Author: almakos

05 July Moti në Maqedoni do të jetë me diell me erë të dobët deri mesatare veriore përgjatë Luginës së Vardarit. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej tetë deri në 18 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 25 deri në 33 gradë Celsius. UV indeksi do të arrijë 9. Në Shkup, moti i ngjashëm, me diell dhe me erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 13 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 31 gradë Celsius. Pason mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperatura e ditës do të…

Lexo më Shumë

Në shkollat e mesme publike në Maqedoni sot do të realizohet paraqitja e dytë në afatin e qershorit për regjistrim në vit të parë në vitin shkollor 2017/2018, ndërsa rezultatet për regjistrim të nxënësve do të publikohen ditën e ardhshme, 6 korrik. Në afatin e parë të paraqitjes në qershor, të realizuar në datat 28 dhe 29 të muajit të kaluar, nga 17.179 të paraqiturit, janë pranuar 11.205 nxënës. Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se vende të lira në paraqitjen e dytë në afatin e parë ka për gjithsej 24.529 nxënës në shkollat e mesme publike në gjithë komunat…

Lexo më Shumë

Sot mbahet séanca e gjashtë e Kuvendit të Maqedonisë dhe në rend dite është shkarkimi i prokurorit publik Marko Zvërlevski. Kjo pikë është e 30-ta në rend dite, por, sipas, paralajmërimeve të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, pritet që ajo të jetë midis të parave në seancë dhe sot të debatohet për të. Kërkesën për shkarkimin, Qeveria e ka dorëzuar edhe deri te Këshilli i prokurorëve publikë i cili në seancë e pranoi propozimin për shkarkimin e Zvërlevskit. Në rend dite të kësaj seance janë edhe raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë 2016, Propozimi për emërim të drejtorit…

Lexo më Shumë

Shpejtësia dhe data e hyrjes së Serbisë në BE varet kryesisht nga përparimi i Serbisë në zbatimin e reformave dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën. Kështu ka thënë zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijanciç, duke theksuar se Bashkimi Evropian do të punojë me Serbinë për një proces të fortë dhe më të shpejt të anëtarësimit, transmeton lajmi.net. “BE-ja është e angazhuar fort për qëllimin strategjik të Serbisë në anëtarësimin e saj në BE. Ne i kuptojmë përpjekjet e Serbisë dhe do të punojmë së bashku për të forcuar dhe përshpejtuar procesin e anëtarësimit”, ka thënë Kocijanciç.

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka akuzuar shumicën parlamentare dhe Qeverinë se përmes deklaratës së fundit të deputetit të BDI-së dëshiron që të inicojë zyrtarizimin e martesave mes homoseksualëve, si dhe dhënien e të drejtave përfshirë edhe të drejtën që të njëjtit të adoptojnë edhe fëmijë. Bllagica Laskovska tha se një propozim si ky nuk do të gjejë asnjëherë mbështetje pasi të gjitha bashkësite etnike dhe fetare në vend familjen e njohin vetëm si bashkësi mes burrit dhe gruas dhe nuk pranojnë definime të tjera.

Lexo më Shumë

04 July Në rajonin e Ohrit prej 18 qershorit e deri më sot, janë regjistruar më shumë se 1 mijë tërmete. Shumica e tyre ishte me intensitet të dobët, ndërsa më i fuqishmi ishte tërmeti i djeshëm në orën 13:18 me intensitet 5 shkallë të njësisë matëse Rihter . Kjo dridhje ka shkaktuar shqetësim të banorëve dhe turistëve në Ohër ku dhe janë paraqitur dëme të shumta materiale.

Lexo më Shumë

Qeveria sot vendosi që disa institucione shtetërore të punojnë me dy ndrrime, në mënyrë që qytetarët pas mbarimit të orarit të punës të mund të kryejnë punët e nevojshme administrative. Është marrë vendim që në të gjitha institucionet shtetërore të ketë orar fleksibil pune. Prej 1 shtatori orari i punës do të jetë prej 7:30 deri në 15:30 për turnin e parë të të punësuarve, ndërsa prej orës 16:30 deri në 20:30 do të punojë turni i dytë i administratës. Me dy ndrrime për momentin është vendosur që të punojë Drejtoria e të Ardhurave Publike, Drejtoria për Menaxhim me Librat…

