Author: almakos

Pjesëtarët e grupit të Kumanovës u nderuan në akademi përkujtimore në dy vjetorin e vdekjes së tyre gjatë luftimeve në Lagjen e Trimave. U thurrën lavde të shumta dhe u fol për vuajtjet e shqiptarëve gjatë historisë pasi vazhdimisht u janë shkelur të drejtat. Kjo sipas familjarëve ka qenë nxitja për të ardhur në Kumanovë. Familjarët me lot në sy mezi lidhnin fjalët për të përshkruar dhimbjen, por për një gjë ishin të sigurtë, se ata kishin rënë martir në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve dhe nuk kishin pasur qëllime të tjera financiare. “Këm mbet vetëm me fëmijët…s’di çka…

Lexo më Shumë

Procedurë hetimore për veprën penale “tentim vrasje” ka caktuar Prokuroria Themelore Publike – Shkup për dy sulmuesit, babë e bir, të cilët natën e 27 prillit rrahën deputetin shqiptar Ziadin Sela në Kuvend. Këtë e kumtoi Prokuroria Themelore Publike në faqen zyrtare. “Prokuroria Themelore Publike- Shkup, informon opinionin se deri në këtë moment, janë të identifikuar dy persona që janë të përfshirë në sulmin ndaj deputetit Z.S gjatë njgjarjeve në Parlamentin e RM-së më 27.04.2014. Nga dëshmitë e para të siguruara deri më tani, Prokuroria Themelore Publike- Shkup vlerëson se ekziston dyshim i bazuar se këta persona, së bashku me persona…

Lexo më Shumë

10 May Lidhur me ngjarjet në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit, dy persona do të hetohen për veprën penale vrasje me paramendim. Vendimi u bë i ditur nga Prokuroria Themelore Publike. “Prokurori kompetent publik miratoi urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër dy personave për veprën e përmendur penale. Njëherësh, sipas vlerësimit të Prokurorisë Publike, kundër të dyshuarve është e domosdoshme të shqiptohet masa për sigurimin e tyre, për çka prokurori publik deri te gjykatësi në procedurë paraprake parashtroi Propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit, meqë ekzistojnë të gjitha bazat ligjore për atë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Për…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka paralajmëruar sot se një nga temat për të cilat Serbia do të flasë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), do të jetë deklarata e ish-kreut të Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker për “bashkimin e të gjithë shqiptarëve”, raporton AA. “Ne do të shqyrtojmë të gjitha mundësitë se si do të mund të veprojmë më së miri ligjërisht, nëse mund të padisim ndonjërin, nëse mund të protestojmë politikisht, parasëgjithash në OSBE. Këtë ia kamë thënë dje ambasadorit amerikan”, ka thënë Daçiç, duke shtuar se Qeverisë së Serbisë…

Lexo më Shumë

Dita e 73 ka gjetur sërish në rrugë protestuesit e “Për Maqedoni të përbashkët. Njëjtë si ditët e kaluara protestuesit u nisën prej Qeverisë për tu ndalur para Kuvendit. Kërkesat e sotshme nuk dalluan asgjë nga ato të ditëve të kaluara, organizatorët bën thirrje për mos zbatimin e platformës së përbashkët të partive shqiptare.

Lexo më Shumë

“Do të duhej t’ju vije turp të parashtroni pyetje të tilla”. Ishte kjo një pjesë e përgjigjes së deputetit të BDI-së, Artan Grubi, ndaj pyetjes së gazetarëve se si i komenton  incizimet ku ai shihet se si përshëndetet me njerëzit të cilët ishin pjesë e sulmuesve dhe nëse ai konkretisht ishte i sulmuar. “Marrëzi ordinere dhe spekulim. Do të duhej t’ju vije turp që të parashtroni pyetje të tilla. Sipas logjikës suaj edhe Sheqerinska e përshëndet njërin nga sulmuesit edhe Zoran Zaevi e përshëndet njërin atë që proteston. Sipas asaj logjike, nëse do të ketë prekur kushdo qoftë aty. Po,…

