Prodhuesit e ushqimit organik të ndërmarrin hapa konkret për konkurrencë më të madhe, fillimisht me investim në teknologji , sepse shtetet në rajon punojnë intensivisht dhe janë shumë larg nesh, është mesazhi i tryezës së rrumbullakët “Trende zhvillimore në sektorin bujqësore në rajonin CEFTA – Bazë për konkurrencë më të madhe në tregun e BE – së”, që u mbajt sot në Odën ekonomike të Maqedonisë, njohton Almakos.
Shija e veçantë dhe cilësia, sipas dekanit të Fakultetit për shkenca bujqësore dhe ushqim Vjekosllav Tanaskoviq, në produktin e Maqedonisë akoma i mundëson të njihet mirë në tregjet e ish-Jugosllavisë, Evropës Lindore dhe të Mesme, ndërsa pritet të jetë kështu edhe në periudhën e ardhshme në Bashkimin Evropian.
Është e domosdoshme, potencoi Tanaskoviq, edukimi i bujqve përmes programeve arsimore dhe trajnimet për prodhim më të madh dhe konkurrencë më të madhe në tregjet në rajon dhe në BE.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski theksoi se me mbështetjen e paralajmëruar prej 160 milionë eurove për bujqësinë, theksi do të jetë në prodhimet organike, për zhvillim të të cilit Maqedonia ka kushte dhe mund të ofrojë produkte me vlerë të shtuar dhe cilësi.
“Nëpërmjet masave në kuadrin e programit, do të kryehet në periudhën e ardhshme, ku parashikojmë subvencione shtesë dhe masa të reja për modernizimin e prodhimit organik, si dhe mbështetje të zgjeruara eksportit dhe promovimin e produkteve organike, tha Nikolovski.
Me fokus të madh në prodhimet organike, konsideron Nikollovski, në mënyrë afatgjate do të tejkalohen problemet vijuese në prodhim, blerje dhe çmime.
Vasko Ristovski nga Oda Ekonomike vuri në dukje se në qoftë se nuk merren hapa konkretë në sektorin e bujqësisë në Maqedoni, sidomos tek prodhuesimi i ushqimit organik, atëherë prodhuesit nuk do të jenë në gjendje të mbajnë sitatën në dorë.
“Vendet në rajon janë duke punuar intensivisht në zhvillimin e bujqësisë, veçanërisht në prodhimin e ushqimit organik dhe janë shumë më përpara. Si rezultat i politikës jo të mirë në prodhimin bujqësor në vendin tonë kjo sferë është stagnuar dhe nuk mund të ketë ndonjë rezultat tjetër”, tha Ristovski.
Sipas Suzana Dimitrov e kompanisë për prodhime organike “Lipa” problemi më i madh është ndryshimi i klimës arsyeja për atë duhet të kemi një mënyrë për të futur teknologjitë moderne, veçanërisht për ujitje.
“Ne duhet të kemi sasi të duhura që vazhdimisht të japim për klientët tanë. Për këtë ne duhet të flasim jo vetëm në nivel lokal, por edhe në rajon” tha Dimitrov, njohton Almakos.
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari me drejtor Zoran Antanasovski tha se inspektorët zbatojnë kontrollet në mënyrë që konsumatorët nuk janë të mashtruar. Kontrollet janë të bazuara në kërkesat e përgjithshme të sigurisë për ushqim, kërkesat e veçanta të sigurisë për ushqim organik, si dhe informacion mbi etiketimin e produkteve organike janë vënë në qarkullim. Përvoja e kaluar theksoi, kjo tregon se shumica e fermerëve kanë parregullsi në mënyrën e përdorimit të kimikateve.
Sipas AIM-së, tregtia në rajonin e CEFTA-së bazohet para se gjithash në shkëmbimin e prodhimeve bujqësore që përfaqësohen me më shumë se 40% në shkëmbimin e përgjithshëm.
Siç tha Ristovski, për të rritur aftësinë konkurruese të prodhuesve vendas dhe eksportuesit do të jetë marrëveshja veçanërisht e rëndësishme në zonën e përbashkët ekonomike ku pritet të nënshkruhet në Trieste. Ku edhe do të harmonizohen rregulloret dhe procedurat. Në të kaluarën, Ristovski kujton, rezultatet ishin të pa arritura, kishte barriera dhe çdo vend duheshte të përpiqej për të mbrojtur prodhimin e tij. Me promovimin e përbashkët të rajonit do të rritet eksporti jo vetëm për CEFTA, por edhe në vendet e treta, tha Ristovski.
Në këtë panel prodhuesve të artikujve ushqimor u kërkohet të ndërmarrin masa konkrete për konkurencë më të madhe, fillimisht përmes investimit në teknologji bashkëkohore, pasi që shtetet e rajonit punojnë intensivisht në zhvillim dhe janë shumë para Maqedonisë.
D.K
Almakos.com