Alsat 2019-04-05T09:51:23+02:00 Një person ka ndërruar jetë në stacionin kryesorë të autobusëve në Shkup. Videoja është publikuar nga portali Zase, ku shihet se policia ka mbuluar kufomën dhe po kryen hetimet. Sipas dëshmitarëve trupi ka qëndruar të paktën gjysmë ore në ulësen e stacionit deri sa qytetarët kanë filluar të dyshojnë për shenjat e jetës dhe kanë lajmëruar policinë. Loading…
Author: almakos
Alsat 2019-04-05T08:42:08+02:00 Njëmbëdhjetë vende anëtare të NATO-s e ratifikuan Protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Dje për një ditë parlamentet e Polonisë dhe Sllovakisë e ratifikuan dokumentin me të cilin vendi edhe zyrtarisht do të bëhet anëtarja e 30-të fuqiplotë e Aleancës. Siç deklaroi të mërkurën edhe ambasadori slloven në vend Milan Jazbec, deri tani nuk ka ndodhur asnjë vend të ketë aq shumë ratifikime të Protokollit për inkuadrim në Aleancë për vetëm një muaj e gjysmë, siç ka ndodhur me vendin tonë. Për të, ky është momenti më i mirë për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut…
Alsat 2019-04-05T08:23:53+02:00 Samiti i Dytë Digjital i ekonomive të Ballkanit Perëndimor, në të cilin marrin pjesë mbi 3.000 pjesëmarrës, 2.000 kompani dhe 200 folës nga e gjithë bota, vazhdon sot në Beograd me një numër të madh panelesh dhe prezantimesh për proceset në transformimin digjital në rajon. Pjesëmarrësit sot do të bisedojnë për sigurinë kibernetike, sigurinë e fëmijëve në internet, mbrojtjen e të dhënave, si edhe për atë se cili është roli i shtetit në sektorin privar në këto procese globale, njofton Tanjug. Samiti Digjital është një prej simboleve të bashkëpunimit rajonal, ndërsa është i inicuar nga Procesi i Berlinit.…
Alsat 2019-04-05T08:18:59+02:00 Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca për “Titanik” dhe “Fortesa” të Prokurorisë Publike Speciale. Në lëndën “Fortesa 2” i akuzuar i parë është ish-shefi i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski, si edhe gjashtë të punësuar në DSK. Debati i kaluar u anulua për shkak të aktgjykimit të padorëzuar të Gjykatës Supreme nga Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut. Të akuzuarit në rastin “Fortesa 2” gjykohen për falsifikimin e dokumentit zyrtar dhe për asgjësimin e dokumentit zyrtar lidhur me përgjimin e paligjshëm. Dokumenti lidhet me dy sistemet e përgjimit ilegal, të cilat sipas PPS-së…
Alsat 2019-04-04T21:42:17+02:00 Elmi Aziri, nënkryetar i ASH-së në emisionin “Rruga drejt” në Alsat thekson se për dallim nga koncepti i qeverisë aktuale “një shoqëri për të gjithë”, partia e tij kërkon shtet për të gjithë, koncept ky që në thelb mbartë më shumë përgjegjësi. Qytetarët e Maqedonisë kanë nevojë për shtet për të gjithë, kjo është edhe thelbi ose esenca e slloganit tonë për këto zgjedhje presidenciale, sepse dihet mirëfilli që shoqëria për të gjithë përshkruan një mjedis ku bashkëveprojnë dhe mbijetojnë shumë kultura dhe etnitete, por që shteti për të gjithë dallon shumë nga koncepti i shoqërisë për të…
Alsat 2019-04-04T21:38:11+02:00 Ministri për diasporë, Edmond Ademi në emisionin “Rruga drejt” në Alsat duke komentuar fushatën për zgjedhjet presidenciale të 21 prillit, nënvizon se qytetarët por edhe partitë tashmë duhet të heqin dorë nga nacionalizmi. Ai thotë për dallim nga presidenti aktual, vendit i duhet një presidenti i cili do të rrisë bashkëpunimin ndëretnik në shoqëri. Me rëndësi është që në këtë fushatë zgjedhore të zhvishemi nga koncepti nacionalist nga të dy palët. Neve na duhet president i shtetit i cili do rrisë kohezionin ndëretnik, politik dhe shoqërorë. Fundi fundit, për fat të keq në 10 vitet e fundit ne…
