Author: almakos

3 -4 ditë para mbarimit të mandatit, edhe kryetari i Likovës Sadulla Duraku ka shfrytëzuar mundësinë për të shpallur shpejtë e shpejtë tenderë, raporton SHENJA. Më 11 dhe 12 maj, një pas një janë kontraktuar marrëveshje për servisim kompjuterësh dhe për blerjen e mjeteve për zyra. Kompjuterat do tua servisojë kompania “Softmak” nga Shkupi  për 2500 euro, ndërsa vetëm për mjete zyre, Sadulla Duraku ka vendosur të harxhojë 3 252 euro. Fituesi i tenderit për material zyre është shoqata tregëtare “Miador”. Por në Byronë për furnizime publike figuron se kjo kompani ka servisuar njëherë kompjuterët më 21 prill për 2500…

Lexo më Shumë

Avokatët mbrojtës të të akuzuarave për rastin e Kumanovës kërkojnë tërheqjen e Trupit Gjykues dhe të prokurorisë, për shkak se ata nuk i pranuan dëshmitarët e propozuar nga ana e tyre. Nëse do të pranohet kjo ose jo të do të bëhet e ditur në seancën e caktuar për më 29 maj, por, në rast se refuzohet,  pala mbrojtëse bëri të ditur se do ta bojkotojë seancën. Avokati mbrojtës Shasivar Iseni, u shpreh se refuzimi i 98% të dëshmive të tyre dhe 100 % të dëshmive të pranuara të prokurorisë, i ka bërë që ata të kërkojnë përjashtimin e Trupit…

Lexo më Shumë

Të gjithë nëntë të akuzuarit për dhunën në Kuvend më 27 prill, u dënuan me kusht për pjesëmarrje në turmë e cila do të pengojë personin zyrtar në ushtrimin e detyrës. Dënim më të madh Gjykata i shqiptoi Dimçe Hristovskit të cilit iu shqiptua masa me kusht në kohëzgjatje prej një viti e gjysmë në rast se në pesë vitet e ardhshme nuk përsërit vepër penale. Ndërsa, për të tjerët dënimi me kusht është gjashtë muaj në rast se brenda një viti e gjysmë nuk përsërisin vepër penale.Të akuzuari para gjykatës pranuan fajin se kanë qenë pjesëmarrës atë ditë në…

Lexo më Shumë

Goran Grujovski dhe gjashtë administratoret e Drejtorisë së Pestë të DSK-së që akuzohen për falsifikim dokumentesh zyrtare, nuk ndjehen fajtor për veprën për të cilën akuzohen. Gjatë seancës së sotme gjyqësore, procesi mezi arriti te fjalët hyrëse të prokurorëve të speciales dhe në deklarimin e pafajësisë së të akuzuarve pasi mbrojtja kërkonte që të refuzohen provat e deklasifikuara nga DSK. Ngecje pati kur prokurori Trajçe Pelivanov filloi me fjalët hyrëse, duke treguar akuzën dhe pozicionet e të akuzuarve në DSK. Kjo shkaktoi revoltë tek mbrojtja e cila kërkoi që të mos zbulohen vendet e punës dhe detyrat që i kanë…

Lexo më Shumë

Maqedonia ka humbur shumë kohë në rrugën e saj drejt BE-së, andaj është momenti i fundit të zbatojë reformat e përmbledhura në Marrëveshjen e Përzhinos, thotë ambasadorja e Gjermanisë, Kristinë Althauzer. Sipasj saj Gjermania, BE-ja dhe SHBA-të janë shumë të interesuara që Maqedonia të bëhet pjesë e Unionit, pasi në këtë mënyrë sigurohet stabiliteti rajonal.  BE-ja dhe SHBA-të kanë dhënë ndihmë për arritjen e Marrëveshjes së Përzhinos. Por gjithçka sillet rreth reformave. Hapja e kapitullit të ri varet nga përmbushja e reformave. Kemi pritur gjatë që vendi të merret me këto çështje dhe është humbur shumë kohë. Por tani është…

Lexo më Shumë

“Sopotasit kanë mirëpritur vendimin e PSP-së e cila ka konstatuar se dëshmia e Ramadan Bajramit është dhënë me dhunë për dënimin e 11 banorëve të këtij fshati me 156 vite burg”. Të dënuarit për “Sopotin”, thonë se Prokuroria Publike gjithmonë ka mbyllur sytë përpara fakteve. “Ne e kemi ditur që nga fillimi se dëshmia është marrë me dhunë. Megjithatë Prokuroria e Shkupit nuk e ka marr për bazë këtë gjë”, u shpreh Samet Lutfiu, i dënuar. “Çdoherë nëpër gjykata dhe prokurori dhe gjitha institucionet, ne kemi pasur dëshmi që dëshmia është dhënë më dhunë por kërkesat tona asnjëherë nuk janë…

