SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër A.B (60) nga Tetova dhe A.SH (22) nga Shkupi për shkak ekzistimit të dyshimit se kanë bërë veprën penale “pjesëmarrje në turmë e cila do të pengoj personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” në bazë të nenit 384 nga Kodi Penal, për pjesëmarrje në trazirat në Kuvend.
Siç informon MPB, i denoncuari i parë A.B pasi ka hyrë dhunshëm në Kuvend, në pres qendrën është shtyrë dhe ka tentuar fizikisht të përballet me sigurimin e deputetit O.S. duke e kërcënuar atë.
“Në momentin që ka dashur të afrohet deri tek deputetët është ndaluar nga një person tjetër. I denoncuar i dytë A.SH me dhunë ka hapur derën hyrëse të Kuvendit, duke e goditur me duar dhe këmbë, më pas ka shtyrë policët të vendosur në kordonin para derës:”, kanë thënë nga MPB, përcjell SHENJA.
Ata kanë shtuar se pas bisedave të denoncuarit janë lënë në liri.

