Author: almakos

Sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme janë publikuar rezultatet nga konkursi i dërgimit jashtë vendit të diplomatëve nga shërbimet partiake. Gjithçka është realizuar me procedurë të përshpejtuar pa intervistë të kandidatëve, njofton dokaz.mk, transmeton SHENJA. Nga të ashtuquajturit emra me nam, të gjithë janë kuadro të dëshmuar partaik të cilët kanë punuar në të mirë të pushtetit. Emri më i njohur është Vasillço Damçevski ish kryetar komune i Krushevës që ka marrë pjesë në dhunën në Kuvend. Diplomatët tjerë të shpërblyer janë: Stojanço Ristevski nga “Unioni i Forcave të Reja” nga Shtipi. Ndërsa disa nga emrat në listën e të…

Lexo më Shumë

Një incident armatosur ka ndodhur në fshatin Kondovë të Komunës së Sarajit orës 18:30, por për fat të mirë nuk raportohet për të plagosur. Nga MPB për TV SHENJA thanë se incidenti i ka ndodhur kur 5 persona kanë filluar të hapin zjarr mbi një makinë në lëvizje ku kanë qenë tre persona tjerë. “Rreth orës 18:30 në fshatin Kondovë – Shkup para “Peceli”, B.K. i cili ka drejtuar automjetin “VW Passat” në të cilën kanë qenë edhe M.K dhe N.M, u pritën nga 5 persona (me të cilët më herët kanë pasur llogari të papastruara), njëri nga të cilët…

Lexo më Shumë

Ky është momenti kur disa deputetët të VMRO-DPMNE-së i hapën dyert e Kuvendit që huliganët të futen në Kuvend natën e 27 prillit kur edhe sulmuan fizikisht deputetët e shumicës së re parlamentare. Në këtë video gjithashtu shihet se si deputetët në fjalë përshëndeten me protestuesit pasi ata hynë në hollin e Kuvendit, dhe i drejtojnë për tek pres qendra dhe salla ku mbahen seancat parlamentare.[embedded content]Momenti kur deputetët e VMRO-DPMNE-së i hapen… by tvshenjaofficial

Lexo më Shumë

Pas përfundimi të takimit mes kreut të BDI-së, Ali Ahmeti dhe atij të LSDM-së, Zoran Zaev, në Reçicë të vogël, BDI përmes një komunikate ka njoftuar se integrimi i Maqedonisë në NATO dhe BE duhet të jetë një ndër prioritete kryesore të Qeverisë së re, njofton SHENJA. “Dy liderët e koalicionit u dakorduan rreth parimeve të qeverisjes me ç’rast përsëritën prioritetet e shumicës së re që përfshijnë reformat serioze në sundimin e së drejtës në përputhje me rekomandimet e komunitetit ndërkombëtar, integrimin e vendit në NATO dhe BE, Marrëveshjen e Ohrit dhe marrëdhëniet ndëretnike si dhe hapjen e vendeve të…

Lexo më Shumë

Para pak çastesh ka filluar takimi mes liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe atij të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njofton SHENJA. Takimi po mbahet në selinë e LSDM-së, ndërsa është i treti me radhë menjëherë pasi Zoran Zaev mori mandatin nga Presidenti Ivanov për formimin e Qeverisë. Kujtojmë se takimi i parë mes Zaevit dhe KAsamit u realizuar në selinë e Lëvizjes BESA. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme e Bullgarisë ka deklaruar se është regjistruar rënie e rëndësishme në rrjedhën e refugjatëve nga Turqia për në Bullgari, raporton AA. Mladen Marinov, sekretar i përgjithshëm i ministrisë, ka thënë se që nga viti i ri e deri më tani janë kapur vetëm 362 persona në tentativë për të hyrë në Bullgari.

