Ndihmëssekretari Amerikan Hoyt Brian Yee ka dhëne një interviste për gazetën greke Kathimerini ne lidhje me situatën në vendet e Ballkanit. Prania amerikane dhe interesi i saj mbetet i madh dhe SHBA nuk ka ndryshuar politiken e saj. Ai theksoi se kufijtë ne vendet e Ballkanit janë te përcaktuara dhe nuk përbejnë çështje për diskutim. Ne lidhje me pyetjet për “Shqipërinë e Madhe”ai u shpreh se Uashingtoni është kundër retorikëve te patriotizmit dhe fton liderët e vendeve të Ballkanit perëndimor të përqendrohen në reformat e tyre.
Në lidhje me Maqedoninë u shpreh se “porta për të hyrë në NATO dhe BE është e hapur” mjafto te përmbushin detyrimet e reformave dhe theksoi se Athina dhe Shkupi duhet të bien dakord në një zgjidhje të përbashkët për çështjen e emrit “në interes të integrimit euroatlantik”. Pyetjes a është e vërtetë se në Shqipëri dhe Maqedoni ka renë interesi i Amerikës pas ndryshimeve në Shtëpinë e Bardhe, Ji u përgjigj se Politika e SHBA-së nuk ka ndryshuar.