Author: almakos

4 Tetor 2018 / 13:44 Me rastin e manifestimit “Nata e Bardhë”, transporti publik do të jetë pa pagesë në të gjitha linjat që shkojnë drejt qendrës së qytetit. Siç njofton nga JSP, transporti publik do të jetë falas prej orës 19 të shtunën, 6 tetor, deri në orën 6 të dielën, më 7 tetor.

Lexo më Shumë

Biznesmeni  Sead Koçan sot në Gjykatën Penale  Shkup është dënuar me gjashtë vite burg dhe i është shqiptuar ndalesa për kryerjen e veprimtarisë në kohëzgjatje prej tre viteve për keqpërdorim të procedurës në thirrje publike, ndarjen e marrëveshjes për furnizim publik apo partneritet publiko – privat dhe se me dokumente të rreme ka marrë pjesë dhe ka fituar tender për gërmimin e thëngjillit dhe  në “REK Manastir” të SH.A. ELEM në vlerë prej 17 milionë euro për të cilën e akuzon Prokuroria Speciale Publike në lëndën “Trust”. I akuzuari i dytë Vasilie Aviroviq, në cilësinë e udhëheqësit të firmës “Sileks jometale…

Lexo më Shumë

Kërkesat e VMRO-DPMNE-së, për qeveri teknike me mandat prej 100 ditëve sipas modelit të Përzhinos, për Prokurorin Publik të rij dhe Komision anketues për referendum janë absolutisht të papranueshme, përcjell Telegrafi Maqedoni. “As nuk ka arsye, as nuk ka nevojë që të diskutohet për këto punë. Vetë institucionet kanë dhënë komentet e tyre. Të kërkohet komision e cila do ta rishikoj referendumin se a ka qenë i ligjshëm, se a ka ligjshmëri në zbatimin dhe kushte të ngjashme ku kryetari i KSHZ-së është nga VMRO-DPMNE, ku në udhëheqjen e Gjykatës nuk është ndryshuar asnjë anëtarë, duan kështu kërkesa vetëm për…

Lexo më Shumë

Dyert e hapura drejtë BE-së e rrissin interesimin e biznesmenëve finlandez për bashkëpunim ekonomik me Maqedoninë, deklaroi ministri për i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në biznes forumin me temë: “Doing Business with Finland”, nën organizimin e Odës Ekonomike të Maqedonisë, në bashkëpunim me ambasadën e Republikës së Finlandës me ulëse në Republikën e Serbisë. Sipas Bekteshit, ka hapësirë të madhe për përmirësimin e bashkëpunimit, me vetë faktin se shkëmbimi i përgjithshëm tregtar në mes të dyja vendeve është relativisht e vogël dhe se gjatë periudhës 2015-2017 lëviz në mes 9.1 dhe 16.8 milionë euro. Sipas ministrit gëzon fakti rritja e turistëve…

Lexo më Shumë

Një sherif policie ka shtyrë deri në shtëpi një të moshuar që nuk i punonte karroca elektrike me rrota. Ndërsa po ecte, gruas iu mbarua energjia elektrike e karriges në mes të rrugës Lancaster. Dhe në ndihmë i erdhi një sherifi në Los Angeles. Sherifi mori njotim në lidhje me rrezikun e krijimit të një trafiku gjatë patrullimit, dhe u nis së bashku me një koleg në vendngjarje. Kur Chapman dhe Montanez mbërritën, ata gjetën karrigen me rrota në mes të rrugës dhe një grua të moshuar të ulur në të. Ndërsa tentuan ta dërgonin në shtëpi me makinë, karrigia…

