18 May Maqedonia ishte në qendër të vëmendjes në Kongresin e SHBA-ve për vendet e Ballkanit ku u theksua se SHBA-ja përpiqet për kthimin e standardeve demokratike të cilat me vite janë penguar nga liderë të korruptuar. Debati u fokusua në atë nëse SHBA-ja ndikoi në mënyrë direkte në formimin e Qeverisë së re ku nuk bën pjesë partia që fitoi më shumë vota. Megjithatë zv/ndihmës sekretari amerikan për Evropën dhe Euroazinë Hojt Brajan Ji, deklaroi se SHBA-ja mbështet idetë që janë në përputhje me standardet demokratike. Në Maqedoni, ne shohim disa fotografi këtu, shumica u zgjodh në zgjedhje, dhe…
Author: almakos
Ministria gjermane e Punëve të Jashtme sot në kumtesë të cilën e transmetoi Ambasada në Shkup, e përshëndeti vendimin e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov ta ndajë mandatin për formim të qeverisë dhe njëherit i vlerëson si “të pamatura” vërejtjet e tij ndaj ambasadores Kristine Althauzer. “Gëzohemi që presidenti Ivanov pas mendimit të gjatë erdhi deri te vendimi i vërtetë dhe hoqi dorë nga qëndrimi i bllokimit. Akuzat drejtuar diplomatëve gjermanë dhe shteteve të tjera mike janë të pamatura. Siç dihet, vlerësimet të cilat i transmetohen vendit-nikoqir, çdoherë aranzhohen në koordinim të ngushtë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe…
LSDM sot deri tek Kuvendi do të dorëzoj propozim për ndryshime në Ligjin për arsim, ka thënë sot deputeti i kësaj partie, Stefan Bogoev, përcjell SHENJA. “Kemi premtuar se në mesin e ndryshimeve të para do të jetë edhe shfuqizimi i projektit të dëmshëm i ashtuquajtur testim ekstern. Dëshirojmë t’i mbrojmë prindërit dhe profesorët nga ky projekt i cili ka treguar rezultate negative”, tha Bogoev. Ai shtoi se do t’i motivojnë nxënësit dhe shkollat jo nëpërmjet dënimeve por nëpërmjet shpërblimeve që të arrijnë rezultate më të mira.
18 May Gjykatësja e procedurës paraprake, Daniela Dimovska vendosi se nuk ka paraburgim për afaristin Sead Koçan i cili prej dy muajsh ishte jashtë vendit. Koçanit i është marr pasaporta që donë të thotë se nuk do të mundet të largohet jashtë vendit për “udhëtime zyrtare” ndërkohë si garancion ka dhënë edhe një shumë prej 1 milion eurosh. Që Sead Koçan të mos kalojë asnjë natë në burgun e Shutkës personalisht u kujdes kumbari i Trajko Veljanoski dhe shefi i Supremes, Jovo Vangellovski. Përmes rotacioneve në Këshill u sigurua mundësi që paraburgimi të tërhiqet. PSP-ja njoftoi se për vendimin do…
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka përshëndetur marrjen e mandatit nga kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, për krijimin e qeverisë së re. Përmes një postimi në twitter, Bushati shkruan: “Urime Zoran Zaev për marrjen e mandatit për të formuar qeverinë e re. Shqipëria është e gatshme të mbështesë Maqedoninë”.