Lexo më Shumë

Kriza politike, e cila në disa momente eskalonte edhe në krizë sigurie, ka ndikuar ndjeshëm në ekonominë e vendit. Kështu thanë eksperti Visar Ademi dhe afaristi Bejtullah Morina në emisionin EKONOMIKS. Andaj, Ademi thekson se është tejet e rëndësishme që kriza të zgjidhet sa më shpejtë, pasi kjo krizë ka paralizuar sektorë të veçantë, por edhe ekonominë në përgjithësi. “Ka disa sektorë të cilët janë të varur nga politika. Para së gjithash kemi këtu sektorin e ndërtimit, i cili nëpërmjet projekteve politike siç është ‘Shkupi 2014’ dhe projekteve infrastrukturore, varshmërinë e ka të madhe nga vetë sistemi politik ose nga…

Lexo më Shumë

Grupi i Kumanovës u tradhtuan nga njerëzit më të afërt të tyre të luftës, ndërsa qëllimi i tyre nuk ishte lufta. Kështu u shpreh Dashurie Sefaj, bashkëshortja e Genci Sefajt, i arrestuar gjatë ngjarjeve në Kumanovë. Zonja Sefaj në emisionin ‘Arena’ shprehu ngushëllime për familjet e të gjithëve që humbën jetën në luftimet e 9 dhe 10 majit 2015, duke potencuar se qëllimi i atyre që i kanë sjellë pjestarët e grupit në Lagjen e Trimave, ka qenë vetëm eliminimi i tyre. “Nuk e kishin qëllim primar luftën, mirëpo si duket u tradhtuan nga njerëzit që ata u besuan shumë,…

Lexo më Shumë

Policia informon se mjekja e nefrologjisë, njëherësh edhe profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë është gjetur e vdekur në oborrin e shtëpisë së saj dhe jo në oborrin e qendrës klinike. Mjekja 53 vjeçare është gjetur e vdekur me plagë nga thika në pjesën e qafës dhe në duar në shtëpinë e saj në rrugën “Elisie Popovski”, nga ana e bashkëshortit të saj. Policia konfirmoi se rasti tek ata është denoncuar mbrëmë rreth orës 21 me ç’rast menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes. Nga ana e ekipit të Ndihmës Urgjente mjekësore është konstatuar vdekje. Për rastin është njoftuar edhe Prokuroria…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë në seancën e mbajtur sot, nuk ka nisur një procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë për nismën e Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale dhe Kongresit Botëror Maqedonas për vazhdimin e mandatit të kryetarëve të komunave. Gjyqtarët e Kushtetueses unanimisht vendosën se “Gjykata nuk është kompetente për të vendosur mbi zhvillime juridike të cilat nuk ekzistojnë”. Siç tha gjykatësja Elena Gosheva, kjo është kompetencë ekskluzive e Kuvendit. “Me nismat e reja kërkohet që Gjykata Kushtetuese të krijojë një situatë të re ligjore që është në kompetenca të Parlamentit. Në përputhje me kompetencat që ka, Kushtetuesja bën vlerësimin nëse vallë…

Lexo më Shumë

Me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake, forca policore sot në mëngjes kanë kryer bastisje në shtëpinë e 39 vjeçarit K.Gj. nga Shkupi, nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht dhe kanë zvarritur deputetin dhe kryetarin e LR-PDSH-së, Zeadin Sela. Më pas, policia ka arrestuar personin në fjalë, si dhe babanë e tij, 68 vjeçarin C.Gj. “Bastisja është kryer në ora 06:00 për shkak të dyshimeve se personi K.Gj. ka kryer veprën penale ‘pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale’ në bazë të nenit 385 të kodit penal të Republikës së Maqedonisë. Nga bastisja, janë gjetur dhe konfiskuar…

Lexo më Shumë

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale kërkon që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në afat sa më të shkurtë me ndryshime të Kodit zgjedhor të sigurojë kushte ligjore për zgjidhje të problemit të krijuar dhe funksionim ligjor të organeve të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe të administratës lokale. “Duke pasë parasysh gjendjen e krijuar për shkak të mosshpalljes së zgjedhjeve lokale dhe skadimit të mandateve të anëtarëve të këshillave të komunave dhe të kryetarëve të komunave më 15 maj, si dhe pas vendimit të Gjykatës kushtetuese të mos ngritë procedurë rreth nismës së Minsitrisë së Vetëqeverisjes Lokale, si dhe nenit 16 alinea…

Lexo më Shumë