Ministria e punëve të brendshme i ka tërhequr edhe fletarrestin ndërkombëtar edhe fletarrestin vendor, të cilat ishin lëshuar ndaj biznesmenit Sead Koçan . Gjykata Supremë, të premten solli vendim për kthimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë për paraburgim për biznesmenin Koçan. Kërkesa e Prokurorisë Special për paraburgim të biznesmenit Sead Koçan ishte pranuar nga Gjykata Penale dhe nga Gjykata e Apelit. Me vendimin e Gjykatës Supreme lënda kthehet për rishqyrtim. Këshilli Penal I Gjykatës Themelore Shkup 1 e tërhoqi flet arrestin për Koçanin dhe sërish do të vendosë për arrestimin ose jo të tij. Prokuroria publike kërkonte që Gjykata Supreme ta pranonte kërkesën për mbrojtjen ligjore të prokurorisë publike , ti ndërpresë vendimet e Gjykatës Themelore Shkup 1 të dhënë më 7 mars dhe të Gjykatës së Apelit të dhënë më 15 mars dhe lënda të rikthehet sërish në gjykim. Tani Këshilli Penal I Gjykatës Themelore Shkup 1 do të duhet sërish të vendosë për kërkesën e Prokurorisë Special që kundër Koçanit, njërit prej të dyshuarve të rastit TRUST për falsifikim dokumentesh për tendërë për qymyr për nevojat e REK Manastirit. Vendimi për ngrirjen e pronave dhe llogarive të kompanisë Transmet, pronë e biznesmenit Koçan mbetet në fuqi. Koçan është në arrati më shumë se dy muaj.
Data 25.06.2026
Aktuale
- Pejë: I arrestuari për ngacmim kanos me jetë policin
- Dy tërmete në Venezuelë! Të paktën 32 viktima dhe rreth 700 të plagosur
- Ali Ahmeti kundër protestave në Shqipëri: Armiqtë e kombit po krijojnë pasiguri
- LSDM: Rikonstruimi i qeverisë, luftë për karrige
- Përsëritet skandali, helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital
- Kryeministri, sërish për protestat! Rama: Nuk ka forcë që na ndal në misionin tonë drejt Shqipërisë 2030 në BE
- 30 kursantë në spital! Helmohen sërish studentët e Akademisë së Sigurisë
- Përsëritet skandali, helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital

