Author: almakos

Dëshpërimi i shqiptarëve nga publikimi i “bombave” të Zoran Zaevit u shfaq edhe pas mosmbajtjes së premtimeve se do të publikojë edhe përgjimet në të cilat dëshmohen keqpërdorimet e funksionarëve të BDI-së. Zaev, që në “bombën” e parë të publikuar më 9 shkurt të vitit 2015 premtoi se nuk do të fshehë asgjë. “Gjithçka që kemi si dëshmi do të publikojmë, nuk do të fshehim”, deklaroi Zaev, më 9 shkurt të vitit 2015. Por, kjo nuk ndodhi. Dhe shqetësim shfaqën edhe intelektualët shqiptarë. Në publikimin e “bombës së gjashtë”, më 2 mars 2015, Zaev u pyet nga ana jonë, ndërsa…

Lexo më Shumë

Seanca për padinë e Musa Xhaferit dhe Ali Ahmetit kundër ish shefit të policisë sekrete Sllobodan Bogoevski përsësi nuk arriti të fillojë. Kjo pasi dëshmitarët e propozuar, noteri dhe avokati që kanë qenë prezent kur Bogoevski e ka dhënë deklaratën nuk deshëm të japin asnjë shpjegim, duke u thirrur në fshehtësinë e profesionit. Këta dëshmitarë i kishte propozuar ekipi i avokatëve të Ahmetit dhe Xhaferit, për të dëshmuar se deklaratën Bogoevski e ka dhënë në Shkup, në zyrë noteri, e jo në ambasadën e SHBA-së dhe kjo sipas tyre do të krijojë kushte që ai të gjykohet për shpifje. Sipas…

Lexo më Shumë

04 July Të revoltuar nga mos zgjidhja e ngërçit politik në komunën e Bogovinës, Sindikata rajonale e Arsimit paralajmëron protesta më 6 korrik. Thonë se tash dy muaj mbi 500 të punësuar në arsim dhe administratë kanë mbetur pa rroga. Ne gati tre muaj jemi pa rroga. Arsimtarët përpos rrogave prej më 1 korrik janë edhe pa sigurim. Si e para mos të flasim për intervenime të mëdha shëndetësore edhe pse ka edhe ashtu raste, por ka arsimtarë që janë edhe me terapi mujore që duhet ti marrin barnat dhe shumë arsimtarë na janë drejtuar për sqarim pse s`mund ti…

Lexo më Shumë

Qytetarët reagojnë pas kërkesës së deputetit të BDI-së, për zyrtarizimin e martesave mes gjinisë së njejtë. Ata e cilësojnë si hap të dëmshëm hapjen e një diskutimi të tillë, duke shtuar se as kombi dhe as feja të cilës i përkasin shumica në këtë vend, nuk e lejojnë një gjë të tillë. Ata madje i habit fakti se si mund të propozohen gjëra të tilla, derisa nga ana tjetër kemi shumë raste të cilave duhet t’u jepet prioritet, siç është rasti “Monstra” e “Sopoti” dhe rasteve të tjera të ngjajshme, ku njerëz të pafajshëm për kohë të gjatë qëndrojnë nëpër…

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së, Branko Manojllovski, vazhdon të mbetet edhe më tej në kërkesën e tij që e parashtroi dje publikisht, për legalizimin e homoseksualëve në Maqedoni. Manojllovski thirri sot në Kuvend një konferencë për të sqaruar se qëndrimi është personal i tij dhe se askush nuk e ka nxitur, ndërsa tha se dëshiron që ligjin për legalizimin e martesave homoseksuale ta shoh para se të vdes. “Edhe një herë do tu them që këtë ta konsideroni si opinion të Branko Manajllovskit, askush nuk ka qëndruar pas meje. Unë mbetem në këtë qëndrim dhe do të doja që para se të…

Lexo më Shumë

04 July Ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov para Komisionit për politikë të jashtme në Kuvend elaborojë detaje nga takimet e fundit me zyrtarë të lartë të vendeve fqinje për zgjidhjen e problemeve me ta. Në rastin me Greqinë, Dimitrov deklaroi se në rast të mos-gjetjes së një zgjidhje, humbëse është Maqedonia. Opozita deklaroi se nuk do të pranojë asnjë zgjidhje në llogari të identitetit maqedonas. [embedded content]