Alsat 2019-04-04T20:15:06+02:00 Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski sot realizoi takim me banorët e komunës Zërnovci. Ai theksoi se qytetarët përballen me padrejtësi të mëdha të cilat ua bën qeveria e LSDM-së dhe Zoran Zaevi. Mickoski para të pranishmëve e komentoi edhe deklaratën e djeshme të Zaevit dhe kërkoi që së pari Zaevi t’i kthejë 8.5 milionë eurot nga Global, ndërsa pastaj edhe ato një euro për Vicen një euro për kishën të cilat i kërkonte në video incizimin, e atëherë do të fotografohet me të, e deri më atëherë do t’i mbetet vetëm që të gëzohet me fotografinë me Ciprasin.…
Alsat 2019-04-04T20:00:13+02:00 Qindra migrantë nga pjesë të ndryshme të Greqisë janë mbledhur afër një kampi në Selanik dhe po planifikojnë të kalojnë kufirin me Maqedoninë Veriore, në mënyrë që prej rajonit të Ballkanit, të shkojnë në vendet evropiane për të kërkuar azil. Policia thotë se më shumë se 500 persona, duke përfshirë edhe familje me fëmijë, janë mbledhur në një fushë misri, dhjetë kilometra në perëndim të Selanikut. Njoftohet se në këtë pjesë migrantët kanë ngritur tenda. Ata thanë se iu përgjigjen një thirrje anonime në rrjete sociale për të shkuar në kufirin grek me Maqedoninë e Veriut. Atyre iu…
Alsat 2019-04-04T18:58:21+02:00 36-vjeçarja M.M. nga Velesi, në shtëpinë e përbashkët të familjes ka lënduar me thikë bashkëshortin e saj R.I. (47) dhe djalin e saj A.M. (19). Rasti i cili ka ndodhur në rrugën “Petre Prliçko” në Veles, në SPB-Veles është paraqitur dje në ora 12:00. Sipas policisë 36 vjeçarja M.M. menjëherë është privuar nga liria. Loading…
Një person i gjinisë mashkullore është gjetur i vdekur afër lumit Ibër në pjesën veriore të Mitrovicës. Zëdhënësi i Policisë për pjesën veriore të Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë për Telegrafin se rasti konstatohet si vdekje e dyshimtë. “Është gjetur një trup i pajetë i gjinisë mashkullore pranë Lumit Ibër. Identiteti dhe mosha e tij ende nuk dihet deri sa të vije në vend të ngjarjes të vjen mjekësia ligjore”, ka thënë Hoti. Sipas tij në vend të ngjarjes nuk ka ndonjë gjurmë lidhur me vdekjen e tij. “Ende nuk dihet shkaktari i vdekjes, po ashtu në vend të ngjarjes…
Alsat 2019-04-04T17:05:25+02:00 Më datën 03.04.2019 në orën 18:45, në rrugën “8 shtatori” në Veles, gjatë kontrollit të automjetit Volkswagen Golf me targa të Velesit, të drejtuar nga A.K. (31) i cili në makinë kishte edhe personin O.S. (39) nga Velesi si bashkudhëtar të tij , është gjetur marihuanë. Personat janë privuar nga liria. Loading…
Ilustrim Alsat 2019-04-04T16:51:55+02:00 Tre persona sot janë lënduar aksident trafiku në autostradën Gostivar – Tetovë. Sipas SPB-së Tetovë, rreth orës 12 e 20 minuta në afërsi të pikëpagesës në Gostivar janë përplasur dy automjete me targa gostivarase, “audi A3”, të cilin e ka drejtuar gostivarasja 23-vjeçare M.T. dhe “BMV”. të drejtuar nga gostivarasi 59-vjeçar SH.Z. Dy shoferët dhe bashkëudhëtarja në automobilin “Audi”, A.J. (30) nga Gostivari janë dërguar në spitalin e përgjithshëm në Gostivar “Ferid Murat” për dhënien e ndihmës së parë. Pas autorizimit të prokurorit publik, ekspertizë ka kryer ekipi nga Stacioni policor Gostivar. Loading…

