LSDM dhe Lëvizja BESA do të vazhdojnë sot takimet në kuadër të mundësive për përfshirje në një koalicion qeveritar, njofton SHENJA.
Takimi i sotëm do të zhvillohet në nivel të komisioneve, ndërsa pritet të mbahet rreth orës 16:00.
Ndryshe, Lëvizja BESA është njëra nga partitë politike që kanë ofruar nënshkrimet e deputetëve të tyre në mënyrë që lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, të merr mandatin nga presidenti Ivanov. Menjëherë pasi morri mandatin, Zaev zhvilloi një takim me liderin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasamin, për të shqyrtuar përfshirjen e mundshme të Lëvizjes BESA në Qeverinë e re.

