoni, Carlo Romeo. Në këtë takim është diskutuar për formimin e qeverisë dhe në përgjithësi për situatën politike pas ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend si dhe për zgjedhjet lokale. Ndër të tjera Ahmeti  ka  thënë se nuk ka pengesa për formimin e qeverisë. Nga BDI përmes kumtesës njoftojnë se Ahmeti në takim ka theksuar se partia e tij respekton dhe përkrah rendin kushtetues dhe karakterin unitar të vendit. “Ahmeti nënvizoi që nuk ka asnjë arsye për vonesa dhe që për…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka pritur Ambasadorin Italian në Maqedoni, Karlo Romeo. “Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Romeo diskutuan për formimin e Qeverisë dhe në përgjithësi për situatën politike pas ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend si dhe për zgjedhjet lokale. Ahmeti falënderoi Italinë për mbështetjen e dhënë dhe njoftoi ambasadorin Romeo për qëndrimet e BDI-së mbi temat e lartëpërmendura”, thuhet në komunikatën e BDI-së. Mes tjerash në komunikatë thuhet se Ahmeti ka theksuar që BDI respekton dhe përkrah rendin kushtetues dhe karakterin unitar të vendit, ndërsa Qeveria e re reformuese duhet që sa më shpejtë të zgjidhet dhe…

Lexo më Shumë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë për “Nacional” të Kroacisë ka folur për krizën politike në Maqedoni si dhe ka theksuar se me zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryekuvendar është vetëm një fillim i zgjidhjes së krizës. Ai konsideron se zgjedhja e Xhaferit është tërësisht legjitim dhe shton se shumë shpejt do të formohet edhe qeveria e re. “Pas të gjitha ngjarjeve, u zgjodh kryetari i Parlamentit Talat Xaferi, i cili është shqiptar. Por, para se gjithash dua të theksoj se unë besoj që Maqedonia është shtet multietnik dhe evropian, ku askush nuk mundet të diskriminojë komunitetin shqiptar.…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka thënë se kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, i përkrahur nga LSDM, ka filluar të zbatoj gjuhën shqipe si gjuhë me të cilën do t’i drejtohet opinionit përpos gjuhës maqedonase, duke treguar se si do të filloj të zbatohet dygjuhësia në vepër. “Qytetarët e Maqedonisë mund të shohin vetëm një segment të vogël se si do të funksionojnë institucionet pasi që LSD do të ndërmerr pushtetin- dygjuhësi e plotë në të gjitha segmentet e pushtetit në nivel lokal dhe qendror, bankënota dhe uniforma, debate për ndryshim të simboleve shtetërore, ndryshim të emrit si dhe faza finale e planit të…

Lexo më Shumë

LSDM në komunikatën e sotme thekson se është e nevojshme të gjithë institucionet dhe subjektet politike në shtet të jenë në majën më të lartë të detyrës me qëllim që të zgjidhet qeveria e re në afat sa më të shkurt dhe të krijohen kushte ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. “Gjorge Ivanov menjëherë duhet të jep mandatin për formimin e qeverisë. Ekziston Programi i qeverisë reformuese e cila e garanton unitaritetin e Maqedonisë, e cila do të punoj sipas Kushtetutës dhe në interes të perspektivave euroatlantike. Do të ketë riafirmim të këtyre përcaktimeve strategjike, me qëllim që të thyen…

Lexo më Shumë

Ndryshimi i ligjit për Ministrinë e Punëve të Brendshme, me të cilin kompetencat për policinë u bartën nga Ministri tek drejtori i Byrosë për Siguri Publike, erdhi si pasojë e negociatave të zhvilluara në Përzhino gjatë vitit të kaluar, raporton SHENJA. Fillimisht, intencë për të ndryshuar këtë ligj kishin shfaqur partnerët e atëhershëm qeveritar, VMRO-DPMNE dhe BDI, ndërsa pas negociatave të ndërmjetësuara nga faktori ndërkombëtar, përpos marrjes së ingerencave të ministrit, u vendos edhe në lidhje me ndryshimet kadrovike të cilat mund t’i bënte ministri teknik. Sipas propozimit, parashihej që 100 ditë para zgjedhjeve të formohet Qeveri kalimtare me dy…

Lexo më Shumë

Vendi ku para shtatë viteve u shpërngul arkivoli që barte me vete trupin e ftohtë të dëshmorit të kombit, Harun Aliu, priti sot mysafir të zymtë, të pikëlluar, fytyra të ngrysura por, kryelarta, raporton SHENJA. Familjarë, bashkëveprimtar dhe shumë persona të tjera sot, përmes lutjeve, përkujtuan edhe njëherë veprën jetësore të komandant Kushtrimit. Sot u thanë shumë pak fjalë për veprën e tij. Mbizotëronte heshtja dhe meditimi në të. Veprat e tij atdhetare që u kurorëzuan me plumba vrasës, nuk lanë vend për të thënë shumë fjalë, pasi varri i tij flet më shumë se zhurma e plumbave… duke e…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot ka qenë në Prokurorinë Themelore Publike për të dhënë deklaratë në lidhje me dhunën që është bërë më 27 prill në Kuvend. Përpos përgjegjësi për dhunuesit, Zaev ka kërkuar përgjegjësi edhe nga organizatorët por edhe nga ata që kanë ndihmuar, ndërsa në mesin e tyre janë gjashtë deputetë të VMRO-DPMNE-së. “Nuk do të kishte dhunë nëse kolegët e mi deputetë nuk e bënin atë, në një mënyrë të menduar mirë, nëpërmjet bisedave telefonike, gjashtë prej tyre, aq sa i pashë unë, morën pjesë në hapjen e dyerve, madje duke ju treguar në mënyrë të…

Lexo më Shumë

Universiteti i Evropës Juglindore, duke filluar që nga vitin akademik 2017/2018, do të sigurojë nga një profesor për secilin student, i cili për gjatë gjithë ciklit të studimeve, do të kujdeset për mentorimin e studentit dhe mbarëvajtjen e studimeve të tij. Po ashtu njëra prej lëndëve për secilin fakultet do të ligjërohet nga profesorë eminentë ndërkombëtarë. Rektori i UEJL-së Zamir Dika njoftoi se këtë vit në studimet deri diplomike do të regjistrohen 700 studentë kurse master, 400 studentë.

Lexo më Shumë