Author: almakos

Një person është arrestuar i cili për arsye të një borxhi e kishte mbyllur për 24 orë në lokalin e tij një person tjetër duke e kushtëzuar që nuk do ta liroj derisa t’i kryente borxhin për një pronë – parcelë toke. Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:00, në Deçan. Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-06T15:38:51+02:00 Komisione të përbashkëta mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, si dhe Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarië vazhdojnë të shqyrtojnë faktet historike të cilat mund të jenë kontestuese për palët. Aktiviteti i tyre është rezultat i marrëveshjeve të arritura pas kontesteve disavjeçare dhe fakteve historike dhe kulturore të cilat eventualisht janë shtrembëruar. Megjithatë, një hap i këtillë akoma nuk është marrë për çështjet që kanë të bëjnë me historinë shqiptare, edhe pse librat e historisë që qarkullojnë në vend shpesh kanë ngjallur reagime të shumta, pikërisht për shkak të shtrembërimit të fakteve. Historiani Vebi Xhemaili vlerëson se njëjtë si…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-06T15:31:46+02:00 Vendi është e gatshme të përballet me një krizë të mundshme me emigrantët në kufirin jugor tha Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska. Ajo thotë se gjendja në kufirin maqedono-grek po monitorohet nga afër pasi dje një grup i refugjatëve nga Greqia si rezultat i lajmit të rremë, duke menduar se rruga e Ballkanit është hapur ishin nisur drejt kufirit tonë. Shekerinska thotë se ka një prani të përhershme të ushtarëve në kufi. Edhe pse situata është e qetë për momentin, në kufi është shtuar prania e policëve. [embedded content] Dje, kemi zhvilluar edhe konsultime me Ministrinë e Brendshme,…

Lexo më Shumë

Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit të premten kanë rrëmbyer një femër. Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 08:30, në Deçan. Siç thuhet në raporti, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit, dërgohen në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-06T15:29:34+02:00 Autoritetet turke kërkojnë nga Maqedonia masa kundër individëve nga institucionet arsimore dhe OJQ-të në vend që i lidhin me FETO-n, organizatë e Fetullah Gylenit, të cilën Ankaraja e konsideron terroriste dhe organizatore e grusht shtetit të dështuar në Turqi. Këtë e konfirmoi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në emisionin “360 Gradë”, pasi dje edhe ministritë e drejtësisë dhe të brendshme njoftuan se pesëmbëdhjetë të dyshuar ishin në listën e Ankarasë Zyrtare për ekstradim. Por Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, tha se që dikush të arrestohet, do të priten procedura administrative. A thua nga mënyra se si Maqedonia do…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-06T14:35:03+02:00 Dje në orën 15:00 në SPB-Veles, S.S. 49 vjeç nga Velesi raportoi se të njëjtën ditë rreth orës 14:50 në shtëpinë e prindërve të tij, nëna e tij D.S. 74-vjeçare është gjetur me plagë të shkaktuara nga burri i saj 74 vjeçari L.S. nga Velesi. Gruaja e moshuar është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit. Policia po ndërmerr masa për të gjetur personin L.S. nga Velesi. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-06T14:20:51+02:00 “Meshkuj, hajdeni” ,është apeli i Charlize Theron, një nga gratë më të bukura në botë, i cili i tha ‘Entertainment Weekly’ se po kërkon dashurinë. “Unë jam në dispozicion. Dikush duhet të më dalë përpara dhe të përpiqet “, tha fituesja e çmimit ‘Oskar’ për filmin” Monster , “të vitit 2014. Me pak fjalë, Charlize është gati t’i hapë krahët dashurisë, por ajo është aq e bukur sa i frikëson njerëzit. Prandaj e ka parë të arsyeshme që të bëjë edhe një apel. “Unë jam beqare prej 10 vjetësh dhe mendoj se kjo është e mjaftueshme”, u shpreh…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-06T14:07:17+02:00 Vajza e cila më 1 prill u raportua si e humbur, dje është gjetur nga policia. Babai i vajzës më 1 prill në Stacionin policor të Bit Pazarit kishte lajmëruar se vajza e tij kishte humbur. Ministria e Brendshme njofton se vajza SH.M. (24) nga Shkupi, me ndihmën e policisë tashmë është kthyer në shtëpi. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-06T13:51:53+02:00 Komunikacioni në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” në Shkup, nesër nga ora 10 deri në orën 17 do të riorientohet nëpër rrugët përreth për shkak xhirimit të një filmimi nga ana e “Skopje film studio”, paralajmëroi sot Ministria e Punëve të Brendshme. Gjatë xhirimit të filmimit do të shfrytëzohen edhe efektet speciale. Sektori për siguri në komunikacionin e rrugëve do të ndërmarrim masa për regjim të posaçëm të komunikacionit me riorientim. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-06T13:43:36+02:00 Po e ndjekim gjendjen me emigrantët në kufirin jugor, jemi të përgatitur të përballemi edhe me rritje të presionit, deklaroi sot zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska. Si rezultat i lajmeve të rrejshme, theksoi, një pjesë e refugjatëve të cilët ishin të stacionuar në Greqi kanë menduar se ruta ballkanike është e hapur dhe për atë shkak janë nisur edhe drejt kufirit tonë. “Gjatë ditës së djeshme u konsultuam edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme, para së gjithash, edhe ne si mbështetje e tyre, jemi të gatshëm të përballemi edhe me rritjen e presionit në kufi.…

Lexo më Shumë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot rreth mesditës në magjistralen Prishtinë-Podujevë, në Lupç, ku tre persona kanë mbetur të lënduar. Aksidenti ka ndodhur kur një kamion është ndeshur me një furgon. Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. “Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00, tre persona kanë marrë lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë Borovci. Policia  ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident. /Telegrafi/

Lexo më Shumë