Këshilli i Prokurorëve anuloi seancën e sotme, në të cilën do duhej të zgjidhej ushtruesi i detyrës prokuror publik i Republikës së Maqedonisë, në vendin e Marko Zvërlevskit, të cilin Kuvendi e shkarkoi nga detyra sot një javë. Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski bëri të ditur se shkak për anulimin e seancës ishte mungesa e kuorumit, ndërkaq zgjedhja e Prokurorit të përkohshëm, sqaroi ai, do të jetë nga radhët e Prokurorisë Shtetërore. PETAR ANEVSKI, KRYETARI I KËSHILLIT TË PROKURORËVE “Seanca e sotme është anuluar për më 29 gusht, të martën, në të cilën Këshilli i Prokurorëve do ta…
Author: almakos
Ka filluar procesi i mbledhjes së nënshkrimeve për kandidatë të pavarur për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunal. Nga Komisioni Shtetëror i zgjedhjeve informojnë se deri më tani ka arritur në shtatë numri i kandidatëve të pavarur që mbledhin nënshkrime për kryetarë komunash, ndërkaq asnjëri nga ata nuk është shqiptarë. Bëhet fjalë për kandidatë të pavarur në komunën e Vevçanit, Gazi Babës, Kumanovës, Ohrit, Radovishit dhe Strugës. KANDIDATË TË PAVARUR PËR KRYETARË TË KOMUNAVE -Vevçan 1 -Gazi Babë …
Institucionet me rezultate të ndryshme për helmimet e fundit me ushqim në Shkup. Sipas Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari në lokalin e njohur të Shkupit për ushqim të shpejtë ”Sedmica”, nuk janë gjetur kurrfarë parregullsish. Nga Inspektorati shtetëror fitosanitar thonë qe tek të gjithë pacientët që kanë ngrënë në ”Sedmica”, e më pas kanë përfunduar në spital, është gjetur salmonelë. Nga lokali ”Sedmica” janë marrë mostra prej artikujve dhe në bazë të hetimeve epidemiologjike që janë bërë tek pacientët dhe sipas hetimeve mikrobiale në përputhje me rregulloren nuk janë gjetur rezultate pozitive të baketrieve ose shkaktarë sëmundjesh, por rezultati negativ…
Në vend që të zgjidhet, problemi me deponinë e Strugës edhe më shumë thellohet. Edhe këto ditë sasi të mëdha të mbeturinave grumbullohen në lokacionin ekzistues. Nuk ka asgjë nga paralajmërimet se mbeturinat e Strugës do të barten në deponinë e Shkupit Drislla. Struganët kërkojnë që tu vihet fund manipulimeve. Rrjedhja e gjërave nuk premton se diçka seriozes po ndodhë. Jo vetëm se struganët janë të shqetësuar por edhe unë si shkupjan që 25 vjet jam këtu dhe kam banesën time- thotë një qytetar. Kryetari i Strugës, Mustafa Zabzun, sot nuk ishte i kapshëm për komente për atë se kur…
Ministria e shëndetësisë hedh poshtë pretendimet e një ditë më parë të familjarëve të trinjakëve të cilët ndërruan jetë në Klinikën për gjinekologji në Shkup, se foshnjat kanë ndërruar jetë si pasojë e mungesës së inkubatorëve. Nga Ministria e Shëndetësisë shpjegojnë se nëna e trineqëve ka pasur komplikime shëndetësore që më herët, ku edhe ka qenë tre herë e shtruar në spitalin e Tetovës. Ajo gjithashtu ka vuajtur nga diabeti dhe hipertensioni, të cilat kanë rrezikuar edhe më shumë shtatzëninë e saj.Ministri Taravarai ka takuar familjarët dhe stafin përgjegjës të Klinikës në fjalë, për t’i sqaruar dilemat. Në komunikatën e…
Ashtu siç u paralajmërua ditë më parë, sot ka filluar kthimi i personelit të ambasadës serbe në Shkup, që u tërhoq ditë më parë nga Beogradi zyrtar. Megjithatë shefja e delegacionit, ambasadorja serbe Dushanka Divjak do të kthehet më 31 gusht, pas çka një ditë më vonë, më 1 shtator do të takohet me kryeministrin, Zoran Zaev. Para ambasadës së Serbisë në Shkup situata momentale është normale. Gjithsesi sipas informacioneve që kemi ka nisur kthimi i personelit diplomatic nga Beogradi. Jozyrtarisht mësohet se brenda objektit të ambasadës ndodhen tre pjesëtarë të personelit diplomatic dhe pritet që pjesëtarët tjerë të kthehen…
