Sot në Ulqin kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, dhe deputetët Maksim Dimitrievski dhe Xhevad Ademi, u takuan me kryetarin e Ulqinit, Nazif Cungu dhe me përfaqësues me çfarë e përfunduan vizitën zyrtare në Mal të Zi. Në takim, informojnë nga pres shërbimi qeveritar, ishte konfirmuar bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet dy vendeve dhe se i njëjti vetëm duhet edhe më tutje të thellohet dhe të mbindërtohet në fushën e bashkëpunimit ekonomik, duke e marrë parasysh faktin se nuk ka çështje të hapura. Kryetari i Ulqinit Cungu përzemërsisht uroi për formimin e Qeverisë së re, me ç’rast konstatoi se stabiliteti i Republikës së Maqedonisë ndikon mbi stabilitetin e tërë rajonit. Gjithashtu, kryetari i komunës informoi se pas aderimit të Malit të Zi në NATO, në mënyrë të dukshme është rritur interesi për investime të huaja nga ana e kompanive të famshme botërore. Bashkëbiseduesit këmbyen mendime për aspektet juridike, administrative dhe fiskale të decentralizimit. U këmbyen edhe përvojat pozitive për integrimin në mjediset multietnike.
Data 23.06.2026
Aktuale
- Vonesat në reforma rrezikojnë 60 milionë euro për Kosovën
- ASH për korridorin 8: Arsyetimi me UNESCO-n nuk mund të përdoret në mënyrë selektive
- Nesër do të ketë ndërprerje të përkohshme të sistemit “TVSH-ja Ime”
- Edi Rama sulmon protestuesit, nxjerr video kundër Dritan Goxhajt: PS dhe qeverisja e jonë do bëhen më të fortë kur t’i bien puplat fallco flamingove
- Ka humbur presidenti i Shqipërisë – nëse e gjeni mos na e ktheni
- Protestuesi nga Rrjolli: E kemi paralajmëruar që para katër muajsh, mos e ngacmo popullin! Kujton se është Zot
- Gazetari kosovar Mirlind Behluli mbron shqiptarët e Maqedonisë: Kanë luftuar dhe sakrifikuar për kombin
- Protestuesja denoncon skandalin: Makinat e shqiptarëve të diasporës u gjobitën në kufi! Nuk i lanë të iknin pa paguar gjobat maksimale, nga 125 mijë lek deri në 450 mijë lek

