Komuna e Tetovës ka marr vendimin që Aleksandër Baçevski të shkarkohet nga posti i drejtorit në Shkollën e mesme profesionale “Mosha Pijade” në Tetovë. Shkarkimi i Baçevskit erdhi pasi u publikuan pamje të reja të të dyshuarve të dhunshëm në ngjarjet në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit. Lidhur me ngjarjet e përgjakshme që ndodhën me 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë, nga ana e Sektorit të Punëve të Brendshme në Shkup janë marrë masat dhe po bëhen edhe hapa konkretë në identifikimin e personave të tjerë që kanë marrë pjesë në këto ngjarje./Alsat-M
Author: almakos
Natën e 27 prillit policia dështoi, por a dështoi ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu? Përgjigjen e kësaj pyetje do ta mësoni sonte në kuadër të emisionit “Rruga drejt…”, nën udhëheqjen e gazetares Arta Tahiri. Më 27 prill, një pjesë e protestuesve të shndërruar në dhunues sulmuan Kuvendin e Maqedonisë. Atë natë u sulmua Kuvendi, u sulmua demokracia dhe shteti juridik. Gjithë dhunën, sulmet fizike, madje edhe tentimet për vrasje të deputetëve, të atyre që populli i ka zgjedhur përfaqësues të vet, policia e ndoqi duke shikuar sehir!
Një pjesë e përdoruesve të rrugës “Sasa” nr. 32 nesër do të jetë pa energji elektrike nga ora 8:30 deri me 10:30 dhe nga 12:30 deri në 15, konsumatorët nga bulevardi “Boris Trajkovski” pn, objektet e hyrjes së Pastiçerisë, restoranti “Mandra”, “BA Kompani” dhe rrethina në komunën e Kisella Vodës. Në periudhën prej orës 9 deri në orën 10 pa furnizim me energji elektrike do të jenë një pjesë e konsumatorëve të rrugëve “Brsjaçka buna”, “Pellagonia”, “Nov zhivot” dhe “Zletovska” në Shuto Orizarë. Nga ora 9 deri në 13:30 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e konsumatorëve të…
Talat Xhaferi edhe zyrtarisht bëhet “pronar” i Parlamentit të Maqedonisë. Regjistri Qendror dje pasdite ka fshirë Trajko Veljanovskin dhe në vend të tij, si autoritet kryesor të Parlamentit ka regjistruar Xhaferin. Me këtë, edhe zyrtarisht Talat Xhaferi është personi që pyetet dhe vendos për të gjitha dokumentet dhe veprimet zyrtare të Parlamentit. Ndryshe, dy ditë më parë, Gazeta Zyrtare shpalli vendimin për emërimin e Xhaferit si i pari mes deputetëve, ndërsa në bazë të këtij vendimi, dje pasdite edhe Regjistri Qendror ka ndryshuar të dhënat zyrtare, konkretisht ka fshirë Veljanovskin ndërsa në vend të tij, ka shënuar emrin e Xhaferit.…
“Në zgjedhjet e fundit parlamentare, pasardhësit e komunistëve maqedonas – LSDM e bënë mashtrimin e radhës kundër shqiptarëve. LSDM-ja, bashkë me veglat e veta shqiptare, e shfrytëzoi apatinë që te elektorati shqiptar e krijuan dy partitë parlamentare shqiptare, BDI dhe PDSH, dhe – në llogari të kësaj apatie – e mbolli farën e rrjedhjes së votave. Kjo rrjedhje e votave nuk është një dukuri normale.”, thotë Shpëtim Pollozhani, kryetar i SHBPSH-së. Nuk pajtohet assesi me rrjedhën e votave shqiptare në kampin politik maqedonas. Vlerëson se kjo situatë ka ardhur me fajin e dy partive politike të shqiptarëve të Maqedonisë –…
Prokuroria prezanton inçizim për fillimin e luftimeve me të cilat synon të dëshmojë se policia e ka paralajmëruar grupin kur ka hyrë në Lagjen e Trimave. Sipas avokatëve mbrojtës, raporton SHENJA, të cilët ishin të vetmit së bashku me prokurorinë dhe të akuzuarit që panë videon, materiali është modifikuar dhe prerë ose siç e përshkruan ata “lepeno, seçeno, montirano” pasi zëri i policëve që gjoja paralajmërojnë të akuzuarit se po sulmojnë është zë intern nga biseda mes policëve dhe nuk është bërë thirrje ose parajmërim në altoparlant. Pjesa e parë e seancës se sotme ishte e mbyllur ndërsa gazetarët presin…
