Në Dibër u organizua tribuna “ Gratë janë shtylla e shoqërisë”, ku u shpalosën problemet që haset gruaja në këtë shtet, ku ky shtet ka anashkaluar femrën, gruan intelektuale dhe e gjitha kjo nga pala tjetër, nga meshkujt, nga klanet, anashkalim i femrës nga partitë politike dhe gjetkë, u tha në panel, njohton Almakos. “Ne si femra, jemi gjinia më e bukur, më e shenjtë dhe liridashëse, jemi gra që kërkojmë të drejtat tona në shoqëri, kërkojmë të jemi aty ku e kemi vendin, të jemi deputete, drejtoresha, ministre, te kemi poste udhëheqëse, sepse i meritojmë , jemi fuqia e…
Author: almakos
03 July Gjykata penale vendosi se nuk ka paraburgim për ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt Mile Jankiaveski, Gordana Jankullovska, Martin Protungjer dhe Kiril Bozhinovski. Gjykata për ato solli vendim që tu merret pasaporta dhe një herë në javë të paraqiten në Gjykatë.
Janë ngritur zërat se shteti Maqedoni duhet të merr një emërim tjetër, ky zë vjen nga diplomacia greke, por nuk përjashtohet edhe ajo bullgare as edhe shtete të tjera ose edhe aktorë politik, shkruan Almakos. Republika e Maqedonisë është shtet i pavarur, banorët e saj kanë tokën e tyre, identitetin e tyre, kulturën, kështu shprehet ish Ambasadori Nano Ruzhin. Në anën tjetër kryeministri i Bullgaris pohon një vendim të tillë që Maqedonia të ketë një emër me përmbajtje gjeografike. Secili nga shtetet, politikan e diplomatë, historian e gjeograf japin opinionin e tyre mbi vendin e Maqedonisë aktuale . Por ish…
Prodhuesit e ushqimit organik të ndërmarrin hapa konkret për konkurrencë më të madhe, fillimisht me investim në teknologji , sepse shtetet në rajon punojnë intensivisht dhe janë shumë larg nesh, është mesazhi i tryezës së rrumbullakët “Trende zhvillimore në sektorin bujqësore në rajonin CEFTA – Bazë për konkurrencë më të madhe në tregun e BE – së”, që u mbajt sot në Odën ekonomike të Maqedonisë, njohton Almakos. Shija e veçantë dhe cilësia, sipas dekanit të Fakultetit për shkenca bujqësore dhe ushqim Vjekosllav Tanaskoviq, në produktin e Maqedonisë akoma i mundëson të njihet mirë në tregjet e ish-Jugosllavisë, Evropës Lindore…
Profesori Bekim Kadriu në një prononcim pë mediat në vend ka thënë për ligjin e përdorimit të gjuhës shqipe se pa kaluar në parlamentin e Maqedonisë, dërgohet në Komisionin e Venecias “Nuk duhet të jetë pengesë shqyrtimi nga Komisioni i Venecias për miratimin e Ligjit për gjuhën shqipe. Ligji mund të miratohet dhe të shqyrtohet më vonë nga ky Komision. Nga ana tjetër, pavarësisht se gjuha shqipe është kategori kushtetuese, Qeveria mund t’i drejtohet këtij Komisioni për një mendim. Por nuk është e domosdoshme që kjo të bëhet tani, para miratimit të Ligjit”, thotë Kadriu
“Punimet për ndërtimin e Sheshit “Skënderbeu” kanë arritur deri në përfundim të fazës së dytë, finalizimi i së cilës është çështje ditësh. Është arritur deri te vendosja e mozaikëve të parapara në projekt për kompletimin e një pamjeje me vlera të larta estetike dhe kulturorehistorike. Ndërsa nuk ka pasur asnjëherë ndryshim të projektit. Para 4 viteve ajo që është prezantuar ka qenë vetëm projekti ideor e jo projekti definitiv. Përpilimi i projektit definitiv, është zhvilluar me konsultime intensive me arkitektët përgjegjës dhe produkti real i paraparë në projekt është pikërisht kjo që po e shohim sot”, thonë nga Komuna e…
