Sot fillon gjykimi i të akuzuarve për dhunën në Kuvend. Nëntë persona të cilët deri tani janë identifikuar se kanë sulmuar deputetët duhet të paraqiten para gjykatës. 30 dhunues kanë marrë padi penale, prej të cilëve dy persona akuzohen për “tentim vrasje” të deputetit Ziadin Sela.
Ndërkaq dje në Prokurorinë kanë dëshmojnë deputetët Frosina Remenska nga LSDM dhe deputetë tjerë, përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin.