“Sa më i madh armiku, aq më i madh nderi për mua”. Kështu është përgjigjur ambasadorja e Gjermanisë, Kristine Althauzer, në pyetjen se si i komenton deklaratat e djeshme të presidentit Gjorge Ivanov, në të cilën ai e ka akuzuar se transmeton gënjeshtra dhe të pavërteta për Maqedonisë, dhe si rezultat i kësaj, MPJ e Gjermanisë dërgon komunikata të këqija. Këtë koment Althauzer e dha në gjuhën maqedonase pasi theksoi se dje ka qenë një ditë e rëndësishme për Maqedonisë. Ajo ka shtuar se Gjermania është vend mik i Maqedonisë dhe se është e gatshme të vazhdoj të ndihmoj Maqedonisë.…
“Dhënia e mandatit është fillimi I fundit të krizës politike”, ka thënë për gazetën serbe Kurir, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Ai ka thënë se në dhjetë ditët e ardhshëm do të tentojë që të formojë qeverinë dhe deri tek kuvendi të dorëzojë programin qeveritarë. “Deri në fund të muajit do të kemi qeverinë e re reformuese. Dëshiroj bashkëpunim me opozitën e ardhshme, kemi nevojë për ta. Së bashku duhet t’i sjellim ligjet për të cilat na duhet shumica prej dy të tretës. Më vjen mirë që të gjithë së bashku jemi për agjendën integruese në BE dhe NATO”, ka…
VMRO-DPMNE-ja sot përmes një kumtese vlerëson se tërë përgjegjësia tani është e liderit të LSDM-së, i cili, siç theksohet, më nuk ka hapësirë nga njëra anë ta gënjejë popullin për mbrojtjen e interesave kombëtare, ndërsa nga ana tjetër të japë premtime për realizimin e Platformës së Tiranës. “Zoran Zaev publikisht u obligua ta hedh poshtë platformën e Tiranës dhe se do të ndalojë me politikën antishtetërore dhe antikombëtare. Tani tërë përgjegjësia mbetet te Zaevi. Ai do të duhet të zgjedhë nëse do ta hedhë poshtë dy gjuhësinë e bankënotave, uniformat dhe mbajtjen e rezolutës për gjenocid ndaj shqiptarëve ose do…
Do të punojmë me kryetarin e ri të Kuvendit në përkrahje të demokracisë dhe përparimin e saj në rrugëtimin euroatlantik. I bëjmë thirrje autoriteteve që tërësisht t’i hetojnë sulmet mbi deputetët që pasoi pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe personat përgjegjës të përballen me drejtësinë. Këtë e ka deklaruar Zëvendës – Ndihmës Sekretari i DASH- Hojt Brajan Ji duke dëshmuan në Nënkomitetin për punë për jashtme në dhomën përfaqësuese në Kongres. “Tensionet etnike në Ballkan edhe njëherë filluan të rriten. Dhuna në Maqedoni tregon për seriozitetin e problemeve të tyre politike. Nacionalizmi në rajon është në rritje” deklaroi Ji,…
Sot fillon gjykimi i të akuzuarve për dhunën në Kuvend. Nëntë persona të cilët deri tani janë identifikuar se kanë sulmuar deputetët duhet të paraqiten para gjykatës. 30 dhunues kanë marrë padi penale, prej të cilëve dy persona akuzohen për “tentim vrasje” të deputetit Ziadin Sela. Ndërkaq dje në Prokurorinë kanë dëshmojnë deputetët Frosina Remenska nga LSDM dhe deputetë tjerë, përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin.
Pasi Presidentit, Gjorgje Ivanov, ia dha mandatin për formimin e Qeverisë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, ka reaguar edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai i ka inkurajuar partitë politike për formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së re, me theks të veçantë fillimin e reformave urgjente, njofton SHENJA. “E mirëpres vendimin e Presidentit Ivanov për t’i dhënë shumicës parlamentare të Zaevit mandatin për të formuar një Qeveri të re. Ky është një hap në drejtimin e duhur dhe gjëja e duhur për t’u bërë. Inkurajoj formimin e shpejtë të një Qeverie të re, një votim me…
17 May Presidenti Ivanov në një intervistë për televizionin “Kanal 5” inicioi një mundësi për amnisti të të dyshuarve dhe akuzuarve lidhur me ngjarjet në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit. Presidenti i vendit këtë hap, që ai e shikon si normalizim të situatës, tha se ia len përsipër Kuvendit. Ivanov mes tjerash tha se nëse pas konfliktit në vitin 2001 u gjet një mënyrë për t’i amnistuar, siç i quan ai kriminelët e luftës, atëherë mundet të amnistohen edhe ato që morën pjesë në udhëheqjen e turmës mbrëmjen e 27 prillit. Sipas Ivanovit për tu realizuar kjo mjafton vetëm vullneti…