Lexo më Shumë

Dënimi me kusht për disa nga dhunuesit që rrahën deputetë, për ekspertët juridikë është skandaloz. Ish prokurori Aleksandar Nakov konsideron se të akuzuarit patjetër të gjykohen për vepra të ndryshme e jo të vendosen në një “thes” dhe me të njëjtën akuzë.  E pakënaqshme është edhe vetë akuza. Vetë procedura e shkurtuar dhe aktgjykimi i miratuar për mua është tejet skandaloz. Kisha rastin t’i shoh filmimet ku qartë shihet veprimi i tyre në mënyrë individuale dhe në veprime që nuk nënkuptojnë “pjesëmarrje në turmë”, por janë vepra më të rënda penale- deklaroi ish prokurori publik Aleksandar Nakov. Ndërkohë Besa Arifi…

Lexo më Shumë

23 May Ende asgjë konkrete sa i përket  bisedimeve për formimin e qeverisë së re mes mandatarit, Zoran Zaev dhe partive politike shqiptare. Sipas zëdhënësit të LSDM-së Petre Shilegov negociata për postet ministrore dhe kabinetin e ri qeveritare po zhvillohen në të gjitha nivelet , por ai nuk dha detaje më të hollësishme. Bisedimet për kabinetin qeveritar siç e dini, po zhvillohen në mënyrë permanente, në moment që do të kemi informacion për ndarjet e posteve, do ju informojmë me kohë. Bisedat janë në të gjitha nivelet – deklaroi Petre Shilegov, LSDM. Detaje nuk japin as nga BDI-ja nëse kanë…

Lexo më Shumë

23 May Incizimet e publikuara nga kamerat e sigurisë në Kuvend dëshmojnë se dyert e Kuvendit janë hapur nga deputetët e VMRO-DPMNE-së. Në video, deputeti i VMRO-së Sashe Vasilevski dhe Kërste Mukoski vërehen duke vrapuar dhe tentojnë që nga porta e mesme të heqin shulat. Atyre u bashkohet edhe një i punësuar si sigurim i Kuvendit i cili me gjësend të fortë afrohet tek porta. Më tek dera ofrohet edhe Goran Gjosheski, shef i sigurimit të ish krye-parlamentarit Trajko Veljanovski. Gjosheski kërkon nga nëpunësit e Kuvendit të tërhiqen. Mukovski dhe Vasilevski arrijnë t’i heqin shulat e njërës portë por e…

Lexo më Shumë

Maqedonia nuk do të jetë shtet juridik derisa në tërësi nuk ndriçohet sulmi i organizuar në Kuvend, theksojnë nga LSDM dhe shtojnë se askush nuk do të amnistohet nga përgjegjësia pa dallim nëse është deputet, polic, pjesëtar i ARM-së, gjykatës, prokuror apo qytetar i zakonshëm. “Xhirimet e djeshme nga kamerat e sigurisë në hollin e Kuvendit e dëshmuan pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të VMRO-DPMNE-së në tentimin për organizim të rrezikimit terrorist të rendit kushtetues dhe tentim për vrasje të disa deputetëve. Xhirimet janë dëshmi kyçe se Nikolla Gruevski gënjen. Edhe pse vazhdimisht pohonte se partia e tij nuk k asgjë me…

Lexo më Shumë

23 May Kryetari i Sindikatës së Policisë, Goce Dellçev Todev kërkon takim me ministrin e Punëve të Brendshme për të kuptuar arsyen përse disa policëve nuk iu është paguar sigurimi shëndetësor që nga dhjetori i vitit 2013. Todev shpreh revoltën e mbi 200 policëve që janë detyruar të paguajnë nga xhepi i tyre për shërbimet shëndetësore e të cilët sa më parë kërkojnë zgjidhjen e çështjes dhe gjetjen e fajtorit, qoftë edhe përmes procedurës gjyqësore. Ata të punësuar të cilët janë të shqetësuar për gjithë atë që tani ndodh në Ministrinë e Punëve të Brendshme kërkojnë padi kundër Ministrisë dhe…

Lexo më Shumë

23 May Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini ftoi Zoran Zaevin në darkën joformale në Bruksel, si “të përcaktuar për kryeministër”. Ndonëse Zaev është ende vetëm mandatar për formimin e qeverisë së re, ai nesër është ftuar si një nga gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor. Zëdhënësja e Mogerinit, Maja Kocijançiç njoftoi se në darkën e nesërme do të bisedohet rreth ngjarjeve të fundit në rajon dhe të shihet se si të gjitha vendet mund të shkojnë përpara.  “Darka gjithashtu do të jetë vazhdim i vizitës së Përfaqësueses së Lartë, Mogherini në rajon…

Lexo më Shumë