Për herë të parë në Maqedoni qytetarët do të kenë mundësi të shohin një numër të madh të kanaleve në gjuhën shqipe. Televizionet Nacionale siç janë: Top Channel, Top News, Klan HD, Tribuna, RTV Scan, News24, FolkloRit dhe shumë të tjerë të cilët janë të kapshëm me pakot e Digitalb nga Neotel. “Me aktivizimin e një nga pakot shtesë të Neotel mundeni në mënyrë të relaksuar të shijoni kanalet e juaja të preferuara televizive në një atmosferë të relaksuar familjar. Këto pako shërbimet të Neotel janë të dizajnuar sipas nevojave të konsumatorëve. Në dispozicion janë një numër i madh i…
Për shkak të ngjarjeve në Kuvend janë suspenduar nga puna gjashtë policë. Sektori për kontroll të brendshëm i MPB-së ka vërtetuar se ata kanë qenë të involvuar në protestat e dhunshme. Për pesë prej tyre është vërtetuar se nuk kanë intervenuar kur disa deputetë të VMRO-DPMNE-së kanë hapur derën kryesore të Kuvendit protestuesve dhe ata janë futur brenda. Të pestë janë të punësuar në Sektorin për sigurim e njohur, shkruan Telma, transmeton SHENJA. Polici i gjashtë është suspenduar me arsyetimin se ka penguar personin zyrtarë në kryerjen e detyrës së tij. Nga policia informojnë se nuk bëhet fjalë për masa…
VMRO-DPMNE në një komunikatë për media ka thënë se Zaev nuk do të ketë sukses në realizimin e Platformës së Tiranës, pa marrë parasysh, thonë ata, përkrahjen që e ka nëntoka kriminele e LSDM-së. “Qytetarët nuk pajtohen që Zaev në llogari të shtetit t’i paguaj borxhet që i ka ndaj narko-mafisë. Të kota janë përpjekjet e LSD për të fshehur lidhjen me narko-mafinë, kur në periudhën e kaluar opinioni ishte dëshmitarë i aksioneve policore kundër narko trafikuesve të afërt me Zaevin dhe bashkëpunëtorët e tij. Përgjegjësi për krimet duhet të ketë dhe askush nga LSD nuk do të mund të…
LSDM ka njoftuar sot se qytetarët dhe tërë opinioni vendas, si dhe bashkësia ndërkombëtare në mënyrë të hapur dhe të qartë janë të njohur me programin e qeverisë së re reformuese e cila e garanton unitetin e Maqedonisë, punën sipas Kushtetutës dhe integrimet euroatlantike. Në kumtesën e sotme LSDM thekson se shumica parlamentare është e gatshme ta riafirmojë para opinionit dhe para presidnetit Gjorge Ivanov, Programin e Qeverisë së re. “Por, interesi i lartë i qytetarëve është që Ivanovi të veprojë në pajtim me Kushtetutën, të ndalojë me të gjitha justifikimet e paarsyeshme që kanë për qëllim tentimin për mbrojtjen…
Lideri i LSDM-së ka marrë mbështetjen tonë që të dorëzojë garanci për karakterin unitarë të Maqedonisë ka deklaruar për 24 Vesti, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, i cili pret që presidenti Gjorge Ivanov të ndajë mandatin. Ahmeti ka vënë në pah edhe rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve lokale. “Me rëndësi është që të arrihet marrëveshje mes forcave politike rreth zgjedhjeve lokale…”, ka thënë Ahmeti.
Njëmbëdhjetë persona janë lënduar lehtë nga gjithsej 16 aksidente trafiku që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në pesë gjashtë aksidente janë shkaktuar dëme materiale. Siç njofton SPB Shkup, janë sanksionuar 10 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, dy shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, 18 shoferë të cilët i kanë drejtuar automjetet e tyre pas skadencës së patentës së shoferit ose pa patentë shoferi, si dhe 42 automjete të parkuara jo në rregull. Janë sanksionuar edhe 38 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë kalimit të shënuar për këmbësorë,…

