Author: almakos

04 July Nuk ka hapje të reja tek shpella e squfurit në fshatin Kosell, poashtu nuk del tym nga ndonjëra prej vrimave ekzistuese. Alsat ishte në këtë vend unik dhe aty nuk kishte asgjë të pazakontë. Banorët lokal që i takuam thanë se dje disa njerëz qëllimisht kanë ndezur një zjarr tek një vrimë. Ato janë të njëjtat vrima të vogla. E shihni vetë. Nëse do të kishte vrima do kishte kudo,dhe jo vetëm këtu. Kishte edhe më këtej. Filluan të sjellin dhe, me ekskavator dhe e rrafshuan vendin. Patjetër duhet diku të dalë ajri jashtë. Dje kanë djegur goma,…

Lexo më Shumë

Ndihmëssekretari Amerikan Hoyt Brian Yee ka dhëne një interviste për gazetën greke Kathimerini ne lidhje me situatën në vendet e Ballkanit. Prania amerikane dhe interesi i saj mbetet i madh dhe SHBA nuk ka ndryshuar politiken e saj. Ai theksoi se kufijtë ne vendet e Ballkanit janë te përcaktuara dhe nuk përbejnë çështje për diskutim. Ne lidhje me pyetjet për “Shqipërinë e Madhe”ai  u shpreh se Uashingtoni është kundër retorikëve te patriotizmit dhe fton liderët e vendeve të Ballkanit perëndimor të përqendrohen në reformat e tyre. Në lidhje me Maqedoninë u shpreh se “porta për të hyrë në NATO dhe…

Lexo më Shumë

04 July Katër ditë mësim, një ditë praktikë. E pamjaftueshme për nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Goce Stojçevski Ambarçe” nga Tetova, por ky është qëndrimi i pronarit të mullirit, Ramadan Vejseli i cili i trajnon nxënësit. Pjesa dërmuese e studentëve edhe pse marrin diploma, nuk përfitojnë njohuri me të cilat do të jenë konkurrent në tregun e punës. Në përgjithësi, kur shkojmë në fakultet, kur dikush thotë ja isha në praktikë, me të vërtetë praktika është pro-formë dhe për studentët që kanë qenë në praktikë nuk dimë saktë sa ka pasur proces përparimi ku studenti mund të shkruaj në…

Lexo më Shumë

Maqedonia në politikën e jashtme të saj udhëhiqet me raportin e Komisionit Evropian i cili parasheh reforma në katër shtylla të shtetit edhe atë: realizimin e Marrëveshjes së Përzhinos, sundimin e së drejtës, pavarësi e institucioneve dhe përkushtim dhe ndershmëri në zhvillimin e politikës së brendshme. Këtë e bëri të ditur sot ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov gjatë publikimit të raportit për politikë të jashtme në seancën e dytë të Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Maqedonisë “Politika e jashtme ka nisur nga pozicione fillestare, realizimin e raportit të Komisionit Evropian në të cilin kërkohet realizim…

Lexo më Shumë

 Komisioni kuvendor për mbikëqyrje ndaj punës së Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim (DSK) dhe Agjencisë për zbulim (AZ) sot në mbledhjen e parë unanimisht e miratoi Propozim Rregulloren për punë. Deputetja Frosina Remenski në debatin rreth tekstit të Rregullores propozoi plotësim të nenit 12 nga Rregullorja me paragraf të ri 3 me të cilin deputeti8t që nuk është anëtar i Komisionit të ketë tëp drejtë të marrë pjesë edhe në mbledhjet e mbyllura të Komisionit vetëm nëse i ka plotësuar kushtet, përkatësisht të ketë siguruar certifikatë të sigurisë. Remenski sqaroi se me atë do të jepet transparencë plotësuese ndaj punës…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari theksoi sot se në në disa reparte ka mungesë, të infermierëve dhe mjekëve, megjithatë, ai vuri theksin te infermierët, ku pritet të punësohen prej 30 deri në 60 infermierë. “Do të fillojmë me numër prej 30 në një periudhë më të shpejtë të mundur, ndërsa pastaj do të shkojmë edhe në 30, së bashku me infermierë, personel tjetër mjekësor dhe mjek”, deklaroi Taravari. Arben Taravari pas vizitës së sotme në SPQ “8 Shtatori” tha se do të shkojë në seancë të Qeverisë. “Do të bisedoj edhe me ministrin e Financave dhe kryeministrin që sa…