Lexo më Shumë

Përveç frikës nga tërmetet tashmë të përditshme, banorët e Maqedonisë Jugperëndimore tashmë druajnë edhe nga shpërthim vullkani. Lëkundjet e shumta dhe të njëpasnjëshme në Ohër, Strugë dhe Resnjë, kanë ngjallur frikën e banorëve për rizgjimin e mundshëm të vullkanit Duvalo. Mirëpo, drejtori i Entit Sizmologjik Mihajll Garevski siguron qytetarët se në Maqedoni nuk ekziston mundësia e shpërthimit të një vullkani. “Aktivitete vullkanike në territorin e Maqedonisë nuk mund të paraqiten. Qytetarët të jenë të sigurt se vullkane aktive në Maqedoni nuk ka”. Tërmetet në Ohër dhe Strugë kanë shkaktuar panikë të madhe tek qytetarët, të cilët nga frika për të…

Lexo më Shumë

Në sistemin tonë politik ekzistojnë si partitë e mëdha, ashtu edhe partitë e vogla. Çdo njëra prej tyre ka rolin, peshën dhe përgjegjësinë e saj. Partitë kanë për detyrë të mbështesin dhe mbrojnë vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut. Niveli i demokracisë për një vend fillon tek niveli i demokracisë që kanë brenda vetvetes partitë politike. Sa partitë tona mbrojnë interesat e qytetarëve, ajo shihet në integrimin e popullit drejt lirisë dhe demokracisë, pë të çuar zërin e tyre. Nëse Partia politike duhet të funksionon si element për të mbështetur dhe ecur përpara populli, dhe se duhet të ndërmarrë…

Lexo më Shumë

Sot në Universitetin “Kiril dhe Metodij”, në Shkup, Ambasadori Rus, në Maqedoni Oleg Nikolaeviç Shçerbak, rektori i Universitetit “Kiril dhe Metodi”, Nikola Jankulovski  dhe Velimir Stojkovski  nga Qendra e gjuhës Ruse, shpërndanë çertifikata nga kursi për gjuhën ruse. Pas realizimit të provimit, që kanë kaluar testin përfundimtar, kursantët e grupit të dytë janë nderuar me mirënjohje. Kursi ka qenë pa pagesë, ku kanë marrë pjesë 600 kanditatë  në nivelin bazik, të mesëm dhe nivelin e lartë. Ku edhe kanë dëgjuar dhe mësuar njohuri nga gjuha ruse nga profesorë vendor, dhe të  jashtëm, njohton Almakos. Drejtori i qendrës Ruse dhe njëheri…

Lexo më Shumë

Ekzistojnë shumë dyshime për prapavijën e vendimeve të gjykatës që të mos caktojë masë arresti për asnjërin prej ish funksionarëve të qeverisë edhe përkundër dëshmive të forta të cilat janë prezantuar para gjykatës. Kështu tha gazetari Isen Saliu, i cili shtoi se shkaqet mund të jenë të ndryshme, fajtor mund të jenë strukturat gjyqësore të caktuara nga Qeveria e kaluar të cilët kanë ende pozicione në gjyqësor, por nuk përjashtohet mundësia të ketë edhe ndonjë marrëveshje mes qeverisë së re dhe ish qeverisë që tani është në opozitë. “Duke pasur parasysh se një segment mjaft i rëndësishëm dhe mjaft i…

Lexo më Shumë

Menjëherë pasi kaloi vala e refuzimit të të gjithë paraburgimeve për të akuzuarit në rastet e PSP, kryesisht zyrtarë të VMRO DPMNE-së, ushtruesi i detyrës-kryetar në Gjykatën Penale të Shkupit Stojançe Ribarev, ka vendosur të risistemojë gjykatësit. Gjykatësit që fillimisht u hoqën nga vendet e punës derisa të kalojë vala e vendimeve në rastet e PSP-së, tani do të kthehen në vendet e vjetra. Për portalin “Sakam Da Kazham” ata kanë thënë se janë të revoltuar tej mase nga risistemimi dhe kanë paralajmëruar edhe kallëzim penal kundër kryetarit aktual të  Gjykatës Penale Stojançe Ribarev. Ish gjykatësi Valentin Zafirov thotë se…

Lexo më Shumë