Author: almakos

04 July Dhjetëra tërmete prej të cilëve më i fuqishme me intensitet prej 3,4 ballësh sipas shkallës së Rihterit janë regjistruar në rajonin e epiqendrës së Ohrit natën e kaluar. Nga data 18 të e muajit të kaluar e deri më sot në rajonin e Ohrit janë regjistruar mbi 1.000 tërmete. Më i fuqishme ishte dje në orën 13:18 me intensitet prej 5 ballësh sipas shkallës së Rihterit, shkaktoi shqetësim tek banorët dhe turistët, ndërsa janë paraqitur dëme më të vogla materiale. 

Lexo më Shumë

Dhjetëra tërmete të intensitetit më të ulët kanë trazuar banorët e rrethinës së Ohrit. Janë regjistruar së paku 10 dridhje, më e madhja e të cilave ka qenë 4.1 shkallë Rihtër. Banorët kanë përjetuar ankthin e pritjes së dridhjeve, ndërkohë që ky rajon në javët e fundit ka përjetuar afër 1 mijë lëkundje të tokës. Megjithatë, deri tash nuk ka pasur ndonjë të lënduar, përveç disa dëmeve materiale. /SHENJA/

Lexo më Shumë

04 July Çdo vit, gjatë sezonit turistik, në Shqipëri rritet ndjeshëm numri i aksidenteve rrugore. Në këto kushte policia apelon qytetarët për më shumë kujdes. “Sezoni turistik është i mbingarkuar, vijnë mjete nga Polonia, vendet baltike madje edhe nga Azia ndaj policia rrugore apelon qytetarët që përsos mungesës së sinjalistikës, të respektojnë rregullat për të shmangur aksidentet”, shprehet Mitat Tola, drejtor i policisë rrugore. Drejtori i policisë rrugore, Mitat Tola thotë për Top Channel se përveç policive kosovar, në rrugët e vendit këtë vit do të ketë prani edhe të efektivëve nga Maqedonia. “Në kuadër të bashkëpunimit midis Shqipërisë, por…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni sot do të jetë kryesisht me diell me rritje të temperaturës së ditës. Do të fryjë erë e forcuar veriore veçanërisht përgjatë Luginës së Vardarit dhe në Pellagoni. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri në 19 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 23 deri në 31 gradë Celsius. UV indeksi do të arrijë 9. Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me diell me erë mesatare deri në të përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 15 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 29 gradë Celsius. Vijon…

Lexo më Shumë

Një incident me armë ka ndodhur pak para mesnate në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Burime policore theksuan për INA se incidenti ka ndodhur në afërsi të xhamisë së kësaj lagjeje. Por nuk janë dhënë detaje se çfarë ka ndodhur dhe kush ka shtënë me armë, apo a ka edhe të plagosur apo dëmtuar. Për shkak të këtij incidenti është bllokuar përkohësisht rruga kryesore në këtë lagje, derisa policia të kryejë ekspertizën. Në vendin e ngjarjes ka pasur edhe banorë, të cilët kanë ndjekur se çfarë po ndodhë. Ata kanë theksuar se këto raste shtojnë pasigurinë në këtë lagje, ndërsa…

Lexo më Shumë

Gjykata penale nuk e pranoi kërkesën e PSP-së dhe nuk ka paraburgim për ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe këshilltarin e tij, Martin Protugjer, ish ministrat Gordana Jankullovska dhe Mile Janakieski si dhe ish sekretarin e partisë, Kirill Bozhinovski. Gjykata penale i ka refuzuar të gjitha kërkesat për paraburgim, ndërkaq të akuzuarve u ka përcaktuar vetëm masën e përkujdesit, marrje të pasaportave dhe detyrim që të paraqiten në gjyq një herë në javë. “Propozimi për përcaktimin e masave paraprake kundër K.M, L.R, R.D, XH.A, M.H, D.D, E.T, M.P, K.T,K.V, S.K, D.A, L.R, G.J, B.B dhe I.D, janë pranuar dhe u janë…

