Një tërmet i fuqishëm në orën 13:18 ka goditur rajonin e Ohrit. Intensiteti i tërmetit ka qenë 5.0 shkallë sipas Rihterit. Epiqendra e tërmetit ka qenë 12 kilometra në verilindje të Ohrit, 5 kilometra larg Koselit dhe në thellësi prej 10 kilometra.
Përpos në rajonin e Ohrit, dridhja është ndjerë edhe në qytetet tjera, në Shkup, Tetovë, Kumanovë, pra thuajse në tërë territorin e Maqedonisë. Dridhjen e ka ndjerë edhe banorët e Shqipërisë dhe Kosovës.
Pas këtij tërmeti të fuqishëm janë regjistruar edhe katër të tjerë, por me intensitet më të vogël: 2.8;, 2.7, 2.6; dhe 3.0 shkallë sipas Rihterit.
Nga Observatori Sizmologjik pranë fakultetit Matematiko-Natyrorë kanë njoftuar se tek ata nuk ka denoncime për dëme materiale.
Megjithatë qytetarët e Ohrit, nëpër rrjetet sociale kanë publikuar fotografi të cilat përshkruajnë dëmin që kanë pësuar si pasoj e tërmetit: Mure të krisura, sende të shpërndara dhe dëme tjera mund të shihen në këto fotografi.
Po ashtu në rajonin e Ohrit edhe gjatë natës janë regjistruar dy tërmete. I pari në orën 03 e 09 minuta pas mesnate ka pasur intensitet prej 2.8 shkallë dhe dridhja e dytë në orën 3.54 minuta me intensitet prej 3.7 shkallë.
Rajoni i Ohrit nga 18 qershori po përballet me tërmete gati për çdo ditë. Deri tani janë regjistruar mbi 800 tërmete. Shumica prej tyre kanë qenë të dobët, me magintudë prej 1 dhe 2 shkallë.
Enis Murtezi /SHENJA/

