Me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës, Departamentit për Krime të Rënda, sot inspektorët komunalë të Pejës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë mbyllur një lokal në qytetin e Pejës, ku dyshohet se janë ofruar shërbime seksuale nga një viktimë e trafikimit me qenie njerëzore. Gjatë këtij aksioni në vend ngjarje ka dalë edhe prokurorja e çështjes, ku lokalit në fjalë nga zyrtarët përgjegjës i është vendosur vula zyrtare për mbylljen e tij.
Author: almakos
Alsat 2019-04-04T16:32:51+02:00 Të mërkurën më 3 prill, kryeministri Zaev zhvilloi bisedë telefonike me Kancelaren Merkel. Gjatë bisedës u konfirmua që vizita e kryeministrit grek Cipras që u realizua të martën në Republikën e Maqedonisë së Veriut, më 2 prill të vitit 2019, si dhe mbledhja e përbashkët e Qeverisë ishin momente historike. Zhvillimi pozitiv i marrëdhënieve midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë është shembull pozitiv për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe këto janë lajme të mira për Evropën. Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës konfirmon se dialogu dhe diplomacia krijojnë rezultate pozitive për tejkalimin e çështjeve të hapura, të cilët mund…
Alsat 2019-04-04T16:19:00+02:00 Haraçina kreshnike nuk u përkul në vitin 2001 dhe nuk do të përkulet as në 2019-ën. Kështu ka deklaruar kandidati për president Blerim Reka, para banorëve të Haraçinës. Reka ka thënë se kandidatura e tij, ka simbolikën e bashkimit të shqiptarëve. Ai ka theksua se me bashkim, shqiptarët do ta zhdukin kompleksin e inferioritetit. Në tubimin në Haraçinë, Reka u shoqërua nga kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. [embedded content] Deri tani na thuhet se këto partitë që janë në pushtet ofrojnë shoqëri për të gjithë. Por ne duam shtet…
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar sot nga Gjykata Themelore e Prishtinës, caktimin e paraburgimit ndaj 4 të pandehurve, me dyshimin se për veprën penale transplantimi i kundërligjshëm dhe trafikimi i organeve dhe qelizave njerëzore sipas Kodit Penal të Kosovës. Në njoftimin për media, sipas urdhëresës së gjykatës, më datën 2 prill 2019 është bastisur një klinikë private në Çagllavicë të Prishtinës, ku me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, pa autorizim, pa arsye mjekësore dhe në kundërshtim me ligjin për transplantimin e indeve dhe qelizave njerëzore, Ligji për shëndetin riprodhues dhe Ligji…
Alsat 2019-04-04T16:10:00+02:00 Kandidatët për president shteti kanë vazhduar fushatën për zgjedhjet e 21 prillit. Stevo Penradovski në tubimin në Shkup tha se tani ka ardhur koha që ta merr atë që dikur ia morën, fitoren e madhe për të gjithë dhe për shtetin tonë. Pendarovski nënvizoi se kontributi i Revolucionit laraman nuk guxon të harrohet ndërsa motoja “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe” do të mbese parim i tij si president. Ai shtoi se kandidatja e opozitës vazhdon të mos ofroj asgjë. [embedded content] Nuk kam për qëllim asnjë sekondë ta harxhoj për atë që opozita ofron në këto zgjedhje,…
S A 2019-04-04T15:58:34+02:00 Qytetarët e kyçur në sistemin e ngrohjes qendrore nuk do të kenë fatura më të larta pasi qytetarët e shkyçur u liruan nga pagesa e paushallit. Sipas Komisionit rregullator për energjetikë, Qeveria duhet të gjej mënyrë për ta mbuluar humbjen tek shpërndarësit e ngrohjes qendrore. Rregullatorët apelojnë tek Qeveria, Qyteti i Shkupit dhe operatorët për shpërndarje të ngrohjes që të gjejnë mënyrë të gjithë ata që shfrytëzojnë ngrohje qendrore të vendosin kalorimetra, me mundësi që t’i paguajnë ma këste. KRE mbetet në qëndrimin se konsumatorët e kyçur të fillojë të vendosin pajisje përkatëse apo kalorimetra” -theksoi Marko…
