Do të punojmë me kryetarin e ri të Kuvendit në përkrahje të demokracisë dhe përparimin e saj në rrugëtimin euroatlantik. I bëjmë thirrje autoriteteve që tërësisht t’i hetojnë sulmet mbi deputetët që pasoi pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe personat përgjegjës të përballen me drejtësinë. Këtë e ka deklaruar Zëvendës – Ndihmës Sekretari i DASH- Hojt Brajan Ji duke dëshmuan në Nënkomitetin për punë për jashtme në dhomën përfaqësuese në Kongres.
“Tensionet etnike në Ballkan edhe njëherë filluan të rriten. Dhuna në Maqedoni tregon për seriozitetin e problemeve të tyre politike. Nacionalizmi në rajon është në rritje” deklaroi Ji, duke paralajmëruar në “ndikimi malinj” të Rusisë, pasi që sipas tij, Moska përpiqet që ta pengojë lidhjen e Ballkanit Perëndimor, duke shfrytëzuar mjete financiare dhe politike.

