Author: almakos

Pa stabilitet të qëndrueshëm nuk ka të ardhme në Ballkanin Perëndimor, kurse rruga e vetme është rruga drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, u tha sot në Budvë të Malit të Zi në Forumin 2BS (To Be Secure), raporton AA. Në debatin e sotëm, ku morën pjesë presidentët e Malit të Zi Filip Vujanoviç, ajo e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe i Sllovenisë Borut Pahor, është theksuar se nevojitet përpjekje shtesë nga ana e BE-së dhe NATO-s me qëllim të sigurimit të stabilitetit të qëndrueshëm në Ballkan. Presidentja kroate Grabar-Kitaroviç tha se sot Evropa Juglindore po përballet me sfida të shumta…

Lexo më Shumë

Ish kryetari i KSHZ-së Aleksandar Novakovski inkurajon prokurorinë që të ketë qasje sa më serioze ndaj huliganëve që dhunuan deputetët në Kuvend, duke kërkuar rikualifikimin e veprave pasi një sulm i tillë nuk mund të përkufizohet vetëm me pjesëmarrje në turmë. Novakovski i cili aktualisht punon si avokat, beson se kualifikimi tentim për vrasje që iu bë dy personave që kanë sulmuar Zijadin Selën, duhet të zgjerohet edhe tek personat e tjerë. “Shpresoj se prokuroria për persona të caktuar do ta rikualifikoj veprën. Sulmi ndaj deputetëve të cilëve madje iu rrezikua edhe jeta mendoj se doemos duhet të zgjidhet deri…

Lexo më Shumë

Të gjitha institucionet dhe subjektet politike në shtet duhet të sillen me përgjegjësi dhe të kryejnë detyrën e tyre me qëllim që të zgjidhet qeveria e re në afat sa ma të shkurt dhe të krijohen kushte ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Kështu kanë thënë nga LSDM, të cilët kërkojnë që presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, sa më shpejtë të jep madnatin për formimin e qeverisë së re. “Ekziston Programi i qeverisë reformuese e cila e garanton unitaritetin e Maqedonisë, e cila do të punojë sipas Kushtetutës dhe në interes të perspektivave euroatlantike. Do të ketë riafirmim të këtyre…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev është duke përpiluar garancinë me shkrim të cilën siç mësohet nga burime brenda LSDM-së, do t’ia dorëzojë personalisht presidentit Gjorgji Ivanov. Në këtë dokument Zaev pritet që të sigurojë kreun e shtetit se nuk do të shkelet Kushtetuta dhe nuk do të ndryshohet sistemi unitar i shtetit. Por mbetet e paqartë nëse në tekst Zaev do të distancohet në mënyrë decide edhe nga deklarata e përbashkët e partive shqiptare, apo siç Ivanov e ka quajtur “platforma e Tiranës”. Ky ka qenë edhe kushti kryesor të cilin Ivanov e ka vendosur që në fillim si shkak…

Lexo më Shumë

Tre mijë banorë të fshatit Koroshishtë të Strugës edhe në ditët e sotme përdorin gropa septike. Çdo shtëpi në këtë fshat ka nga dy apo më shumë gropa të këtilla. Nga bashkësia lokale bëjnë thirrje që sa më shpejtë të tejkalohet ky problem serioz si dhe të ndërtohet rrjeti i kanalizimit. Banorët për Alsat M shpjegojnë se nëpër fshat përhapet aromë kundërmuese, sidomos gjatë verës.  Një pjesë e fshatit është problematike, sidomos pjesa tek përroi si dhe në disa pjesë tjera ku dheu nuk e thith ujin nga gropat dhe dalin në sipërfaqe, kjo është problematike – thotë Isa Dalipi,…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka thënë se edhe po të dëshirojnë nuk mund të pranojnë Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit, sepse, siç tha ai, është zgjedhur me dhunë, me shkelje të Kushtetutës, shkelje të Rregullores së Kuvendit. “AI për momentin është dhe me siguri do të ngelet ashtu uzurpues i pozicionit të kryetarit të Kuvendit. Ai për ne mund të jetë vetëm deputetë, ndërsa këtu është zgjedhur në mënyrë legjitime dhe këtë nuk e kundërshtojmë. Por, kryetar i Kuvendit nuk mund të thuhet për shkak se është zgjedhur në mënyrë kundërligjore dhe kundërkushtetutese”, ka thënë Gruevskit. Sa i…

