KSHZ-ja do të sugjerojë ndryshime në Kodin Zgjedhor

KSHZ-ja do të sugjerojë ndryshime në Kodin Zgjedhor

Pas zgjedhjeve presidenciale, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të hapë temën për nevojën e patjetërsueshme të Kodit Zgjedhor. Në një takim joformal me gazetarët kreu i këtij institucioni Oliver Derkoski dhe anëtarët e tij theksuan se është e vështirë të punohet me tekstin aktual ligjor

Është aq keq i ngatërruar teksti i ligjit sa është shumë e vështirë të punohet. Është e nevojshme të sillet Kod i ri Zgjedhor ku do të precizohen disa gjëra shembull rreth fushatës informative të KSHZ-së, përzgjedhjes së anëtarëve të organeve zgjedhore, rreth votimit në diasporë, që të gjendet mënyrë t’u mundësohet votimi të gjithë atyre që duan të votojnë- deklaroi Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së.

Votimi elektronik, sipas kreut të KSHZ-së, mund të jetë një ndër opsionet që duhet të provohet. Mëgjithatë, shton ai, kjo do të jetë e mundur vetëm nëse vendi do të jetë një njësi zgjedhore ku nuk do të ketë kufizime me vendvotime dhe njësi zgjedhore. Votimi elektronik do të ishte një ndër lehtësirat që do ta rriste edhe numrin e atyre që do të votonin në diasporë.

Do të mund të rritet numri i atyre që do të kenë interesim të votojnë nëse ambasadat, në ditën e zgjedhjeve organizojnë ditë konsullore në qytetet ku jetojnë më shumë shtetasit tone që ata ta kenë më afër vendvotimin. Mundësia e dytë mund të jetë votimi elektronik. Të gjithë ata që paraqiten për të votuar të pranojnë në mënyrë elektronike një fletëvotimi i cili, pasi të votojnë, do të mbyllet dhe s’do të mund ta hapin më- tha Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së.

Kodi Zgjedhor definon se në cilat ambasada organizohet votimi. Sipas KSHZ-së, ka pasur kërkesa nga Brazili, nga Malta, vende të cilat nuk janë në Kodin Zgjedhor dhe ku s’mund të votohet. Por, nga institucioni për organizimin e zgjedhjeve thonë se për momentin opinioni duhet të përqendrohet në procesin zgjedhor që vijon.

Fatlume Dervishi

Loading…

TAGS