S A 2019-04-04T14:47:31+02:00
Fillojnë hetimet për aksidentin ajror në vendin e quajtur Sollunska Gllava ku humbën jetën një familje bullgare. Institucionet akoma nuk kanë dyshimet e para për arsyet e aksidentit, por thonë se kjo do të mësohet tek pas përfundimit të hetimit të detajuar. Komiteti për hetimin e incidenteve dhe fatkeqësive ajrore nuk i din arsyet pse piloti bullgar, njëherësh kryefamiljar, vendosi që të fluturojë mbi Sollunska Gllava. Kryetari i këtij komiteti, Zoran Ilievski njoftoi se është formuar komision në të cilin do të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve bullgare me qëllim që hetimi të zbardh të vërtetën e aksidentit.
Në aviacionin e përgjithshëm nuk ekzistojnë rrugë ajrore, por piloti vetë bën planin e fluturimit dhe rrugëve dhe gjithçka varet nga kushtet atmosferike. Mirëpo, pasi ta dërgoj planin, kontrollet e fluturimeve e dinë se nga guxon të fluturojë duke u paraqitur në pika të caktuara. Pse zgjodhi Sollunsa Gllavan, me të vërtet nuk e kuptoj”. – theksoi Zoran Ilievski, Kryetar i Komitetit për hetimin e incidenteve dhe fatkeqësive ajrore
Lidhur me audio incizimin e publikuar nga mediat bullgare, Iliveski shtoi se në të dëgjohet që piloti ka drejtuar aeroplanin në bazë të pretendimeve të tij, duke mos iu përmbajtur planit të aterrimit.
Destinacioni i tij ka qenë Sofia dhe ka pasur një kërkesë të tillë, por pse e ka ndryshuar mendjen nuk mund ta di. Ai ka menduar se është pastër apo ka parë se është pastër, por kjo nuk nënkupton se nuk mund të paraqiten probleme gjatë fluturimit”. – u shpreh Zoran Ilievski, Kryetar i Komitetit për hetimin e incidenteve dhe fatkeqësive ajrore
Komitetit për hetimin e incidenteve dhe fatkeqësive ajrore nuk posedon informacione për aeroplanin e llojit “Cessna 210R”, historinë e tij, nëse ka fluturuar më herët në Maqedoninë e Veriut apo jo dhe detaje mbi historinë e pilotit dhe aeroplanit të rrëzuar, përfshi këtu edhe gjendjen e tij teknike dhe lëndën djegëse të cilën e ka shfrytëzuar. Ajo që deri më tani dihet saktë është që në Ohër, piloti bullgar nuk është furnizuar me derivat. Më 2 prill, aeroplani i cili nga Ohri kishte për destinacion Sofjen, në orën 16 e 15 minuta humbi kontrollin nga radarët duke u rrëzuar në Sollunska Gllava, lartësia mbidetare e së cilës arrijnë deri 2540.
Adrian Kerimi
Loading…