Zoran Zaev me vetëdije ka mbajtur peng krizën në Maqedoni, ndërsa ka mundur tre muaj më parë të pranoj ofertën e VMRO-DPMNE-së, që të refuzoj platformën dhe të përfundoj kriza, kanë thënë nga VMRO-DPMNE, përcjell SHENJA.
Ata kanë shtuar se populli çdoherë fiton, ndërsa Zoran Zaev publikisht u obligua se e refuzon platformën e Tiranës dhe do të ndaloj me politikat antishtetërore dhe antinacionale.
“Zoran Zaev më nuk ka hapësirë për të manipuluar me qytetarët. Zoran Zaev në lëkurën e tij e ndjeu këmbënguljen e qindra mijëra qytetarëve në përpjekjet e tyre për ruajtur unitaritetin dhe refuzimin e çfarëdolloj platforme. Tani e tërë përgjegjësia mbetet tek krimineli Zaev. Kriminelëve nuk mund të ju besohet. Për këtë shkak me vëmendje duhet të ndiqet çdo hap i ndërmarr nga Zoran Zaev”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE.