Në prag të mbajtjes së zgjedhjeve lokale, partitë po grumbullojnë emrat e kandidatëve për kryetar komunash. BDI në komunën e Çairit do të kandidojë me zv/ministrin për Arsim Visar Ganiu, ndërkaq gjatë mbrëmjes së djeshme kjo parti vendosi që të mos përkrah kandidatin e pavarur për komunën e Kërçovës, duke nominuar edhe për një mandat kryetarin aktual të Kërçovës, Fatmir Dehari. Sipas informatave të ALSAT, BDI në komunën e Tetovës do të garojë përsëri me Teuta Arifin ndërkaq në Gostivar me Nevzat Bejtën. Mendoj që kemi bë një përzgjedhje të shkëlqyeshme me profesor-doktor Visar Ganiu i cili deri më tani…
Kreu i Qeverisë, Zoran Zaev ka folur pak për krizën me Serbinë, kur është pyetur sot nga gazetarët gjatë konferencës për gazetarë. “Gjithçka që patëm për të njoftuar e thamë përmes njoftimit, përmes deklaratave të ministrit të jashtëm, zëvendëskryeministrit për Euro- integrime. Unë mund vetëm të shtoj se fjala e mirë dhe miqësia e sinqertë i zgjedhin problemet”, ka thënë Zaev. E pikërisht, sot në Beograd, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur me ton pajtues. Ai i ka propozuar Zaevit mbajtjen e një seance të përbashkët qeveritare ndërmjet qeverive të Maqedonisë dhe Serbisë.
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot realizoi takim lamtumire me ambasadoren e Egjiptit në Republikën e Maqedonisë me seli në Sofje, Manal Jehia El Shinavi. Ministri Dimitrov, siç kumtoi MPJ, ka shfaqur falënderim dhe mirënjohje për kontributin e ambasadores në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe gjatë mandatit të saj në Maqedoni. Dimitrov ka theksuar se kultivimi i dialogut politik dhe zhvillimi i bashkëpunimit gjithpërfshirës me Egjiptin është në interes për Republikën e Maqedonisë. Në atë drejtim në takim janë këmbyer mendime rreth mundësive për avancim të mëtejshëm të marrëdhënieve, përfundimin e nismave të filluara dhe hapjen e të tjerave…
Nga tetori fillon tarifa e lirë e rrymës, masë të cilën e premtoi Qeveria para zgjedhjeve, kumtoi sot kryeministri Zoran Zaev. Në konferencën e përbashkët për shtyp në Qeverinë në të cilën marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri i çështjeve ekonomike Koço Angjushev, si dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, Zaev tha se rrymë të lirë do të ketë çdo ditë pune dhe të shtunën nga ora 14:00 deri në orën 16:00, si dhe nga ora 22:00 deri në orën 7:00 të mëngjesit, ndërsa të dielën mbetet praktika e deritanishme, rrymë të lirë të ketë tërë ditën. “Realizojmë edhe një premtim të…
“Unë nuk jam personi përgjegjës i cili jep miratim për qëndrim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, e as cilitdo organi tjetër të drejtorisë shtetërore”, theksoi në një deklaratë për MIA-n, Sinisha Aleksoski, këshilltar për sigurinë kombëtare të presidentit të Republikës së Maqedonisë, të cilin zbuluesi serb Goran Zhivaljeviq e theksoi si person i cili i ka dhënë leje të jetë në Parlamentin e Maqedonisë gjatë dhunës së 27 prillit të këtij viti. Ai tha se këtë e ka bërë që përmes tij të sigurojë alibi dhe ta arsyetojë sjelljen e tij të paautorizuar dhe joprofesionale, kundrejt ligjeve të Republikës…
Një punëtor në minierën për plumb dhe zink “Bulmak” në Zletovë dje u lëndua gjatë kryerjes së detyrave të punës. Ministria e Punëve të Brendshme informoi se aksidenti ndodhi dje rreth orës 10. Janë lënduar D.S. (43) nga Probishtipi i cili me automjet ambulance në pronësi të minierës është transportuar në Shtëpinë Shëndetësore në Probishtip, prej ku pas ndihmës së dhënë mjekësore është transportuar në Qendrën Klinike Shtip. Për shkak të karakterit të lëndimeve, me automjet të Ndihmës urgjente mjekësore, është transportuar edhe mbajtur në Qendrën Klinike Shkup. Për karakterin e lëndimeve, mjeku kujdestar do të prononcohet në mënyrë shtesë.…

