S A 2019-04-05T15:46:29+02:00 Mjekët nuk janë vegla pune e as aparaturë që të transferohen nga një vend në tjetrin për dhënien e shërbimeve shëndetësore. Në këtë mënyrë shoqata e mjekëve shqiptar kundërshton paralajmërimin e ministrit të Shëndetësisë për ndryshime ligjore të cilat do të mundësojnë që mjekët e mjekësisë primare që punojnë nëpër spitale, kryesisht pediatrit dhe gjinekologët të mund përmes rotacionit të shkojnë nëpër zona rurale dhe fshatra të thella malore. Me Ligjin ekzistues, të gjitha vendet rurale janë të mbuluara për arsye se ka mjek të cilët i kanë marrë këta vende me koncesion dhe kanë një rrogë…
Author: almakos
S A 2019-04-05T15:34:16+02:00 Grupet e punës mes pushtetit dhe opozitës kanë përafruar qëndrimet mbi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike. Jo zyrtarisht mësohet se palët janë marr vesh për modelin e propozuar nga pushtetit që parash punën e Prokurorisë Speciale Publike si organ i pavarur në kuadër të organit të akuzës. Kryeministri Zoran Zaev është optimist se marrëveshja mes partive politike do të arrihet para zgjedhjeve presidenciale, kur edhe pret që ndryshimet të miratohen nga Kuvendi. I pyetur nëse do të mbaj përgjegjësi për mos marrjen e datës për bisedime me BE-në, Zaev fajin për mos marrjen e mundshme të datës paraprakisht…
S A 2019-04-05T15:31:08+02:00 Kërkesa për ekstradimin e të ashtuquajturve terroristë nga Ankaraja Zyrtare ka arritur në Ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut. Nga atje njoftojnë se procedura janë hapur ndaj 15 të dyshuarve dhe presin nga organet e drejtësisë në vend të vërtetojnë nëse plotësohet kushtet për ekstradimin e tyre. Bëhet fjalë për kërkesë të ekstradimit të 15 personave nga Ministria e Drejtësisë së Turqisë, të cilat zyrtarisht i kemi pranuar gjatë vitit të kaluar dhe disa gjatë këtij viti. Ne, si Ministri kemi hapur këtë procedurë, duke e dërguar kërkesën në Gjykatën Themelore Shkup 1, për të vërtetuar…
S A 2019-04-05T15:23:33+02:00 Ish shefi i drejtorisë së Pestë Goran Grujovski i cili është në arrati do të gjykohet në mungesë për rastin Fortesa 2, ku si i akuzuar i parë, së bashku me gjashtë të punësuar në DSK dyshohet se kanë shkatërruar pajisjet dhe dokumentet lidhur me përgjimin jo ligjor. ‘’Duke pasur parasysh qëndrimet e dhëna, Gjykata ka sjell vendim të pranohet propozimi i Prokurorisë Publike për gjykim në mungesë. I njëjti nuk është i kapshëm për organet e përndjekjes. Pas aktgjykimit të Gjykatës së Lartë të Republikës së Greqisë, me çka është i pasigurt sigurimi në procedurë, ndërsa…
Alsat 2019-04-05T15:10:41+02:00 Marrja e kompetencës së kryetarit Arben Taravari në fushën e arsimit nuk do të ketë befasi përderisa atë ministri i Arsimit e bën për të tretën herë, tha sot në pres konferencë Aslian Snopçe përgjegjëse për arsimin në komunën e Gostivarit. Sipas asaj, në tre ditët e fundit janë ndërruar gjithsej shtatë prej 16 drejtorëve prej institucioneve arsimore në komunë. Snopçe këtë gjest e vlerësoi si skandaloz, ndërsa motivi është revanshizëm politik. “Pas marrjes së dytë të kompetencave nga ana e ministrit për Arsim, në pjesën e emërimit dhe shkarkimit të drejtorëve, këto ditë vijonte vazhdimi i këtij…
Alsat 2019-04-05T15:02:33+02:00 Pas zgjedhjeve presidenciale, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të hapë temën për nevojën e patjetërsueshme të Kodit Zgjedhor. Në një takim joformal me gazetarët kreu i këtij institucioni Oliver Derkoski dhe anëtarët e tij theksuan se është e vështirë të punohet me tekstin aktual ligjor Është aq keq i ngatërruar teksti i ligjit sa është shumë e vështirë të punohet. Është e nevojshme të sillet Kod i ri Zgjedhor ku do të precizohen disa gjëra shembull rreth fushatës informative të KSHZ-së, përzgjedhjes së anëtarëve të organeve zgjedhore, rreth votimit në diasporë, që të gjendet mënyrë t’u mundësohet votimi…
