S A 2019-04-04T15:29:28+02:00
Pengesë administrative, kjo është përgjigja zyrtare e Prokurorisë publike pse të punësuarit në Prokurorinë e lartë tre muaj janë pa sigurim shëndetësor. Një ditë pasi Alsat M njoftoi se rreth 35 të punësuar nuk munden të marrin shërbime shëndetësore në spitalet shtetërore si të siguruar në Fondin shëndetësor, nga Prokuroria e lartë thanë se po punojnë në zgjidhjen e problemit. Si shkak kryesor që të punësuarit kanë ngelur pa sigurim shëndetësor është kthimi përsëri në punë i tre prokurorëve në Prokurorinë e lartë të Shkupit. Këshilli i prokurorëve i kishte pensionuar përkundër asaj që ata kanë kundërshtuar sepse kanë dashur të punojnë deri në moshën 67 vjeçare.
I saktë është informacioni se për shkak të pengesave administrative sigurimi shëndetësor i të punësuarve në Prokurorinë e lartë në Shkup nuk është aktivizuar për këtë muaj. Shkak për këtë është procedura për kthimin e serishëm i të punësuarve më parë nga kjo prokurori si dhe nevoja për ta të paguhen mjete financiare për sigurimin shëndetësor për vitin 2017” -theksuan nga Prokuroria themelore publike
Mimoza Iliq, Habi Ilazi dhe Jelica Medarska janë tre prokurorët e prokurorisë së lartë në Shkup të cilët i ka pensionuar Këshilli i prokurorëve, por përsëri i ka kthyer në punë pasi ata e kanë paditur institucionin. Prokuroria e lartë e Shkupit tani duhet t’u paguajë në mënyrë retrograde para për sigurimin e tyre shëndetësor në Fond. Nga Fondi për sigurim shëndetësor konfirmuan se të punësuarit në Prokurorinë e lartë në Shkup nga 1 janari i këtij viti nuk figurojnë në sistemin e tyre të siguruarve edhe pse për ta janë paguar para. Problem është shkaktuar me lajmërimin dhe çlajmërimin e prokurores Mimoza Iliq për të cilën nuk është paguar sigurim shëndetësor. Për shkak të saj, të gjithë të punësuarit tjerë kanë ngelur pa sigurim shëndetësor, pasi sistemi i Fondit është i tillë që, nëse vetëm për një të punësuar nuk paguhet sigurim, të gjithë llogariten si të pasiguruar. Alsat M dje informoi se kjo u ka shkaktuar probleme serioze disa të punësuarve. Një pjesë e fëmijëve të tyre kanë qenë të siguruar përmes tyre, ndërsa ka pasur edhe raste kur prokurorë nga Prokuroria e lartë e Shkupit i kanë anuluar ndërhyrjet kirurgjikale pasi kanë parë se janë të pasiguruar, ndërsa nuk kanë dashur ose nuk kanë mundur shërbimin shëndetësor ta paguajnë privatisht.
Bojan Stojanovski
Loading…