Lexo më Shumë

04 July Anëtarët e Komisioni për mbikëqyrjen e punës së Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit dhe të Agjencisë së Inteligjencës akoma nuk kanë marrë certifikatat e sigurisë për të pasur qasje në raportet vjetore të shërbimeve sekrete. Kreu i këtij Komisioni Trajko Veljanovski kërkoi që anëtarët të furnizohen me certifikata pasi që aktualisht ky Komision nuk mund të funksionojë si  turp i plotë. Anëtarët ose zëvendës-anëtarët e këtij komisioni të cilët akoma nuk kanë aplikuar për certifikata sigurie, të aplikojnë sa më shpejtë dhe t’ia dorëzojnë shërbimeve të Kuvendit me qëllim që të mund të kenë qasje deri tek informacionet…

Lexo më Shumë

04 July Deputeti i BDI-së Branko Manojllovski qëndron pas kërkesave të një dite më parë për avancimin e të drejtave të homoseksualëve dhe të legalizimit të martesave mes gjinisë së njëjtë. Manojllovski gjatë një sqarimi për mediat deklaroi se ky është mendim i tij personal dhe jo i BDI-së. Sipas tij, kjo është ndër pengesat kryesore të civilizimit të vendit menjëherë pas problemit të nacionalizmit.  Unë kam jetuar në Amerikë për 48 vite, pothuajse 50 vite. Në vendet demokratike, shumë gjëra janë ndryshe nga këtu në Maqedoni. Unë ju kërkoj falje njerëzve të BDI-së, VMRO-së, LSDEM-së dhe të gjithë juve…

Lexo më Shumë

04 July Ministri i ekonomisë pranoi se nuk ka kapacitet dhe kuadër përkatës për t’i zbatuar reformat në pjesën e energjetikës, e të cilat janë rekomandim i Bashkësisë Energjetike Evropiane. Nga ky dikaster për Alsat M shprehen se ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në seancë qeveritare do të kërkoj ndihmë nga kryeministri Zoran Zaev, se si t’i tejkalojë problemet që dje sërish ia bëri të ditura drejtori i Bashkësisë Energjetike, Janez Kopaç. Procesi i natyrshëm i shkuarjes në pension dhe lëvizja e kuadrove eksperte të larta profesionale në kompanitë energjetike në vend krijoi hapësirë që duhet të jetë i paramenduar…

Lexo më Shumë

04 July Nuk ka hapje të reja tek shpella e squfurit në fshatin Kosell, poashtu nuk del tym nga ndonjëra prej vrimave ekzistuese. Alsat ishte në këtë vend unik dhe aty nuk kishte asgjë të pazakontë. Banorët lokal që i takuam thanë se dje disa njerëz qëllimisht kanë ndezur një zjarr tek një vrimë. Ato janë të njëjtat vrima të vogla. E shihni vetë. Nëse do të kishte vrima do kishte kudo,dhe jo vetëm këtu. Kishte edhe më këtej. Filluan të sjellin dhe, me ekskavator dhe e rrafshuan vendin. Patjetër duhet diku të dalë ajri jashtë. Dje kanë djegur goma,…

Lexo më Shumë

Ndihmëssekretari Amerikan Hoyt Brian Yee ka dhëne një interviste për gazetën greke Kathimerini ne lidhje me situatën në vendet e Ballkanit. Prania amerikane dhe interesi i saj mbetet i madh dhe SHBA nuk ka ndryshuar politiken e saj. Ai theksoi se kufijtë ne vendet e Ballkanit janë te përcaktuara dhe nuk përbejnë çështje për diskutim. Ne lidhje me pyetjet për “Shqipërinë e Madhe”ai  u shpreh se Uashingtoni është kundër retorikëve te patriotizmit dhe fton liderët e vendeve të Ballkanit perëndimor të përqendrohen në reformat e tyre. Në lidhje me Maqedoninë u shpreh se “porta për të hyrë në NATO dhe…

Lexo më Shumë

04 July Katër ditë mësim, një ditë praktikë. E pamjaftueshme për nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Goce Stojçevski Ambarçe” nga Tetova, por ky është qëndrimi i pronarit të mullirit, Ramadan Vejseli i cili i trajnon nxënësit. Pjesa dërmuese e studentëve edhe pse marrin diploma, nuk përfitojnë njohuri me të cilat do të jenë konkurrent në tregun e punës. Në përgjithësi, kur shkojmë në fakultet, kur dikush thotë ja isha në praktikë, me të vërtetë praktika është pro-formë dhe për studentët që kanë qenë në praktikë nuk dimë saktë sa ka pasur proces përparimi ku studenti mund të shkruaj në…

Lexo më Shumë