I punësuari në Agjencinë për Zbulim Shenasi Memedi, dhe këshilltari i Çairit Bekir Asani do të thirren si dëshmitarë. Kjo me kërkesë të avokatit të të akuzuarit Nasuf Bekiri, Elenko Millanov i cili tha se këta persona kanë njohuri për ngjarjen. Së bashku me ta do të thirret edhe Sulejman Osmani për të cilin ka proces të veçantë gjyqësor pasi gjoja ka njohuri për takimin e liderëve të grupit Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj me agjentë të shërbimit sekret. Për të qartësuar se si ka mundësi që të akuzarit të jenë transprortuar me makinë ambulance nga fshatrat e Likovës deri…
Author: almakos
LSDM është e gatshme që presidentit Gjorgji Ivanov t’i prezantojë edhe një herë garancitë se Qeveria e re do të respektojë Kushtetutën dhe do ta ruaj sistemin unitar të shtetit. Nga kjo parti paralajmëruan se nga nesër, në çdo moment pritet që Zoran Zaev ta vizitojë Ivanovin dhe t’ia plotësojë kërkesën e parashtruar dje publikisht. Por Damjan Mançevski nga LSDM ftoi kreun e shtetit që edhe ai të respektojë kushtetutën dhe t’ia ndajë mandatin për formimin e Qeverisë, kreut të kësaj partie, Zoran Zaev.“Nevojitet urgjentisht të debllokohen proceset demokratike, Gjorgji Ivanov menjëherë ta jep mandatin për formimin e Qeverisë kryetarit…
Asociacioni qytetarë “Most” sot organizoi një panel diskutimi me temë “Qytetarë të përfshirë, për një Kuvend të hapur dhe transparent”. Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e punës së Kuvendit përmes përfshirjes së qytetarëve në debate informative për rolin e Kuvendit dhe reformave zgjedhore. Edhe pse të ftuar ishin deputetët e të gjitha partive politike, pjesëmarrës në këtë debat ishin vetëm disa prej tyre. Drejtori ekzekutiv i Asociacionit qytetar MOST Darko Aleksov bëri të ditur se ata përmes këtij projekti përgatisin raporte mujore të cilat paraqesin përmbledhje të rezultateve nga monitorimi i punës së deputetëve dhe mënyrën se si Kuvendi…
Shumica parlamentare duhet të formojë qeverinë e re edhe pa mandat nga kryetari i shtetit GjorgjeIvanov, vlerëson një pjesë e ekspertëve juridik. Sipas profesorit Bekim Kadriu, kreu i shtetit nuk ka shumë hapësirë për manovrime të tjera politike. Nëse kryetari i shtetit vendos mos e jep mandatin megjithatë kuvendi përsëri do të ketë kompetencë që të bëjë zgjedhje të qeverisë dhe do ta zgjedhë qeverinë pa mandatin e Ivanovit. Do ta përsëris një qëndrim, ne nuk mund të jemi peng e shkeljes së Kushtetutës nga Ivanovi por edhe nga ana e kushdo qoftë tjetër. Presidenti i shtetit është thënë se…
Gjatë 2016-së VMRO DPMNE-ja përmes donacioneve ka mbledhur thuajse 1.9 milion euro. Sipas të dhënave të cilat partitë i kanë dorëzuar në Revizorin Shtetëror, donacione për këtë parti kanë dhënë 5.880 persona dhe disa kompani. Në mesin e donatorëve është edhe lideri i partisë. Gruevski i cili ka dhuruar 30 mijë denarë. Në listë është edhe drejtori i Byrosë për siguri publike Mitko Çavkov, por dhe ish ministrja Gordana Jankullovska dhe Mile Janakieski. Ndërsa për LSDM-në kanë dhuruar gjithsej 698 persona. BDI ka mbledhur pak më shumë se 220 mijë euro, ndërsa në listën e donatorëve është edhe Ali Ahmeti.…
11 May Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ka njoftuar deputetët kërkesën e ministrisë së Pushtetit Lokal për marrjen e masave ligjore për sigurimin e funksionimit kushtetues të njësive të vetëqeverisjes lokale. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, kërkesën ia ka dorëzuar deputetëve sepse kjo çështje është e drejtë ekskluzive e Kuvendit për marrëveshje urgjente mes të gjitha partive politike parlamentare lidhur me ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor – njoftojnë nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi. Nga LSDM deklarojnë se nuk kanë një strategji apo opsion tjetër përmes së cilit do mundësohej funksionimi i komunave deri në shpalljen e…
