Alsat 2019-04-05T15:10:41+02:00
Marrja e kompetencës së kryetarit Arben Taravari në fushën e arsimit nuk do të ketë befasi përderisa atë ministri i Arsimit e bën për të tretën herë, tha sot në pres konferencë Aslian Snopçe përgjegjëse për arsimin në komunën e Gostivarit.
Sipas asaj, në tre ditët e fundit janë ndërruar gjithsej shtatë prej 16 drejtorëve prej institucioneve arsimore në komunë. Snopçe këtë gjest e vlerësoi si skandaloz, ndërsa motivi është revanshizëm politik.
“Pas marrjes së dytë të kompetencave nga ana e ministrit për Arsim, në pjesën e emërimit dhe shkarkimit të drejtorëve, këto ditë vijonte vazhdimi i këtij vendimi politik. Paramendoni, në mes të fushatës parazgjedhore ministri lejon në mënyrë luksoze të shkarkojë drejtorë të emëruar nga ana e kryetarit dhe në vend të tyre i emëron drejtorët e vjetër partiakë”, tha Aslijan Snopçe udhëheqëse e sektorit për arsim në komunën e Gostivarit.
Ajo i bëri rekomandim ministrit resor të merret me sigurimin e mësimit dhe me përmirësimin e librave në gjuhën shqipe, me zbulimin e skandaleve në diplomat universitare dhe me rritjen e fondeve investuese në hulumtimet, e jo vetëm me Gostivarin.
“Ne jemi të bindur se pas shtatë muajsh, përsëri do të ketë investim “kapital” nga ana e ministrisë së tij. Ai investim kapital do të jetë marrje e tretë e kompetencave të kryetarit të Gostivarit.
“Thuajse, se ai nuk di diçka tjetër të bëjë, megjithatë, nuk do ta ketë atë mundësi, për shkak se së shpejti situata do të ndryshohet dhe në Gostivar do të vijnë kohëra të reja”, theksoi Snopçe.
Kryetari Taravari, që është nga radhët e Aleancës së shqiptarëve të Ziadin Selës nga marrja e funksionit u ballafaqua me marrjen e kompetencave në pjesën e emërimit dhe shkarkimit të drejtorëve dy herë. Ai para një kohe të caktuar emëroi drejtorë të rinj, ndërsa para disa ditësh ministri filloi me shkarkimin e tyre./Mia
Loading…