Lexo më Shumë

22 May Ashtu siç edhe kishte informuar Alsat M menjëherë pas zhvillimeve më 27 prill në Kuvend se portat kryesore të Kuvendit janë hapur nga deputetë të VMRO-DPMNE-së,  ashtu dëshmojnë edhe incizimet e siguruara nga kamerat e sigurisë. Në video materiale vërehet qartë se derisa protestuesit e dhunshëm godasin portat e Kuvendit të cilat ishin të bllokuara nga trarët  mbajtës, është deputeti Kërrste Mukoski i cili vrapon dhe bashkë me një deputet tjetër të VMRO-DPMNE-së që dyshohet të jetë Sashe Vasilevski, heqin trarët dhe turma e dhunshme futet në Kuvend. Vasilevski më pastaj shihet duke u përqafuar me protestuesit, ndërsa…

Lexo më Shumë

Sapo ka përfunduar takimi mes liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, shkruan SHENJA. Pas takimit, Zaev tha se dëshiron që në Qeverinë e ardhshme të jenë të gjitha partitë që kanë kontribuar në mbledhjen e 67 nënshkrimeve. Mes tjerash, Zaev numëroi disa nga principet dhe parimet për të cilat është biseduar në takimet me të gjitha partitë, siç janë BE dhe NATO, shteti i së drejtës, Marrëveshja e Ohrid, e të tjera. Zoran Zaev theksoi se ajo që është me rëndësi, është gatishmëria e treguar nga të gjitha partitë për të ofruar kuadro të rinj…

Lexo më Shumë

Në paraqitjen e tij të parë para medieve pas dhunës së ushtruar në Kuvend, kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ka falënderuar të gjithë ata që janë solidarizuar për ndodhitë, ndërsa u ka kërkuar ndjesë të gjithë atyre që kanë pasur dëshirë që ta takojnë, por që e kanë pasur të pamundur. Duke folur për zhvillimet politike, Sela ka thënë se ai dhe partia e tij ka tentuar që të artikulojë politikisht nevojat e shqiptarëve. “Prandaj, ndodhia që ndodhi më 27 prill, ishte atentat ndaj nevojave të cilat shqiptarët i kanë këtu në Maqedoni. Ishte atentat ndaj artikulimit politik të këtyre…

Lexo më Shumë

Sistemimi i shkollave të mesme nëpër zona jourbane është një thikë me dy tehe, kështu thotë psikologu, Kadri Haxhihamza. Duke elaboruar se si ndikojnë këto rrethana në zhvillimin psikologjik, Haxhihamza thotë se nxënësit që ndjekin këto shkolla ndjehen të izoluar si dhe mundësia e tyre për të qenë të informuar rreth mundësive për edukimin e tyre të mëtutjeshëm është më e vogël. “Nxënësit në shkollat rurale munden të ndjehen nga njëra anë më tepër të izoluar nga mjedisi edhe me më pak gjasa për potencialin e tyre të zhvillimit. Konkretisht, në mjediset rurale është pyetje, sa nxënësit e shkollave të…

Lexo më Shumë

Edhe Komuna Saraj ka ndjekur praktikën e Çairit për shpalljen e tenderëve në ditët e fundit të mandatit. Kryetari i Komunës së Sarajit,Bekim Murati, më 8 maj ka lidhur marrëveshje me shoqatën tregtare “Ignacija F.M.” për asfaltimin e rrugëve, në vlerë prej 200 mijë eurosh. Nuk specifikohet se për cilat rrugë bëhet fjalë por vetëm është dhënë afat prej 15 ditësh për secilin punim të filluar të ndonjë rrugice. Tenderi ka qenë i hapur dhe është zhvilluar në mënyrë elektronike. Mbi 28 mijë euro janë harxhuar edhe për derivate të naftës. Siç figuron në Byronë për Furnizime Publike, më 10…

Lexo më Shumë

22 May Prokuroria Speciale Publike hedh poshtë versionin e Prokurorisë Themelore  Publike dhe Këshillit të Prokurorëve Publik mbi rastin “Sopoti”. Specialja ka konstatuar se dëshmia e Ramadan Bajramit, dëshmitarit kryesor për këtë rast është dhënë me dhunë të ushtruar nga zyrtarë të MPB-së. Ndonëse lënda nuk ka kaluar në duart e speciales, ekipi i Katica Janevas është duke hetuar edhe autorët e vërtet të rastit. Rrëfimi i dëshmitarit Ramdan Bajrami në të cilën dëshmi janë bazuar të gjitha vendimet gjyqësore të cilat janë zbatuar deri më tani e që tani janë ndërprerë dhe përsëri janë iniciuar hetime të reja është…

Lexo më Shumë