11 May Ministri i Brendshëm Agim Nuhiu duke shpjeguar zhvillimet brenda dikasterit që drejton më 27 prill, thotë se paraprakisht MPB dhe Shtabi operativ kishte hartuar tre plane të mundshme për t’u ballafaquar me vazhdën e protestave. Nuhiu tha se planet kanë dështuar për shkak të bindjeve politike brenda strukturave të policisë. Njëherë kam marr përgjigje nga Çavkov se masat janë ndërmarrë dhe se gjithçka është nën kontroll edhe jashtë parlamentit. Ai më pas ma ktheu përgjigjen se ky është populli dhe se me popullin nuk mund të kundërvihemi – deklaroi Agim Nuhiu, ministër i Brendshëm. Ai shton se në…
Gjykata Penale u ka shqiptuar nga 30 ditë paraburgim dy sulmuesve të Zijadin Selës, babë e bir. Që të dy dyshohen për tentativë vrasjeje. Do të qëndrojnë në paraburgimin e Shutkës derisa të zhvillohet hetimi, dhe nëse deri pas një muajsh do të ketë nevojë atyre do tu zgjatet paraburgimi edhe për 30 ditë të tjera.Policia i kapi Kire Gjeorgjievskin dhe babain e tij 68 vjeçar në shtëpinë e tyre dhe pas bastisjes, janë marrë edhe një palë atlete që dyshohet të jenë të përlyera me gjak, disa rroba dhe tre celularë. Fillimisht këta të dy dyshoheshin për pjesëmarrje në…
11 May 11 qershori do të jetë data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë. Data e mundshme e zgjedhjeve u diskutua në takimin e organizuar nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me përfaqësuesit e partive politike PDK, AAK, VV dhe përfaqësues të partive të tjera kurse ftesës nuk iu përgjigjen përfaqësues të LDK-së. Mes dy datave të mundshme, partitë zgjodhën unanimisht 11 qershorin. Si Kosovë kemi instaluar traditën e organizimit të zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike dhe të pranueshme nga të gjithë. Edhe zgjedhjet e ardhme duhet të dëshmojnë këtë organizim këtë kulturë politike, një proces elektoral të…
Prokurorja speciale Katica Janeva e cilëson qeverisjen dhjetëvjeçare të VMRO DPMNE-së si burim të veprimeve kriminale dhe shantazheve. Kjo në bazë të hetimeve dhe bisedave të përgjuara telefonike që janë shqyrtuar deri më tani. Janeva gjatë një interviste për Dojçe Vele, uron që mandati i saj për ngritjen e aktakuzave të vazhdohet në mënyrë që të mund të hetohet dhe nxirren para gjykate të gjitha veprimet kriminale. Janeva kërkon nga qytetarët që posedojnë prova për krim dhe korrupsion tia dorëzojnë. Janeva shpreson se ish kryeministrit Nikolla Gruevski do të nxirret para gjykate për tu përgjigjur lidhur me gjithë akuzat që…
11 May Katica Janeva është e bindur se PSP-ja do të fitoj mundësinë që ta përfundoj punën e saj. Në një intervistë për Dojçe Vele, ajo vlerësoi se në 10 vitet e kaluara në Maqedoni janë cenuar vlerat morale. “Qeverisja 10 vjeçare e VMRO-DPMNE-së është rezultat i veprimeve kriminele dhe shantazheve”, tha prokurorja special Katica Janeva e cila pret që të vazhdohet mandate i institucionit që ajo drejton dhe njëherit iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve në rast se posedojnë incizime apo dëshmi që të bashkëpunojnë me PSP-në. Pritjet e Janevës janë se ish kryeministri Nikolla Gruevski do të del…
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferri i ka informuar të gjithë deputetët për kërkesat e Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale dhe të BNJVL-së, të cilat kërkojnë gjetje të shpejtë për funksionimin e Komunave. Në kumtesën e dërguar për mediat nga kabineti i kuvendit Xhaferri, thonë se kjo çështje kërkon pajtueshmëri të të gjitha partive. “Kjo çështje është ekskluzivisht në kompetenca të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë e cila kërkon pajtueshmëri urgjente të të gjitha partive politike në Kuvend, në lidhje me ndryshimet e nevojshme në Kodin zgjedhor, por edhe të gjitha aktiviteteve tjera të cilat kanë të bëjnë me procedurën e konstatuar…

