Kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe Raportuesi i PE për Serbinë, David McAlister, tha se Brukseli ishte i befasuar nga mosmarrëveshja midis Serbisë dhe Maqedonisë. Ai ka shtuar se janë të kënaqur që zyrtarët nga të dyja vendet kanë mundësuar që deri tek zgjidhja të vie përmes një dialogu diplomatik pa eskalime. Sipas tij, më e rëndësishme që në nivel politik ekziston një proces i përhershëm i dialogut midis kryeqyteteve të këtyre vendeve.
Author: almakos
Pesë rrëshqitëse të reja të adaptuara, kolovajzë dhe rekuizita për stërvitje do të vendosen në pesë kënde lojërash ekzistuese për fëmijë në territorin e Komunës Qendër. Adaptimi nënkupton formimin e hapësirës me rekuizita të cilat do të ishin të qasshme edhe për fëmijët me invaliditet, që do t’u mundësojë sigurt të luajnë, të socializohen dhe do t’u mundësojë mjedis stimulues për rritje dhe zhvillim të drejtë. Realizimi i këtij projekti, i cili është në interes të fëmijëve me aftësi të kufizuara, është i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në partneritet me Lidhjen kombëtare të personave me invaliditet trupor në…
25 August Në seancën e 12-të parlamentare të planifikuar për 4 shtator, deputetët do të diskutojë propozimin për zgjedhjen e Prokurorit Publik të Maqedonisë. Propozimin në Kuvend e parashtroi Qeveria pas seancës të martën. Qeveria i propozon Kuvendit emërimin e prokurorit të ri duke pasur parasysh shkarkimin e Marko Zvërleskit më 17 gusht. Sipas Nenit 41 të Ligjit për Prokurorinë Publike, Kuvendi me propozimin e Qeverisë e shpall emërimin e Prokurorit Publik të Republikës në “Gazetën Zyrtare” dhe në të paktën dy gazeta ditore nga të cilat një prej gazetave të botuara në gjuhën flitet nga së paku 20 për…
Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, dhe ai i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, pritet të takohen sot në Nish të Serbisë, në përpjekje për zgjidhjen e çështjeve kontestuese ndërmjet dy vendeve fqinje, pas tensioneve diplomatike, që kanë ndikuar që Beogradi, papritmas, e ka tërhequr personelin diplomatik nga Ambasada e Serbisë në Shkup. Marrëveshja për takimin e sotëm u arrit dje gjatë një bisede telefonike të dy ministrave. Pas kësaj bisede, Ministria e jashtme e Serbisë ka njoftuar se të dy palët “do t’i zgjidhin të gjitha çështjet e hapura nëpërmjet dialogut me synim të përmirësimit të raporteve miqësore ndërmjet dy…
Minatorët më të suksesshëm në Maqedoni, të nominuar nga punëdhënësit e tyre për rezultatet e arritura gjatë vitit të kaluar, sot do të marrin mirënjohje për rezultatet e arritura. Ndarja e tyre është me rastin e Ditës së minatorëve, 28 gusht. Mirënjohjet do t’i ndajë Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ndërsa fjalim do të mbajë edhe kryetari i Shoqatës së minatorëve të Maqedonisë, Nikolajço Nikollov.