Lexo më Shumë

Lënda “Tenderët” e PSP-së shtyhet për më 17 tetor për shkak kërkesës të avokatëve të mbrojtjes të cilët janë angazhuar në gjykimin e lëndës për paraburgim të PSP-së për ngjarjet e 27 prillit në kuvendin e RM-së. Në gjykimin për “Tenderët”, në të cilën e akuzuar e parë është ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, ndërkaq ka të bëjë me tenderin për kryerje të punëve ndërtimore në Muzeun e luftës maqedonase dhe projektin “Shkupi 2014”, duhet të dëgjohen dëshmitarë. Seanca paraprake për lëndën “Tenderët”, duhej të mbahet më 25 shtator por u shty për shkak të mungesës së mbrojtësve të të akuzuarve.…

Lexo më Shumë

Në fillimin e seancës për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit 2017 kryetarja e Trupit gjykues, Dobrilla Kacarska ka paralajmëruar të gjithë të akuzuarit të ndalojnë të keqtrajtojnë dëshmitarët dhe t’u lajmërohen dhe kërkojnë takim me ta. Gjykatësja Kacarska ka paralajmëruar se ajo është vepër penale dhe i nënshtrohet sanksioneve. Në gjykatë ka dëshmuar Vllatko Naumovski, i cili në pyetjen e prokurores Villma Ruskoska tha se ka qenë ndihmës komandant në Njësinë për intervenim të shpejtë. Në pyetjen se kush e ka bërë planin operativ të Njësisë për sigurim të protestave, tha se ai…

Lexo më Shumë

Tetëdhjetë e dy shoferë në Shkup kanë drejtuar automjetin më shpejtësi më të madhe se e lejuara në 24 orët e fundit tregojnë të dhënat e buletinit policor të SPB Shkup. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur edhe 15 aksidentet trafiku prej të cilave në tetë më lehtë janë lënduar 11 persona, ndërsa në shtatë është shkaktuar dëm material. Policia e trafikut i ka përjashtuar nga komunikacioni pesë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 14 para se të marrin patentë shoferin dhe një shofer fillestar. Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 15-të automjete të paregjistruara…

Lexo më Shumë

Për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin distribues, pa energji elektrike nesër do të mbeten pjesë të komunës së Karposhit, Butelit dhe Kisella Vodës. Në periudhën prej orës 9:00 deri në ora 15:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rr. “Skupi” dhe nën rr. “22” në komunën e Karposhit, ndërsa nga ora 08:10 deri në ora 11:00, Vreshtaria në Fakultetin e Bujqësisë në komunën Butel. Pa rrymë edhe atë në periudhën prej orës 9:00 deri në 14:00 do të jenë rr. “Boris Trajkovski”, objekti nga Kanali deri te Çimentorja dhe në të njëjtin bulevard, nënrrugët “11”, “13” në komunën…

Lexo më Shumë

4 Tetor 2018 / 10:46 Në Gjykatën Penale sot është dashur të vazhdojë seanca gjyqësore për rastin “Tenderët” të Prokurorisë Speciale Publike ku e akuzuar e parë është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska. Gjykimi për ish-Ministrin e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska dhe të akuzuarit e tjerë në rastin “Tenderët” është shtyrë përsëri. Arsyeja për anulim është se avokatët Elenço Milovanov dhe Sashko Dukovski janë në të njëjtën kohë të angazhuar në rastin e “27 prillit”. Seanca për rastin “Tenderët” e cila duheshte të mbahet me 25 shtator gjithashtu ishte anuluar për të njëjtat arsye. Rasti “Tenderët”, ka të bëjë me ndërtimin…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale në Shkup me dëgjimin e dëshmitarëve vazhdon gjykimi për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill vitin e kaluar. Në seancën e kaluar janë dëgjuar katër dëshmitarë, të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Gjatë dëshmimit para gjykatës, ata i sqaruan veprimet e tyre gjatë protestave para Kuvendit, si dhe në 27 prillin kritik të vitit të kaluar. Sipas tyre, në ditën kritike nuk është angazhuar numër i mjaftueshëm i policëve për ballafaqim me situatën, ndërsa gjatë përgatitjeve nuk është shqyrtuar si skenar i mundur një trumë me forcë të hyjë në Kuvend. Për ndodhitë…

Lexo më Shumë