Maqedonia për momentin gjendet në një periudhë shumë vendimtare pas referendumit të javës së kaluar. Duhet të sillet vendim për ardhmërinë e vendit dhe atë afatgjatë. Ka ardhur koha kur opozita dhe Qeveria duhet të mundohen të gjejnë një zgjidhje të përbashkët, porositi sot në Shkup deputeti i Bundestagut gjerman Torsten Fraj. “Unë thjesht e kuptoj atë që njerëzit në Maqedoni e kanë të vështirë sa i përket Marrëveshjes me Greqinë. Ju kuptoj mirë sepse bëhet fjalë kryesisht për identitetin kombëtar. Megjithatë, konsideroj se është e rëndësishme që të shqyrtohen alternativat dhe mundësitë. A është e mundshme të arrihet Marrëveshje më e…
Author: almakos
5 Tetor 2018 / 13:10 Eurokomisari për politikë të fqinjësisë dhe zgjerim Johanes Han konsideron se nuk nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoni, por duhet të shfrytëzohet mundësia të sigurohen dy të tretat e shumicës në Kuvend për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës. Në deklaratën për gazetën austriake “Kurir”, Han ka thënë se këtë porosi veçmë ia ka përcjellë kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev. “Zgjedhjet e reja do të jenë stërzgjatje e rrugës drejt fillimit të negociatave për qasjen e IRJM-së në BE, e planifikuar në verë vitin e ardhshëm”, ka thënë Han. Lidhur me referendumin, Han ka theksuar…
5 Tetor 2018 / 12:35 “30.000 deri ne 40.000 qytetare humbën të drejtën e tyre të votës gjatë referendumit për shkak të mos koordinimit te mirëfilltë të institucioneve. Shumica e rasteve të qytetarëve nuk kane figuruar në listën zgjedhore si pasoje e skadimit të afatit të letërnjoftimeve apo dokumenteve tjera të identifikimit”, thuhet në raportin e Avokatit te Popullit.
5 Tetor 2018 / 12:05 Gazetari Hekuran Aqifi është shpërblyer me çmimin e parë nga Këshilli i Etikës në Media për temën e tij mbi personat me pengesa në shikim. Në storjen e tij, Aqifi trajton neglizhencën institucionale dhe pengesat me të cilat përballen personat e lartpërmendur derisa i drejtohen institucioneve. Aqifi gjatë marrjes së çmimit, i shoqëruar nga euroambasadori në Shkup, Samuel Zhbogar citoi shkurt: “Çmimi më jep fuqi për ta vazhduar betejën me institucionet”.
Gjykata Apelit pas seancës së mbajtur publike, ka sjellë vendimin me të cilën për ish kryeministrin Nikolla Gruevski në rastin “Tanku” gjegjësisht për makinën luksoze “Mercedes C-600”, është konfirmuar dënimi me 2 vite burg, dhe ankesat e tij janë hedhur poshtë si të pa baza. Kurse për Gjoko Popovskin i dënuar po për të njëjtën vepër, është dënuar me 4 vite dhe gjashtë muaj. [embedded content]
5 Tetor 2018 / 11:34 Gjykata Apelit ka konfirmuar masën e dënimit për ish kryeministrit Nikolla Gruevski në rastin “Tanku”. Nga ana tjetër, Gjykata e shkallës së dytë ka ulur për 2 vjet dënimin për Gjoko Popovakin i dënuar po për të njëjtën vepër.
Ledri Vula ka konfirmuar lansimin e projektit të ri. “Nasty Girl” vjen si një bashkëpunim ndërkombëtar. Fillimisht projekti u publikua në rrjetet si Spotify, iTunes dhe Google Play. Projekti me Eaz dhe Xen është një bashkëpunim i destinuar për treg ndërkombëtar. [embedded content] Ky projekt është ndër shumë këngë që lansoi Ledri së fundmi. Ai pati një verë super të suksesshme me një turne fantastik dhe shumë këngë hite. “Merri Merri”, “Princess Diana” dhe “Mike” ishin tri këngët hit të kësaj vere, të gjitha nga Ledri. /Telegrafi/
Për momentin nuk është koha për zgjedhje parlamentare të parakohshme, por për gjetjen e zgjidhjes me të cilën do të implementohet Marrëveshja e Prespës në Parlament, konkludoi mbrëmë kryesia qendrore e BDI-së. Kryesia në mbledhjen e djeshme në Reçicë të Vogël vlerësoi se me zgjedhje parlamentare të parakohshme eventuale do të rrënohet dinamika e implementimit të Marrëveshjes së Prespës, gjë që mund të sjell deri tek një bllokadë serioze e proceseve integruese të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian. BDI apelon deri te partitë tjera politike të punojnë në krijimin e kushteve për implementimin e Marrëveshjes me Greqinë. “Marrëveshja e…
5 Tetor 2018 / 10:53 Dymbëdhjetë emigrantë prej të cilëve gjashtë nga Afganistani dhe një nga Sri-Lanka dje u zbuluan në një automjet me targa të Shkupit në udhëkryqin në fshatin Smokvicë, ndërsa pesë në stacionin ndërkombëtar të autobusëve në Shkup. Siç citohet në buletinin policor, mbrëmë në orën 20:30 minuta në udhëkryqin në fshatin Smokvicë, nëpunës policorë kanë ndaluar një automjet “volksvagen golf” me targa të Shkupit, të drejtuar nga N.R. (45) nga Haraçina. Gjatë kësaj, në automjet u gjetën shtatë emigrantë, prej të cilëve gjashtë nga Afganistani dhe një nga Sri-Lanka. N.R. u arrestua dhe iu dorëzua nëpunësve…
5 Tetor 2018 / 9:56 Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Republikën e Çekisë, do të realizojë takime me kryeministrin çek, Andrej Babish dhe me kryetarin e Dhomës së Deputetëve, Radek Vondraçek. Ivanov dje me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake u prit nga presidenti çek, Millosh Zeman. Pas takimit, duke e komentuar referendumin e pasuksesshëm të 30 shtatorit, Ivanov bëri thirrje për përgjegjësi. Në pyetjen për të komentuar Marrëveshjen me Greqinë, presidenti çek Zeman deklaroi se nuk dëshiron të përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë, por u bëri…
4 Tetor 2018 / 21:41 Kryesia qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim në mbledhjen e mbajtur sot ka shqyrtuar gjendjen aktuale të krijuar pas realizimit të referendumit konsultativ për hyrje të Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO me pranim të Marrëveshjes së Prespës. Partia e Ahmetit vlerëson se për momentin prioritet i vendit mbetet implementimi i Marrëveshjes së Prespës, ndërsa sa u përket zgjedhjeve të parakohshme, vlerëson se për momentin nuk është koha për zgjedhje, sepse sipas BDI-së mund të rrënohet dinamika e implementimit të Marrëveshjes së Prespës, gjë që mund të sjell deri tek një bllokadë serioze të…
Gareth Southgate ka vazhduar kontratën e tij me Kombëtaren e Anglisë. Pasi arriti t’i dërgojë deri në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror, federata e futbollit të Anglisëi ka vazhduar kontratën edhe për katër vite trajnerit të tyre. Në anën tjetër, Southgate ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e radhës ndaj Kroacisë dhe Spanjës në Ligën e Kombeve. Gareth Southgate. (Getty Images) Numri një i Tre Luanëve ka bërë disa ndryshime, duke grumbulluar disa lojtarë të rinj. Sulmuesi i talentuar i Dortmundit, Jadon Sancho për herë të parë do ta bartë fanellën e ekipit të parë të Anglisë. Risi tjetër…

