Kërkesat e VMRO-DPMNE-së, për qeveri teknike me mandat prej 100 ditëve sipas modelit të Përzhinos, për Prokurorin Publik të rij dhe Komision anketues për referendum janë absolutisht të papranueshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“As nuk ka arsye, as nuk ka nevojë që të diskutohet për këto punë. Vetë institucionet kanë dhënë komentet e tyre. Të kërkohet komision e cila do ta rishikoj referendumin se a ka qenë i ligjshëm, se a ka ligjshmëri në zbatimin dhe kushte të ngjashme ku kryetari i KSHZ-së është nga VMRO-DPMNE, ku në udhëheqjen e Gjykatës nuk është ndryshuar asnjë anëtarë, duan kështu kërkesa vetëm për vete kërkojnë”, tha Zaev.
Ai deklaroi se ka ngelur që në ditët në vijim të bisedojë me deputetët në Kuvend, siç tha, në një atmosferë normale dhe shoqërore.
Kjo do të jetë për vendin sepse Maqedonia nuk do të humb muaj, por shtoi se, gjithsesi ekziston mundësia që kjo situat të zgjidhet nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cila, siç tha Zaev, nuk i dëshiron.
I pyetur se a do të bisedojë me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskin, kryeministri Zaev u përgjigj se nuk do të takohet me atë.
Në pyetjen se a mundet që opozita t’i bojkotojë zgjedhjet nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre, Zaev tha se nuk beson në këtë mundësi, sepse ai proces është rrumbullakësuar në takimin e liderëve me pranimin e qeverisë teknike dhe me atë absolutisht është rrumbullakosur procesi.
Data 16.06.2026
Aktuale
- MPB: 15 shoferë të arrestuar për drejtim pa patentë brenda 24 orëve
- Mexhiti: VLEN-i u konfirmua si forca kryesore politike te shqiptarët, na mandatuan për t’i përfaqësuar me dinjitet
- Mimoza Musa: Në kohë rekorde mblodhëm 1300 nënshkrime, VLEN u bë një!
- “Rama ik largohu”- Protestuesja: Nuk e kemi harruar as Berishën, as Belindën, as lali Erin! E ardhmja jemi ne
- Stuhia godet Shkupin dhe Kumanovën, moti i keq rikthehet nesër
- “Policia ishte dorëzuar para rendit mafioz!”- Tubimi i 17-të, protestuesja: Dhunimi i qytetarit në Zvërnec ndezi ‘flakën’! Tokat po shkëmbehen për përfitimet e një privati
- Zjarri pranë Velesit del sërish jashtë kontrollit, era përkeqëson situatën
- SHA EMV dhe Banka Botërore nënshkruan marrëveshje për grant për mega projektin për central të bashkëgjenerimit “KME Manastiri 1”