Rasti “Fortesa 2” u anulua për shkak se i akuzuari kryesor Goran Grujovski ka angazhuar avokat të ri. Lupço Shvërgovski është avokati i cili tani e tutje do ta mbrojë ish drejtorin e Drejtorisë së Pestë të DSK-së dhe pasi që sapo e ka marrë lëndën në duar, kërkoi më shumë kohë për t’u njoftuar me detajet e akuzës dhe gjykimit të deritanishëm. “Seanca e sotme u anulua me kërkesën time dhe të kolegut Mile Petreski pasi që jemi angazhuar si mbrojtës në këtë lëndë. Na duhet kohë për tu përgatitur. Unë jam avokat gjithkund ku është zotëri Sasho Mijallkov…
Ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic, ka dhënë porositë e tij të para, pas takimit që ka realizuar me shefin e diplomacisë së vendit, Nikolla Dimitrov. “Mendoj se gjatë disa muajve të ardhshëm nuk duhet të presim aktivitete dramatike apo ndryshime”, tha Nimic. Nimic nuk ka sjellur propozim të ri për emrin, por ka diskutuar konceptet e Qeverisë së re në lidhje me marrëdhëniet fqinjësore. “Nuk mendoj se është koha e duhur për të bërë propozime konkrete dhe përfundimtare, por mendoj se nevojitet një periudhë që të dy palët të bisedojnë me njëra tjetrën”,…
Një tërmet i fuqishëm në orën 13:18 ka goditur rajonin e Ohrit. Intensiteti i tërmetit ka qenë 5.0 shkallë sipas Rihterit. Epiqendra e tërmetit ka qenë 12 kilometra në verilindje të Ohrit, 5 kilometra larg Koselit dhe në thellësi prej 10 kilometra. Përpos në rajonin e Ohrit, dridhja është ndjerë edhe në qytetet tjera, në Shkup, Tetovë, Kumanovë, pra thuajse në tërë territorin e Maqedonisë. Dridhjen e ka ndjerë edhe banorët e Shqipërisë dhe Kosovës. Pas këtij tërmeti të fuqishëm janë regjistruar edhe katër të tjerë, por me intensitet më të vogël: 2.8;, 2.7, 2.6; dhe 3.0 shkallë sipas Rihterit. Nga…
Prokuroria Speciale, sipas avokatit Naser Raufi, duhej t’i jep prioritet rastit ‘Monstra’, pasi të akuzuarit e këtij rasti, janë më shumë se 5 vjet në paraburgim. Raufi nuk e ka të qartë se përse Specialja nuk e ka kërkuar këtë rast deri më tani, pasi sipas tij, kompetencat e këtij rasti i ka kjo prokurori dhe e njejta posedon materiale të cilat janë me rëndësi kruciale për zbardhjen e saj. Ai shtoi se në bazë të rrethanave të krijuara, avokatët mbrojtës do të kërkojnë një hetim ndërkombëtar lidhur me këtë rast.“Deri tani kemi bërë kërkesa tek prokuroria speciale, tani pasi…
03 July Deputeti i BDI-së Branko Manajllovski ka kërkuar legalizimin e martesave mes homoseksualëve në Maqedoni. Kërkesën e tij deputeti i BDI-së e adresoi gjatë mbledhjes së Komisionit për sistem politik. Sipas tij të gjitha vendet e botës kanë aplikuar një masë të tillë si e drejtë themelore e njeriut. Askush nuk potencoi diçka për të drejtat e homoseksualëve një segment i rëndësishëm. Njerëz të paparë. Duhet t’i jepen të gjitha të drejtat homoseksualëve në këtë vend të quajtur Maqedoni- deklaroi Branko Manajllovski, deputet i BDI-së Në kërkesën e tij ka reaguar deputeti i Lëvizjes Besa Afrim Gashi i cili…
03 July Nuk mjafton vetëm mbështetja e OKB-së që problemi mes Maqedonisë e Greqisë të zgjidhet, vlerëson ish-ambasadori, Nano Ruzhin. Ruzhin thekson nevojën për ndërmjetësim nga ana e SHBA-së dhe BE-së po dhe për shkathtësi të diplomatëve të të dy vendeve. Gjithsesi sipas tij, sado e vështirë të duket zgjidhja e çështjes, pritjet që të gjendet kompromis janë reale. Në qarkullim janë disa propozime që tani për tani diplomacia maqedonase nuk i merr parasysh. Tashmë është ajo që duhet të pranojë diçka. Normalisht diplomacia greke më shumë është e inspiruar nga interesat e brendshme politike dhe ajo dëshiron që sa…

