04 July Ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov para Komisionit për politikë të jashtme në Kuvend elaborojë detaje nga takimet e fundit me zyrtarë të lartë të vendeve fqinje për zgjidhjen e problemeve me ta. Në rastin me Greqinë, Dimitrov deklaroi se në rast të mos-gjetjes së një zgjidhje, humbëse është Maqedonia. Opozita deklaroi se nuk do të pranojë asnjë zgjidhje në llogari të identitetit maqedonas. [embedded content]
Author: almakos
04 July Anëtarët e Komisioni për mbikëqyrjen e punës së Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit dhe të Agjencisë së Inteligjencës akoma nuk kanë marrë certifikatat e sigurisë për të pasur qasje në raportet vjetore të shërbimeve sekrete. Kreu i këtij Komisioni Trajko Veljanovski kërkoi që anëtarët të furnizohen me certifikata pasi që aktualisht ky Komision nuk mund të funksionojë si turp i plotë. Anëtarët ose zëvendës-anëtarët e këtij komisioni të cilët akoma nuk kanë aplikuar për certifikata sigurie, të aplikojnë sa më shpejtë dhe t’ia dorëzojnë shërbimeve të Kuvendit me qëllim që të mund të kenë qasje deri tek informacionet…
04 July Deputeti i BDI-së Branko Manojllovski qëndron pas kërkesave të një dite më parë për avancimin e të drejtave të homoseksualëve dhe të legalizimit të martesave mes gjinisë së njëjtë. Manojllovski gjatë një sqarimi për mediat deklaroi se ky është mendim i tij personal dhe jo i BDI-së. Sipas tij, kjo është ndër pengesat kryesore të civilizimit të vendit menjëherë pas problemit të nacionalizmit. Unë kam jetuar në Amerikë për 48 vite, pothuajse 50 vite. Në vendet demokratike, shumë gjëra janë ndryshe nga këtu në Maqedoni. Unë ju kërkoj falje njerëzve të BDI-së, VMRO-së, LSDEM-së dhe të gjithë juve…
04 July Ministri i ekonomisë pranoi se nuk ka kapacitet dhe kuadër përkatës për t’i zbatuar reformat në pjesën e energjetikës, e të cilat janë rekomandim i Bashkësisë Energjetike Evropiane. Nga ky dikaster për Alsat M shprehen se ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në seancë qeveritare do të kërkoj ndihmë nga kryeministri Zoran Zaev, se si t’i tejkalojë problemet që dje sërish ia bëri të ditura drejtori i Bashkësisë Energjetike, Janez Kopaç. Procesi i natyrshëm i shkuarjes në pension dhe lëvizja e kuadrove eksperte të larta profesionale në kompanitë energjetike në vend krijoi hapësirë që duhet të jetë i paramenduar…
04 July Nuk ka hapje të reja tek shpella e squfurit në fshatin Kosell, poashtu nuk del tym nga ndonjëra prej vrimave ekzistuese. Alsat ishte në këtë vend unik dhe aty nuk kishte asgjë të pazakontë. Banorët lokal që i takuam thanë se dje disa njerëz qëllimisht kanë ndezur një zjarr tek një vrimë. Ato janë të njëjtat vrima të vogla. E shihni vetë. Nëse do të kishte vrima do kishte kudo,dhe jo vetëm këtu. Kishte edhe më këtej. Filluan të sjellin dhe, me ekskavator dhe e rrafshuan vendin. Patjetër duhet diku të dalë ajri jashtë. Dje kanë djegur goma,…
Ndihmëssekretari Amerikan Hoyt Brian Yee ka dhëne një interviste për gazetën greke Kathimerini ne lidhje me situatën në vendet e Ballkanit. Prania amerikane dhe interesi i saj mbetet i madh dhe SHBA nuk ka ndryshuar politiken e saj. Ai theksoi se kufijtë ne vendet e Ballkanit janë te përcaktuara dhe nuk përbejnë çështje për diskutim. Ne lidhje me pyetjet për “Shqipërinë e Madhe”ai u shpreh se Uashingtoni është kundër retorikëve te patriotizmit dhe fton liderët e vendeve të Ballkanit perëndimor të përqendrohen në reformat e tyre. Në lidhje me Maqedoninë u shpreh se “porta për të hyrë në NATO dhe…