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurës F.C për shkak të veprave penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 dhe Marrja e ryshfetit nga neni 428 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.“Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurës F.C i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji. Ekziston dyshimi i bazuar se e pandehura F.C duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim…
S A 2019-04-05T15:01:32+02:00 Shtesa fëmijërore për herë të parë në Maqedoni parashihet edhe për shfrytëzuesit e të ardhurave të sigurta por gjithashtu edhe të gjithë familjeve që kanë të ardhura nga paga minimale. Nëse sot kemi rreth 3 mijë fëmijë që marrin shtesa dhe nuk është i qartë kriteri se kush merr e kush nuk merr shtesa, ne do të sigurojmë shtesa për mbi 60 mijë fëmijë që do të thotë se me të vërtetë shtesa fëmijërore do të jetë një e drejtë universale e familjeve me të ardhura të dobëta, pra siç kërkon edhe Bashkimi evropian por edhe siç…
Një person sot rreth orës 14:00 ka marr lëndime trupore, pasi ka qenë duke punuar në një kanal, i cili është përfshirë nga rrëshqitja e dheut në lagjen “Arbëria” të Prishtinës. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Sipas tij, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. “Rreth orës 14:00 është marrë informata për rastin. Dyshohet që përderisa ka qenë duke punuar në një kanal, pjesërisht është përfshirë nga rrëshqitja e dheut. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësorë dhe është jashtë…
Alsat 2019-04-05T14:19:19+02:00 Kanë përfunduar analizat e ADN-së të Institutit për mjekësi gjyqësore dhe për momentin dakordohet transporti i katër shtetasve bullgar, të cilët pardje i humbën jetët në fatkeqësinë e aeroplanit “Cessna 210R” që ndodhi në “Solunska Glava”, informon ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. “Hetimin e zbaton Komisioni i pavarur për fatkeqësi të aeroplanëve dhe incidenteve serioze dhe të gjitha rekomandimet i japin ato, edhe në lidhje me marrjen e mbetjeve të aeroplanit. MPB është e gatshme edhe në këto kushte atë ta nxjerrë, megjithatë presim urdhër nga ky institucion”, deklaroi Spasovski pas shënimit të sotëm të 15…
Alsat 2019-04-05T13:34:30+02:00 Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot informon se deri tani MPB ka dorëzuar nëntë padi penale për “zjarrvënje” . Sipas tij, ka indikacione serioze se përveç interesave të biznesit, ndodhin zjarre edhe nga pakujdesia, megjithatë edhe për arsye politike. “Konkretisht, konsiderojmë se ajo që ndodhi në sallën “Boris Trajkovski”, është zjarr i qëllimshëm, duke konsideruar se këtu do të mbahet konventa e njërës parti politike. Seriozisht punojmë në detektimin e të gjitha informacioneve të cilat i marrim, shkojnë në atë drejtim se është e mundur të ketë përzierje politike”, deklaroi Spasovski pas shënimit të sotëm të…
Alsat 2019-04-05T13:15:53+02:00 Kandidatët për president kanë vazhduar fushatën elektorale duke paraqitur në qytetarëve argumentet se kush ka platformën më të mirë për ardhmërinë e vendit, nëse do të zgjidheshin president. “Angazhim jonë është sundimi i së drejtës e cila aspak nuk ekziston në Maqedoni”, kështu ka deklaruar nga Koçani, kandidatja e VMRO DPMNE-së, Gordana Siljanovska. Sipas saj, të gjitha raportet për Maqedoninë flasin për sistem autoritar dhe shkeljen e të drejtave të njeriut. Siljanovska ka akuzuar pushtetin se reformë të vetme e ka ndryshimin e emrit të shtetit. Ajo ka përsëritur qëndrimin se në rast të fitores do të punojë…