Lexo më Shumë

Një tërmet tjetër me fuqi prej 3.9 ballë sipas Rihterit regjistrohet në Maqedoni. Epiqendra e tërmetit edhe kësaj here është në rajonin e Ohrit, 7 kilometra nga Resnja dhe në thellësi prej 2 kilometrave. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Në ceremoninë përkujtimore në Varrezën Potoçari më 11 korrik të këtij viti do të bëhet varrimi i 70 viktimave të gjenocidit të Srebrenicës, që cilësohet si tragjedia e dytë më e madhe njerëzore në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, raporton AA. Sipas deklaratës së Institutit të Personave të Humbur të Bosnjë e Hercegovinës (BeH), eshtrat e 70 viktimave do të varrosen pasi janë identifikuar nga Instituti Mjekoligjor i Tuzllës. Shtatë nga viktimat që do të varrosen këtë vit kanë qenë të moshës 18 vjeçare kur janë vrarë. Siç thuhet, më i riu nga viktimat e identifikuar ka qenë 15…

Lexo më Shumë

Komanda e Forcave Detare të Turqisë ka dërguar një anije luftarake në jug të Detit Egje pas pretendimeve se nga anijet e sigurisë bregdetare të Greqisë është hapur zjarr ndaj një anijeje me flamur turk, teksa paraprakisht edhe Komanda e Sigurisë Bregdetare e Turqisë dërgoi dy anije, raporton AA. Sipas të dhënave të siguruara nga burime të Ministrisë së Brendshme të Turqisë, pas pretendimeve se ndaj anijes së mallrave me flamur turk me emrin “ACT” që po lundronte në ujërat ndërkombëtare të Detit Egje është hapur zjarr nga anija e sigurisë bregdetare të Greqisë në ujërat e Rodosit, në vendin…

Lexo më Shumë

Zbardhja e padrejtësisë dy dekadëshe ndaj shqiptarëve, nuk u realizua edhe pas shumë premtimeve të bëra dhe shpresës së rrejshme të ngjallur gjatë publikimeve të përgjimeve jolegale të cilat kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, i publikoi në projektin e tij “E vërteta për Maqedoninë”. Pas pyetjeve të vazhdueshme se kur do të zbardhet e vërteta për rastet e montuara “Sopoti” dhe “Monstra”, por edhe vrasja e Harun Aliut, në konferencat e tij, gjatë publikimit të të ashtuquajturave “bomba”, Zaev ishte decid se gjithçka do të zbardhet. Zoran Zaev (09.02.2015): Gjithçka që kemi si dëshmi do të publikojmë, nuk do të…

Lexo më Shumë

Nuk ka paraburgim për ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe këshilltarin e tij, Martin Protugjer, ish ministrat Gordana Jankullovska dhe Mile Janakieski dhe ish sekretarin e partisë, Kirill Bozhinovski. Penalja nuk e pranoi kërkesën e PSP-së dhe të gjithëve gjykata ua mori pasaportat personale dhe diplomatike dhe i obligoi që një herë në javë të paraqiten në gjykatë. Masë të tillë PSP propozoi edhe për 16 të akuzuarit në rastin “Titanik”, ndërkaq gjykata për të gjithë ata i pranoi dhe ua morri pasaportat.

Lexo më Shumë

03 July Komisioni për ndjekje të obligimeve të vendeve-anëtare të Këshillit të Evropës, pranë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), në sesionin e fundit veror në Strasburg e shqyrtoi raportin gojor të raportuesve për dialogun post-monitorues me Republikën e Maqedonisë, pas vizitës së tyre të fundit në vend. Takimet e këtij komisioni, të njohur si komisioni monitorues, u mbajtën pas dyerve të mbyllura, por Veleriu Giletski një nga raportuesit e komisionit monitorues dhe zëvendëskryetar i APKE-së, i cili ishte në delegacionin që e vizitoi Maqedoninë e konfirmoi këtë informacion. “Ne kishim raport gojor, në vjeshtë do të kemi vizitë…

Lexo më Shumë