Author: almakos

10 May Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, sot ishte në Prokurorinë Themelore. Ai në prokuroi u paraqit në cilësinë e deputetit të rrahur nga protestuesit e dhunshëm që hynë në Kuvend më 27 prill. Para prokurorit ai ka treguar se si janë sulmuar dhe rrahur brutalisht kolegët e tij deputet. Grubi me insistim pohon se edhe ai është sulmuar, ndonëse në incizimet shihet se ai i paprekur nga askush e braktisi sallën e konferencave dhe miqësisht u përshëndet me njërin nga protestuesit. Ai del i lirë në momentin kur turma e personave të maskuar hynë në sallë dhe i sulmojnë…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese sot ngriti procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë të nenit 8 A nga Kodi Zgjedhor dhe nenin 11 nga Ligji për parandalimin e korrupsionit, gjegjësisht miratoi masë të përkohshme për ndërprerje nga përmbarimi të dispozitave kontestuese me të cilat ndalohej pagesa e subvencioneve bujqësore deri te formimi i qeverisë së re, deri te vendimi përfundimtar i tij. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka pengesë ligjore që Ministria e Financave të mos i paguajë parat dedikuar për subvencionimin e bujqve para se të formohet qeveria. Nisma deri te Gjykata Kushtetuese u parashtruara nga shoqata e bujqve “Agrotikveshia” me të…

Lexo më Shumë

10 May Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur për shkarkimet e para të punonjësve të saj lidhur rolin e tyre mbi ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. Pezullimi, siç mëson Alsat M, përfshinë të paktën 5 persona, mes tyre eprorë dhe inspektorë, të cilët kishin rol direkt mbi mosveprimin e tyre në ambientet e Kuvendit, gjatë ngjarjeve të përgjakshme. Siç mëson Alsat M, këto masa janë marr nga Kontrolli i Brendshëm. Ndërkohë propozimi i ministrit të Brendshëm deri tek Qeveria për shkarkimin e drejtorit të Byrosë së Sigurimit Publik, Mitko Çavkov është shtyrë për mbledhjen tjetër. Ekspertët nuk përjashtojnë…

Lexo më Shumë

10 May Gjykata Supreme edhe zyrtarisht konfirmoi se më datën 30 të këtij muaji është caktuar seancë publike për rastin “Monstra”.  Seanca publike vjen me kërkesë të të akuzuarve që u dënuan me burgim të përjetshëm. Disa herë radhazi, avokatët pohonin se i tërë rasti i vrasjes së pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës është rast i montuar dhe se në të janë përfshirë edhe funksionarë të lartë shtetëror. Ndryshe, për rastin “Monstra”, gjashtë persona janë dënuar me burg të përjetshëm. Lideri i LSDM-së nga ana tjetër premtoi se përmes “bombave” do të kuptohet e vërteta për vrasjen e tmerrshme tek…

Lexo më Shumë

Kryetari i Gjykatës Themelore të Kotorit Branko Vuçkoviç ka lëshuar sot urdhër arrest për ish presidentin e ish Unionit Serbi-Mali i Zi dhe zyrtarit të dikurshëm të lartë të Partisë Demokratike Socialiste Svetozar Maroviç. Urdhëri është lëshuar për vuajtje të dënimit me burg pas shpalljes fuqiplotë të vendimit nga Gjykata e Lartë në lartësi prej tre vite e nëntë muajsh, raporton Anadolu Agency (AA). “Dënimi për të dënuarin e sipërpërmendur është dhënë për krimet e kryera edhe atë për dy veprat penale në vazhdimësi të shpërdorimit të pozitës zyrtare përmes nxitjes nga neni 416 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1…

Lexo më Shumë

“Rruga drejt”,  debat mbi zhvillimet politike pas zgjedhjes së kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi, vendimi për zgjedhjen e të cilit tashmë u publikua edhe në gazetën zyrtare. Gjatë emisionit do të flitet edhe për kulaçin qeveritarë gjegjësisht për luftën virtual të simpatizantëve partiak rreth ndarjes së posteve ministrore. Mbi aktualitetin politik në studio të ftuar janë: Arbër Ademi, zv/kryeministër për çështje evropianeAmir Elezi, përfaqësues i Lëvizjes BESASulejman Rushiti, opinionist, ish ministër Emisionin do të mund ta ndiqni sonte me fillim në ora 22:30. 

