Alsat 2019-04-04T21:42:17+02:00
Elmi Aziri, nënkryetar i ASH-së në emisionin “Rruga drejt” në Alsat thekson se për dallim nga koncepti i qeverisë aktuale “një shoqëri për të gjithë”, partia e tij kërkon shtet për të gjithë, koncept ky që në thelb mbartë më shumë përgjegjësi.
Qytetarët e Maqedonisë kanë nevojë për shtet për të gjithë, kjo është edhe thelbi ose esenca e slloganit tonë për këto zgjedhje presidenciale, sepse dihet mirëfilli që shoqëria për të gjithë përshkruan një mjedis ku bashkëveprojnë dhe mbijetojnë shumë kultura dhe etnitete, por që shteti për të gjithë dallon shumë nga koncepti i shoqërisë për të gjithë”- theksoi Elmi Aziri, nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Loading…