S A 2019-04-04T15:36:25+02:00 Mungesa e shërbimeve primare shëndetësore nëpër zonat e thella malore si dhe në disa zona rurale do të përmirësohet përmes ndryshimeve ligjore. I pari i shëndetësisë Filipça tha se me këto ndryshime në të gjitha zonat në vend do të ketë ambulanca. Ai tha se janë identifikuar zonat të cilat kanë mungesë të ordinancave primare, si gjinekologë dhe pediatër tek të cilat pas ndryshimeve ligjore do të angazhohen mjekë të cilët punojnë nëpër spitale. Ne i kemi identifikuar vendet në të cilat psh: nuk ka gjinekolog amë, kështu gjinekologët e spitaleve regjionale mundet që përmes rotacionit në…
S A 2019-04-04T15:29:28+02:00 Pengesë administrative, kjo është përgjigja zyrtare e Prokurorisë publike pse të punësuarit në Prokurorinë e lartë tre muaj janë pa sigurim shëndetësor. Një ditë pasi Alsat M njoftoi se rreth 35 të punësuar nuk munden të marrin shërbime shëndetësore në spitalet shtetërore si të siguruar në Fondin shëndetësor, nga Prokuroria e lartë thanë se po punojnë në zgjidhjen e problemit. Si shkak kryesor që të punësuarit kanë ngelur pa sigurim shëndetësor është kthimi përsëri në punë i tre prokurorëve në Prokurorinë e lartë të Shkupit. Këshilli i prokurorëve i kishte pensionuar përkundër asaj që ata kanë kundërshtuar…
S A 2019-04-04T15:22:39+02:00 Plot 33 eurodeputetë nga të gjitha formacionet partiake në Parlamentin Evropian, përveç atyre që përfaqësojnë të djathtën ekstreme, kanë nënshkruar një propozim ndaj Komisionit të Çmimeve “Nobel”, me anë të të cilit kërkojnë që kandidatët për vitin 2019 të jenë kryeministrat Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev. Bëhet fjalë për 33 eurodeputetë nga 16 vende të ndryshme të BE-së dhe 6 grupime politike të Parlamentit Evropian, të së Majtës, Socialistëve, të të Gjelbërve, Partisë Popullore Evropiane, Konservatorëve dhe Liberalëve. Kërkesa e nënshkruar prej tyre, në thelb mbështet nismën e tunizianes Uided Bushamaui, mbajtëses së çmimit përkatës, e cila…
Alsat 2019-04-04T15:20:27+02:00 Grupet e punës për harmonizimin e propozim – Ligjit për Prokurorinë Publike nuk kanë kontaktuar më për takime të radhës. Nga Ministria e Drejtësisë bëjnë të ditur se takime nuk do të ketë derisa palët të harmonizojnë edhe më tej qëndrimet. Pushteti dhe opozita nuk përafrojnë dot qëndrimet sa i përket fatit të Prokurorisë Speciale Publike. Derisa lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Micskoski akuzon pushtetin se me qëllim tenton prishjen e negociatave, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska akuzon liderin e opozitës se punon me rekomandime nga Budapesti. Faktori ndërkombëtare pret arritjen e konsensusin mes pushtetit dhe opozitës. Ambasadori i…
S A 2019-04-04T14:47:31+02:00 Fillojnë hetimet për aksidentin ajror në vendin e quajtur Sollunska Gllava ku humbën jetën një familje bullgare. Institucionet akoma nuk kanë dyshimet e para për arsyet e aksidentit, por thonë se kjo do të mësohet tek pas përfundimit të hetimit të detajuar. Komiteti për hetimin e incidenteve dhe fatkeqësive ajrore nuk i din arsyet pse piloti bullgar, njëherësh kryefamiljar, vendosi që të fluturojë mbi Sollunska Gllava. Kryetari i këtij komiteti, Zoran Ilievski njoftoi se është formuar komision në të cilin do të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve bullgare me qëllim që hetimi të zbardh të vërtetën…
S A 2019-04-04T14:44:25+02:00 Ambasadori i Rusisë në Bashkimin Evropian Vlladimir Çizov tha se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do ta destabilizojë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe BE-në. Sipas tij, ndryshimi i emrit të Maqedonisë është bërë në mënyrë jo kushtetuese dhe në kundërshtim me rezultatet e referendumit të 30 shtatorit. Ne kuptojmë se e gjithë puna me Marrëveshjen e Prespës është bërë që të mundësohet bashkim më i shpejtë i Maqedonisë në NATO. Për ne pasqyra është mjaft e qartë: vendi për veshi të tërhiqet në Aleancë. Kjo ka ndikim negativ ndaj sigurisë evropiane dhe stabilitetit në rajonin…