Lexo më Shumë

Sot në Ulqin kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, dhe deputetët Maksim Dimitrievski dhe Xhevad Ademi,  u takuan me kryetarin e Ulqinit, Nazif Cungu dhe me përfaqësues me çfarë e përfunduan vizitën zyrtare në Mal të Zi. Në takim, informojnë nga pres shërbimi qeveritar, ishte konfirmuar bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet dy vendeve dhe se i njëjti vetëm duhet edhe më tutje të thellohet dhe të mbindërtohet në fushën e bashkëpunimit ekonomik, duke e marrë parasysh faktin se nuk ka çështje të hapura. Kryetari i Ulqinit Cungu përzemërsisht uroi për formimin e Qeverisë së re, me ç’rast konstatoi se stabiliteti i Republikës…

Lexo më Shumë

Siç bëri të ditur sot Enti Shtetëror për Statistikë, eksporti i mallrave nga Maqedonia, në pesë muajt e parë të këtij viti arrin 1.964.512.000 euro dhe shënon rritje prej 15,1 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Vlera e mallit të importuar, megjithatë, arrin 2.710.765.000 euro, që është për 12,1 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Deficiti tregtar, në periudhën janar-maj të këtij viti arrin 746.253.000 euro. Mbulimi i importit me eksportin, në pesë muajt e parë të këtij viti arrij 72,5 për qind. Këmbimi tregtar sipas prodhimeve…

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së, Branko Manajllovski në konferencë për media të mbajtur në gjuhën angleze, tha se deklarata e djeshme për kauzën homoseksuale ishte mendim i tij personal dhe nuk qëndron askush tjetër pas kësaj teme, duke aluduar në mbështetje politike. Por, ai ishte këmbëngulës dhe u zotua se nuk do të heshtë dhe do të insistojë deri në miratimin e një ligji për legalizimin e martesave homoseksuale. “Ky është mendimi im dhe nuk jam konsultuar me askend. Por unë vazhdoj të mbetem në qëndrimin tim dhe mendoj se duhet të sjellim ligj për legalizim. Do të vijë koha edhe ligj…

Lexo më Shumë

Ministria e Jashtme e Turqisë ka dënuar ashpër Greqinë për incidentin në të cilin ishte përfshirë anija bregdetare greke që hapi zjarr ndaj një anije mallrash turke të hënën, raporton Anadolu Agency (AA). Në një deklaratë me shkrim, Ministria thekson se anija turke M/V ACT po lundronte nga porti Iskenderun në Turqinë jugore në portin Izmit në Turqinë veriperëndimore, kur anija turke u sulmua nga anija e rojes bregdetare greke. “Ne dënojmë ashpër aktin e papërgjegjshëm të autoriteteve greke në këtë incident të neveritshëm”, thuhet në deklaratë. “Nuk mund të ketë kurrfarë justifikimi për hapjen e zjarrit ndaj një anije…

Lexo më Shumë

04 July Këshilli gjyqësor përsëri do të mbajë zgjedhje për kryetarin e ri të Gjykatës Penale. Këtë vendim e morën dje anëtarët e Këshillit. Votimi i kaluar për zgjedhjen e shefit të Njësisë së Shkupit u anulua. Kjo nënkupton se shfuqizohet edhe konkursi për zgjedhje të kryetarit të Gjykatës Penale, ku në garë janë ish-kryetari, Vlladimir Pançevski dhe gjykatësi Ivan Xholev. Zoran Karaxhoski, kryetar i Këshillit gjyqësor, tha se të gjitha konkurset e shpallura para janarit të këtij viti, nuk janë në fuqi për shkak të vjetërsimit të tyre dhe për shkak të vlerësimit të rregullt të gjykatësve për vitin…

Lexo më Shumë

04 July Është shtyrë për më 5 shtator seanca gjyqësore kundër ish kundër-zbuluesit Slobodan Bogoevski, i cili akuzohet për shpifje nga kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe bashkëpunëtori i tij i afërt Musa Xhaferi. Gjyqi ka problem të përcaktojë juridikacionin e lëndës për shkak se Bogoevski deklaratën për rastin “Magjar Telekom” e ka dhënë në një Gjykatë të Amerikës. Ahmeti dhe Xhaferi nga Bogoevski kërkojnë 5.5 milion denarë për fyerje dhe shpifje. Bogoevski për gjyqin në Nju Jork në cilësinë e dëshmitarit deklaroi se përmes biznesmenit grek Kondominas, dyshja Ahmeti Xhaferi dhe kryeministri i atëhershëm Vllado Buçkovski kanë marrë mitë…

Lexo më Shumë