04 July Katër ditë mësim, një ditë praktikë. E pamjaftueshme për nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Goce Stojçevski Ambarçe” nga Tetova, por ky është qëndrimi i pronarit të mullirit, Ramadan Vejseli i cili i trajnon nxënësit. Pjesa dërmuese e studentëve edhe pse marrin diploma, nuk përfitojnë njohuri me të cilat do të jenë konkurrent në tregun e punës. Në përgjithësi, kur shkojmë në fakultet, kur dikush thotë ja isha në praktikë, me të vërtetë praktika është pro-formë dhe për studentët që kanë qenë në praktikë nuk dimë saktë sa ka pasur proces përparimi ku studenti mund të shkruaj në…
Maqedonia në politikën e jashtme të saj udhëhiqet me raportin e Komisionit Evropian i cili parasheh reforma në katër shtylla të shtetit edhe atë: realizimin e Marrëveshjes së Përzhinos, sundimin e së drejtës, pavarësi e institucioneve dhe përkushtim dhe ndershmëri në zhvillimin e politikës së brendshme. Këtë e bëri të ditur sot ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov gjatë publikimit të raportit për politikë të jashtme në seancën e dytë të Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Maqedonisë “Politika e jashtme ka nisur nga pozicione fillestare, realizimin e raportit të Komisionit Evropian në të cilin kërkohet realizim…
Komisioni kuvendor për mbikëqyrje ndaj punës së Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim (DSK) dhe Agjencisë për zbulim (AZ) sot në mbledhjen e parë unanimisht e miratoi Propozim Rregulloren për punë. Deputetja Frosina Remenski në debatin rreth tekstit të Rregullores propozoi plotësim të nenit 12 nga Rregullorja me paragraf të ri 3 me të cilin deputeti8t që nuk është anëtar i Komisionit të ketë tëp drejtë të marrë pjesë edhe në mbledhjet e mbyllura të Komisionit vetëm nëse i ka plotësuar kushtet, përkatësisht të ketë siguruar certifikatë të sigurisë. Remenski sqaroi se me atë do të jepet transparencë plotësuese ndaj punës…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari theksoi sot se në në disa reparte ka mungesë, të infermierëve dhe mjekëve, megjithatë, ai vuri theksin te infermierët, ku pritet të punësohen prej 30 deri në 60 infermierë. “Do të fillojmë me numër prej 30 në një periudhë më të shpejtë të mundur, ndërsa pastaj do të shkojmë edhe në 30, së bashku me infermierë, personel tjetër mjekësor dhe mjek”, deklaroi Taravari. Arben Taravari pas vizitës së sotme në SPQ “8 Shtatori” tha se do të shkojë në seancë të Qeverisë. “Do të bisedoj edhe me ministrin e Financave dhe kryeministrin që sa…
Sot në Ulqin kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, dhe deputetët Maksim Dimitrievski dhe Xhevad Ademi, u takuan me kryetarin e Ulqinit, Nazif Cungu dhe me përfaqësues me çfarë e përfunduan vizitën zyrtare në Mal të Zi. Në takim, informojnë nga pres shërbimi qeveritar, ishte konfirmuar bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet dy vendeve dhe se i njëjti vetëm duhet edhe më tutje të thellohet dhe të mbindërtohet në fushën e bashkëpunimit ekonomik, duke e marrë parasysh faktin se nuk ka çështje të hapura. Kryetari i Ulqinit Cungu përzemërsisht uroi për formimin e Qeverisë së re, me ç’rast konstatoi se stabiliteti i Republikës…
Siç bëri të ditur sot Enti Shtetëror për Statistikë, eksporti i mallrave nga Maqedonia, në pesë muajt e parë të këtij viti arrin 1.964.512.000 euro dhe shënon rritje prej 15,1 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Vlera e mallit të importuar, megjithatë, arrin 2.710.765.000 euro, që është për 12,1 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Deficiti tregtar, në periudhën janar-maj të këtij viti arrin 746.253.000 euro. Mbulimi i importit me eksportin, në pesë muajt e parë të këtij viti arrij 72,5 për qind. Këmbimi tregtar sipas prodhimeve…