Propozim-Ligji i Qeverisë për përdorimin e gjuhëve është bërë vetëm për shkak të shfrytëzimit të politikës ditore dhe nuk do ta zgjidh problemin, por vetëm se do shtyjë, ka thënë deputeti i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi për DW. Ai ka deklaruar se shteti duhet ta kuptojë më seriozisht këtë çështje dhe të mos e shikojë vetëm si problem etnik, por edhe si problem që do të ndihmojë shumë edhe për kohezionin e brendshëm në shtet. Gashi poashtu ka deklaruar se në bisedimet me komisarin Hahn, qëndrimi i Lëvizjes Besa ishte se ky ligj të sillet me koncenzus me pjesëmarrje të…
Në seancën e 12-të parlamentare të planifikuar për 4 shtator, deputetët do të diskutojë propozimin për zgjedhjen e Prokurorit Publik të Maqedonisë. Qeveria i propozon Kuvendit emërimin e prokurorit të ri duke pasur parasysh shkarkimin e Mark Zvrleski më 17 gusht. Sipas Nenit 41 të Ligjit për Prokurorinë Publike, Kuvendi me propozimin e Qeverisë duhet njoftuar emërimin e Prokurorit Publik të Republikës në “Gazetën Zyrtare” dhe në të paktën dy gazeta ditore nga të cilat një prej gazetave të botuara në gjuhën flitet nga së paku 20 për qind e qytetarëve. Afati i fundit për kandidatët është 15 ditë nga…
Kompania Yumco nga Vranja ka marrë në pronë bujtinën në Preshevë, që është nën pronën e kompanisë “Zavarivaç” nga Vranja, e cila si kompani është në falimentim. Yumco e ka blerë me një shumë prej 8000 euro për një periudhë deri sa të vlej falimentimi në Zavarivaç dhe deri sa nuk lajmërohet ndonjë pronar i ri i kësaj kompanie, informon Presheva.com. Kjo bujtinë në Preshevë ka 11 dhoma, me dhoma të renovuara ndërsa kryesisht është e dedikuar për shoferët e kamionëve në terminal, po mund ta përdorin edhe qytetarët tjerë. Një natë fjetje kushton 1000 dinarë dhe posedon restorant. Ndërkohë,…
Me performimin e Triks, Goca Tërzhan Cena dhe Goce SAF sonte në sheshin “Skënderbe” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit vazhdon manifestimi “Super Shkupi” që filloi javën e kaluar në Skelën “13 Nëntori”. Përveç në sheshin “Skënderbe” këtë fundjavë yje muzikore do të performojnë dhe në hapësirën para kishës “Sveti Spas” ku të shtunën argëtimi do të fillojë prej orës 21, ndërsa do të performojnë Ofkestra, Fanki Guru, Enerxhi bend dhe Fic. Projekti “Super Shkupi” realizohet me nismë të pronarëve dhe menaxherëve të objekteve hotilerike prej disa vendeve në Shkup. Organizator kryesor është Qendra e Kongresit “Aleksandar Makedonski”, dhe për…
Ministri i Bujqësisë, Pyjeve dhe Menaxhimit të Ujërave Lupço Nikollovski sot do të mbajë fjalim në takimin ministror në Bërdo afër Kranjës, Slloveni, i cili mbahet në suaza të Forumit të 12-të për bashkëpunim agro-tregti dhe ekonomik mes vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore dhe RP e Kinës. Siç kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pyjeve dhe Menaxhimit të Ujërave (MBPEU), siguria e ushqimit, tejkalimi i barrierave jotarifore dhe rritja e tregtisë me prodhime bujqësore dhe ushqimore, janë vetëm disa prej temave të takimit. Ministrat e Bujqësisë nga Evropa Qendrore dhe Lindore dhe nga RP e Kinës do ta promovojnë nismën “16+1″…
Në kuadër të festivalit Netët Strugane të Poezisë (NSP) sot do të shpallen fituesit e çmimit “Vëllezërit Milladinov” për vitin 2017. Çmimi “Vëllezërit Milladinov” ndahet për librin më të mirë poetik midis dy festivaleve, të publikuar në gjuhën maqedonase për periudhën nga 1 qershori deri në 31 maj të vitit 2017. Në oborrin e manastirit “Shën Maria” në Kalishtë do të mbahet leximi ndërkombëtar poetik “Matine”. Në festival sot do të ketë prezantim të Poezisë bashkëkohore të Maqedonisë, si dhe Poezisë në rrugë – Manastir dhe Ohër, ndërsa do të mbahet edhe Nata e VEROSPOLIS, si dhe performanca muzikore-poetike në…
Prej sot deri më 29 gusht në Ohër do të mbahet punëtori me temën “Bashkëpunimi mes NATO-s dhe BE-së në projektimin e stabilitetit për Ballkanin Perëndimor”. Ngjarja është në organizim të Sektorit për diplomaci publike të NATO-s, Qendrës Evropiane për studime sigurie Marshal Qendra – Garmishpaternkirhen, NATO Kolegji në Romë dhe Marshal qendra joqeveritare nga Republika e Maqedonisë. Punëtoria është rezultat i punës së vazhdueshme të Asociacionit të Maqedonisë të Marshal Qendrës Alumni e cila tashmë pesë vite organizon punëtori dhe punë në rrjetëzimin e sektorit joqeveritar, si dhe ndërtimin e bashkësive të qëndrueshme akademike në Ballkanin Perëndimor të liderëve…

