5 Tetor 2018 / 12:05
Gazetari Hekuran Aqifi është shpërblyer me çmimin e parë nga Këshilli i Etikës në Media për temën e tij mbi personat me pengesa në shikim. Në storjen e tij, Aqifi trajton neglizhencën institucionale dhe pengesat me të cilat përballen personat e lartpërmendur derisa i drejtohen institucioneve. Aqifi gjatë marrjes së çmimit, i shoqëruar nga euroambasadori në Shkup, Samuel Zhbogar citoi shkurt: “Çmimi më jep fuqi për ta vazhduar betejën me institucionet”.