Lexo më Shumë

Maqedonia ndonëse ka bërë goxha punë sa i përket harmonizimit të legjislacionit me atë të Bashkimit Evropian, prapë se prapë problem përbën zbatimi i ligjeve në praktikë. Sipas drejtorit të Institutit për hulumtime gjeostrategjike dhe politikë ndërkombëtare Abdulkadër Memedi zhbllokimi i procesit integrues të vendit varet edhe nga zbatimi i reformave urgjente prioritare.  Që të ndodhë një gjë e tillë së pari duhet kryer detyrat e shtëpisë. Ato janë të qarta, raporti i Pribesë, proceset reformuese të brendshme janë detyra e vetme e institucioneve. Nuk do të doja që Maqedonia të jetë e ftuar në NATO sepse po digjet –…

Lexo më Shumë

p>Shfuqizohet paraburgimi për pronarin e kompanisë “TRANSMET”, Sead Koçan, mëson Alsat M nga burime të sigurta. Sipas informacioneve një vendim i tillë është marrë gjatë ditës së djeshme. Me këtë, anulohet urdhër arresti vendor dhe ai ndërkombëtar që policia e lëshoi për Koçanin, pothuajse 2 muaj më parë, pas arratisjes së biznesmenit. Sipas këtij vendimi, pritet që i dyshuari në rastin “Trust” të kthehet lirshëm në Maqedoni. Dërguam pyetje në Gjykatën Penale, por nga atje na thanë se gjykata nuk ka asnjë vendim për të publikuar. Konkretisht për rastin Koçan na udhëzuan ta pyesim Kryetarin e Gjykatës, për të cilën…

Lexo më Shumë

13 May Qytetarët të jenë të kujdesshëm, sepse këto ditë, sidomos sot janë të ekspozuar në temperatura të papritura të larta, rekomandojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Ndjenja e nxehtësisë më intensive e cila është sot aktuale, është e ngjashme me atë në muajt e verës dhe mund të shkaktojë probleme shëndetësore tek disa njerëz. Mjekët rekomandojnë që të sëmurët kronik rregullisht ta marrin terapinë e tyre. Nga Enti Hidrometeorologjik temperatura të ngjashme rreth 30 gradë paralajmërojnë edhe për nesër. Nga fillimi i javës pritet ulje të temperaturave e larta dhe reshje të shiut dhe bubullima në orët e pasdites.

Lexo më Shumë

>Nikolla Gruevski dhe VMRO DPMNE-ja kanë njohur tashmë legjitimitetin e shumicës së re parlamentare dhe faktin se përbëjnë opozitë. Sipas ekspertëve një gjë e tillë u dëshmua edhe nga deklarata e njërit nga funksionarët e lartë të partisë Antonio Milloshovski, i cili nga shumica e re parlamentare kërkoi datën për zgjedhjet lokale. Madje sipas analistit Petar Arsovski VMRO-së aktualisht i konvenon të jetë opozitë konstruktive. Duke pasur parasysh se faktori ndërkombëtar fuqimisht u radhit në anën e transferimit të qetë të pushtetit, mendoj se VMRO – DPMNE nuk ka zgjidhje tjetër dhe mendoj se VMRO – DPMNE duhet të përqendrohet…

Lexo më Shumë

Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në përfundimin e mandatit të pushtetit lokal ndërkohë që qytetarët janë në prag të ballafaqimit me pasojat që pritet të sjell bllokimi i komunave. Ndërmarrjet publike të qytetit paralajmërojnë në rast se nuk gjendet zgjidhje e shpejtë nuk do të arrijnë të kryejnë obligimet e tyre. Rakip Doçi, drejtor i “Higjienës Komunale” tha për Alsat se Qyteti i Shkupit mund të bllokohet nga mbeturinat nëse vetëm një ditë nuk bëhet pastrimi i tyre, e kjo sipas Doçit varet nga pagesat e faturave komunale. Ai madje, shtoi se brenda ditës në qytet grumbullohen rreth…

Lexo më Shumë

13 May Sulmi ndaj deputetëve dhe gazetarëve natën e 27 prillit duhet të zbardhet sa më parë, apelojnë ekspertët. Avokati Aleksandar Novakovski vlerëson se veprat penale të dhunuesve duhet të kualifikohen në bazë të dëshmive të deputetëve që u rrahën në mënyrë brutale dhe dëshmitarëve të tjerë. Do të ishte shumë e rëndësishme që nga deklaratat e të dëmtuarve dhe të dëshmitarëve, prokuroria publike t’i kualifikojë veprat ndaj personave të caktuar. Pasi sulmi ndaj deputetëve të cilëve iu rrezikua jeta, nuk guxon asnjëherë të mbetet i pa zbardhur. Duhet të jemi të kujdesshëm. Gjithsesi është hetim serioz. Po ndërmerren aktivitete…

Lexo më Shumë