Author: almakos

Në Budvë të Malit të Zi ka filluar Forumi i 7-të 2BS (To Be Secure) i titulluar si “Sfidat e ndryshimit të politikave dhe ridrejtimi i Aleancës”, ku do të diskutohet për sfidat dhe kërcënimet më të mëdha të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare në këtë dekadë. Në Forumin e këtij viti marrin pjesë zyrtarë të lartë nga rajoni si dhe mysafirë nga Evropa dhe Amerika, raporton Anadolu Agency (AA). Fokusi në forumin e shtatë kryesisht do të përqendrohet në përcaktimin dhe ripërcaktimin e marrëdhënieve në linjën SHBA-NATO-Rusi. Në lidhje me këtë, theksi i veçantë do të jetë në ndikimin që…

Lexo më Shumë

Kryeministri grek Aleksis Cipras arriti në Pekin ku më 14 dhe 15 maj do të marrë pjesë në forumin për bashkëpunim ndërkombëtar “Një rrip, një rrugë” me qëllim që të nënshkruhet memorandum për bashkëpunim me të cilin do të stimuloheshin investimet kineze në Greqi. Në margjina të samitit Cipras do të realizojë takime me më shumë liderë botëror, mes të cilëve edhe me sekretarin e përgjithshëm të KB-së Antonio Guteresh. Sipas burimeve nga kabineti i kryeministrit grek, të cilave u referohen disa media greke, Cipras dhe Guteresh do të bisedojnë për situatën në Maqedoni dhe marrëdhëniet greko-turke. Hollësi të tjera…

Lexo më Shumë

Sot mbushen 7 vjet nga vrasja e Harun Aliut, komandant Kushtrimit dhe tre shokëve të tij, Xhafer Shala, Qemal Fejzullahu dhe Shaban Zenuni, shkruan SHENJA. Harun Aliu ka lindur më 20 maj të vitit 1971 në Hasanbeg të Shkupit, ku kaloi fëmijërinë e tij dhe kreu shkollën fillore. Në vitet e tetëdhjeta pushteti Jugosllav e hoqi përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha shkollat e mesme dhe krijoi paralelet e përziera ku mësomi zhvillohej në gjuhën maqedonase. Aliu refuzoi të ndjekë mësimin në gjuhën maqedonase dhe udhëtoi drejt Damaskut të Sirisë për të kryer shkollën e mesme. Më pas kthehet…

Lexo më Shumë

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Grupacioni i Grave Afariste pranë OEMVP-së dje realizuan vizitë studimore biznes inkubatorëve që operojnë në Shqipëri, gjegjësisht në qytetin e Tiranës, Ecosystem Tirana – Innovation Hub Albania dhe Yunus Social Business Balkans. Kjo vizitë, siç njoftojnë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, u realizua në bashkëpunim dhe përkrahje të Programit për rritjen e punësueshmërisë së tregut – IME, vizitë kjo e cila i paraprin hapjes së inkubatorit në kuadër të Odës, me qëllim të përkrahjes dhe motivimit të të rinjve dhe grave në rrugën drejt realizimit të ideve të tyre për biznes. OEMVP si objektiv strategjik…

Lexo më Shumë

Rusët vazhdojnë të ngatërrohen në Maqedoni dhe natyrisht duke sulmuar dhe fajësuar shqiptarët për heqjen nga pushteti të njeriut të preferuar të tyre, Nikolla Gruevski. Portali Sputnik, i cili çdo ditë i kushton mbi 4 shkrime e analiza Maqedonisë dhe sulmit ndaj shqiptarëve, kësaj radhë ka bërë një diversion ndaj Lëvizjes Besa, e cila është realisht formacioni politik që tronditi sistemin e vjetër politik në Maqedoni. Ishte BESA e cila ndryshoi rrjedhjen e ngjarjeve duke provokuar ortekun që i dha fund Gruevskit dhe arrogancës së tij. Një deklaratë e bërë nga Amir Elezi, drejtues i BESA-s se “pozita e shqiptarëve…