Lexo më Shumë

Letra e Kuvendit të RM-së, mbrëmë më datë 09.05.2017 ka arritur në Kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë. “Presidenti Ivanov pret që lideri i LSDM-së të përmbush fjalën e dhënë se bashkë me partnerët e koalicionit do të sigurojnë garanci për rruajtjen e karakterit unitar të shtetit dhe se gjithçka do të jetë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”, thonë nga Kabineti i presidentit, Gjorge Ivanov. “Ivanov mbetet në qëndrimin se e ashtuquajtura “Platformë e Tiranës”, por edhe çfarëdo qoftë dokumenti tjetër, akt apo veprim që është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë nuk mund…

Lexo më Shumë

Kryetari i organizatës nacionaliste “Kongresi Botëror Maqedonas”, Todor Petrov, ka njoftuar se ka dorëzuar iniciativë te Gjykata Kushtetuese për rishqyrtimin e legjitimitetit të kryetarit të ri të Kuvendit, Talat Xhaferi, “Dorëzova iniciativë te Gjykata Kushtetuese duke vlerësuar  se kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferi, nuk ka kurrfarë legjitimiteti dhe se në mënyrë të rreme paraqitet si kryetar. Zgjedhja e tij është kryer në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet në Kuvendin dhe Rregulloren e tij”, deklaroi Petrov.

Lexo më Shumë

Gjyakata Kushtetuese unanimisht ka vendosur të mos shqyrtojë iniciativën për shfuqizimin e mandateve të kryetarëve të komunave dhe këshillave komunal. Në seancë e sotme Gjykata Kushtetuese është shprehur se ajo nuk ka kompetenca të tilla dhe i vetmi institucion kompetentët për të shqyrtuar një iniciativë të tillë është Kuvendi. Mandati i kryetarëve të komunave dhe këshillave skadon më 15 maj. Megjithatë pas konstituimit të Kuvendit, kjo pikë mund të zgjidhet me iniciativë për ndryshim dhe plotësim të ligjit përkatës dhe i njëjti mund të votohet me një shumicë të thjeshtë votash, që do të 60+1.

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të kaluara në Shkup kanë ndodhur dhjetë aksidente trafiku. Në pesë aksidente lëndime më të lehta kanë marrë pesë persona, ndërsa në pesë aksidente janë shkaktuar dëme materiale. Siç njofton SPB Shkup, janë sanksionuar 10 shoferë të cilët kanë kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, ndërsa katër shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në kalim të shënuar për këmbësorë. Dy shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, ndërsa ka pasur 39 automjete të parkuara jo në rregull. Janë sanksionuar edhe 10 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë…

Lexo më Shumë

Deputetë të partisë opozitare “Demokracia e Re”, 18 të tillë, kanë kërkuar interpelancë me ministrin e Jashtëm Nikos Kotzias në Parlamentin grek, në lidhje me deklaratat e bëra nga ministri i Mbrojtjes Panos Kammenos për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe Maqedoni, gjatë një interviste në kanalin televiziv “SKAI”. Sipas deputetëve të opozitës greke, Kammenos, i cili është njëkohësisht edhe kreu i partisë aleate “Grekët e Pavarur” në qeverinë “Tsipras”, ka shprehur disa pikëpamje në lidhje me zhvillimet e kohëve të fundit në Ballkan, që – siç theksojnë, – nuk janë serioze dhe konsiderohen të paqëndrueshme, pasi bien në kundërshtim…

Lexo më Shumë

LSDM-ja në kumtesën e sotme vlerëson se presidenti Gjorge Ivanov nuk ka nevojë që t’i presë dhjetë ditët dhe se një orë më parë duhet ta japë mandatin për formim të qeverisë së re. “Më nuk ekzistojnë kurrfarë pengesa për dhënie të mandatit. Të gjithë shpjegimet jo të mençura nga Ivanovi janë tejkaluar me hapa të mençur nga ana e shumicës parlamentare e cila me kujdes vepron sipas Rregullores, ligjeve dhe Kushtetutës. Kështu është zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit i cili menjëherë dërgoi njoftim deri te Ivanoi se ka shumicë të re të deklaruar. Gjithashtu, mandatari i ardhshëm, kryetari…

Lexo më Shumë