4 Tetor 2018 / 10:46
Në Gjykatën Penale sot është dashur të vazhdojë seanca gjyqësore për rastin “Tenderët” të Prokurorisë Speciale Publike ku e akuzuar e parë është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska. Gjykimi për ish-Ministrin e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska dhe të akuzuarit e tjerë në rastin “Tenderët” është shtyrë përsëri. Arsyeja për anulim është se avokatët Elenço Milovanov dhe Sashko Dukovski janë në të njëjtën kohë të angazhuar në rastin e “27 prillit”.
Seanca për rastin “Tenderët” e cila duheshte të mbahet me 25 shtator gjithashtu ishte anuluar për të njëjtat arsye. Rasti “Tenderët”, ka të bëjë me ndërtimin e Muzeut të VMRO-së.