Lexo më Shumë

Prokurorja speciale Katica Janeva e cilëson qeverisjen dhjetëvjeçare të VMRO DPMNE-së si burim të veprimeve kriminale dhe shantazheve, dhe shpreson se ish kryeministri Nikolla Gruevski do të dalë para gjykate për secilin veprim që dyshohet. “Vlerat morale në shoqërinë e Maqedonisë gjatë dhjetë viteve të fundit janë zhvendosur, gjithë kjo për shkak të qeverisjes së kësaj garniture qeveritare. Këtë e pamë nga materialet e publikuara, dhe ne e dëgjojmë nga materialet e bisedave telefonike që nuk janë publikuar. Më e rëndësishmja deri tani është keqpërdorimi i procesit zgjedhor ku partia qeverisëse për shkaqe lukrative, partia qeverisës ka qëndruar në pushtet.…

Lexo më Shumë

Edhe sonte kanë vijuar protestat e “Për Maqedoni të Përbashkët”. Organizatori i protestës kërkoi nga presidenti Gjorge Ivanov që mos të pranojë asnjë garanci nga shumica e re parlamentare dhe të mos i dorëzojë mandatin për formimin e Qeverisë. Protestuesit edhe sonte kërkuan zgjedhje të reja parlamentare. [embedded content]

Lexo më Shumë

Më 11 maj 2017, një delegacion i përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara vizitoi Maqedoninë, si pjesë e një vizite rajonale për të diskutuar çështje të ndryshme, përfshirë klimën politike demokratike dhe zhvillimin ekonomik të rajonit të Ballkanit. Delegacioni dypartiak, i udhëhequr nga kongresmeni Bob Goodlatte, kryetar i Komitetit gjyqësor, u takua me kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi, me deputetë dhe prokuroren speciale Katica Janeva. Përveç kësaj, delegacioni u takua edhe me ministrin e mbrojtjes Zoran Jolevski dhe ministrin për punë të jashtme Nikolla Poposki, ndërsa në kazermat Ilinden, Batalioni i policisë ushtarake prezantoi pajisjet e financuara nga SHBA.…

Lexo më Shumë

Kryeprokurorja Soeciale Katica Janeva në një intervistë për Dojçe Vele shprehet e bindur se Specialja do të fitojë mundësinë që deri në fund të përfundojë punën e saj. Ajo madje pret zgjatjen e mandatit të Speciales. Në këtë intervistë Janeva apeloi qytetarët të cilët posedojnë incizime ose dëshmi për vepra kriminale edhe më tej të bashkëpunojnë me këtë Institucion. Janeva pret që ish kryeministri Nikolla Gruevski të nxirret para drejtësisë dhe të përgjigjet për dyshimet dhe akuzat që rëndojnë mbi të.

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian vlerëson se kriza e zgjatur politike në vend ka ndikuar negativisht në ekonominë e vendit. Sipas raportit të publikuar sot nga qeveria joformale e Bashkimit Evropian, me titull “Rimëkëmbja ekonomike gjithnjë e më shumë është e rrezikuar nga pengesat politike”, në vitin 2016 në Maqedoni është ngadalësuar rritja dhe ka arritur në 2,4 për qind të BPV­-së, si rezultat i krizës afatgjatë politike. “Rritja e BPV-së është ngadalësuar dukshëm në vitin 2016 si pasoj e përkeqësimit të investimeve. Fundamentet ekonomike për përforcimin e kërkesës vendore dhe importi  kanë mbetur të theksuara, megjithatë rreziqet negative të aspektit pozitiv kanë…

Lexo më Shumë

Gjykata kushtetuese me të drejtë nuk inicoi dje procedurë lidhur me mandatin e kryetarëve të komunave dhe të këshillëve komunal, pasi e njëjta nuk ka kompetencë për një gjë të tillë. Kështu vlerëson juristi Bekim Kadriu, i cili tha se Kuvendi tanimë është funksional dhe në njërën nga seancat e para do të bëjë ndryshime të ligjeve përkatëse që e rregullojnë mandatin e njësive të vetëadministrimit lokal, përkatësisht e kryetarit të komunave dhe të këshillave. Ai vlerëson se kjo çështje do të zgjidhet për maksimalisht dy javë. Ai tha se për vazhdimin e mandatit të kryetarëve të komunave  duhet të…

Lexo më Shumë